Gazeta Shqiptare

Prokuroria: Nazime- Fiqiri, të dashur

Gjykata e Tiranës lë në burg pa afat të akuzuarën për vrasjen e 45- vjeçarit në Krrabë “S’ka patur presione, por lidhje të qëndrueshm­e, solide”

-

Fakte të reja kanë dalë në dritë gjatë seancës së djeshme për caktimin e masës së sigurisë për Nazime Vishën, e akuzuar për vrasjen e Fiqir Muçës. Pas përfundimi­t të afatit 30- ditor të arrestit me burg, Prokuroria i është drejtuar sërish Gjykatës së Tiranës me kërkesën për caktimin e masës burg pa afat për 18- vjeçaren. Prokurori nga ana e tij deklaroi se pasi është administru­ar telefoni dhe i është nënshtruar ekspertizë­s, ka rezultuar se 18vjeçarja nuk ka pasur presion nga Muça, por ka qenë një komunikim normal mes dy personave që kanë një lidhje mes tyre. Ndërkaq, Gjykata e Tiranës pasi dëgjoi pretendime­t e të dy palëve, vendosi të lërë në burg pa afat 18- vjeçaren.

PROVAT E PROKURORIS­Ë

Gjatë seancës së djeshme, përfaqësue­si i organit të akuzës, prokurori Blerim Tominaj është shprehur se gjatë kësaj periudhe është administru­ar telefoni i viktimës, ku janë gjetur disa sms dhe foto. “Nga analiza e tyre rezulton që e dyshuara nuk ka pasur asnjë presion. Mes tyre ka pasur një komunikim normal dhe se është komunikimi­n mes dy njerëzve që kanë një lidhje të qëndrueshm­e dhe solide”, – është shprehur në sallë prokurori. Gjithashtu, prokurori bën të ditur se është provuar se Nazime Visha nuk ka pasur asnjëherë presion nga viktima, njëkohësis­ht dhe largimi i saj nuk është bërë në kushtet e presionit, sepse sipas prokurorit, ekziston një SMS një ditë përpara largimit nga banesa, ku 18- vjeçarja i shkruan se “nesër do ikim”.

Nga ana tjetër, organi i akuzës shprehet se nuk është i qartë fakti nëse familjarët e Vishës ishin në dijeni të lidhjes së tyre, por në mënyrë indirekte ata mund të kenë pasur dijeni, pasi në SMS- të e shkëmbyera, 18- vjeçarja përveç se kërkonte gjëra për vete, i kërkonte dhe gjëra për shtëpinë.

I vetmi moment ende enigmë, sipas Prokuroris­ë, është fakti që nuk kuptohet ndryshimi i qëndrimit të Nazime Vishës, nga sjellja normale, e cila konfirmohe­t dhe nga dëshmia e taksistit, tek vrasja.

DOSJA

Më datë 13.08.2012 shërbimet e policisë gjyqësore janë njoftuar se në fshatin Krrabë, Tiranë, ishte vrarë me armë zjarri Fiqiri Muça. Referuar procesverb­alit të këqyrjes së vendit të ngjarjes rezulton se në datën 13.08.2012, ora 02: 30 rezulton se në fshatin Krrabë dhe pikërisht në lagjen afër xhamisë së këtij fshati në bahçen e banesës së Dalip Vishës, si dhe në rrugën rrotull saj pranë një bandiere betoni janë gjetur gëzhoja fishekësh armë zjarri në formë shisheje me ngjyrë si ajo e bakrit me kapsollë të goditur me markerin të stampuar në fundin e tyre numrat 71- 66 me një distancë 7.5 m nga banesa e Dalipit. Këqyrja ka vazhduar në një lëndinë me bar dhe në distancë prej 130 m, në një përrua në terren të pjerrët dhe të shkelur, ku është konstatuar kufoma e një mashkulli, që në pjesën e fytyrës kishte një plagë të madhe me shqyerje të zonës së syrit të majtë dhe rrotull tij, si dhe në shkurret anash këmbëve u vunë re njolla të kuqe si ato të gjakut. Pas kryerjes së veprimeve të para hetimore, oficerët e policisë gjyqësore bënë arrestimin në flagrancë të Nazime Vishës, e cila ka pranuar se është autore e vrasjes së Fiqiri Muçës, duke parashtrua­r si shkak të vrasjes faktin se kishte ardhur për ta rrëmbyer dhe se gjatë një periudhe 4- vjeçare kishte kryer me të marrëdhëni­e seksuale kundër dëshirës së saj, duke përfituar nga marrëdhëni­et e afërta familjare që familja e saj kishte patur me viktimën. Në vijim, në cilësinë e provës materiale janë marrë faktorët plotësues të qitjes së personave të pranishëm në vendin e ngjarjes dhe konkretish­t personit nën hetim Nazime Visha, Dalip Vishës ( gjyshi), Behar Visha ( xhaxhai) Besnik Visha ( xhaxhai) dhe Mirvet Bardhi ( taksisti).

 ??  ?? Nazime Visha në gjykatë
Nazime Visha në gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania