Gazeta Shqiptare

“Kishim urdhër mbrojteje nga gjykata, policia e neglizhoi, u vranë 2 vetë”

Pogradec, rrëfehet vjehrri i autorit të krimit

-

Dhëndri

na dhunonte sistematik­isht. Kishim denoncuar disa herë në polici, madje të gjithë pjesëtarët ishim të pajisur me urdhër mbrojte nga gjykata, por më e keqja ndodhi. Ne kishim denoncuar vazhdimish­t dhunën e tij edhe pse e kishim dashur si djalin tonë, por policia e neglizhoi ndaj ndodhi vrasja e dyfishtë, e cila mund të evitohej”. Kështu e ka nisur rrëfimin e tij për “Gazetën Shqiptare”, babai i bashkëshor­tes së autorit 25vjeçar një ditë pas ngjarjes. Sipas Gëzim Aliut, dhuna fizike dhe verbale e ushtruar në mënyrë sistematik­e në kushtet e dehjes nga ana e dhëndrit të shtëpisë, ka bërë që të gjithë si familje të kërkojnë ndihmën e policisë për mbrojtje. Në të tilla kushte gjykata kishte vendosur lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhersh­me. Ndonëse ky urdhër mbrojtjeje e ndalonte 25- vjeçarin Romeo Myrtezaj që të afrohej në shtëpinë e prindërve të bashkëshor­tes ku jetonte edhe kjo e fundit pas divorcit, ai sërish nuk e ka zbatuar vendimin e gjykatës. Sipas të dhënave, vazhdoi të ushtronte dhunë dhe të keqtrajton­te atë dhe familjen e saj. Ai është shprehur se ishin kërcënuar vazhdimish­t nga dhëndri i tyre, por policia nuk i kishte kushtuar vëmendjen e duhur denoncimev­e të njëpasnjës­hme të tyre. Gëzim Aliu rrëfen për “GSH” se pas divorcit të vajzës, problemet me dhëndrin Romeo Myrtezaj janë shtuar deri sa kulmuan me vrasjen e vëllait të tij që përpiqej ta ndalonte 25- vjeçarin dhe gjyshin e vajzës, 65- vjeçarin Fatmir Muhaxhirin.

Ndërkaq, përpara grupit hetimor Romeo Myrtezaj është shprehur se ka qenë i dehur dhe nuk mbante mend gjë. “Isha i dehur nuk mbaj mend gjë se çfarë ka ndodhur, madje kam qenë edhe shumë i tensionuar. Tani që kam marrë vesh atë që ka ndodhur nuk dua ta besoj se kam qenë unë autori i kësaj ngjarjeje, jam duke u ndjerë keq shpirtëris­ht. Unë nuk kam dashur kurrë të vras njëri, nuk e kam pasur kurrë si qëllim timin. Është e tmerrshme të besoj se kam vrarë dhe vëllain tim”, - kështu ka rrëfyer para grupit hetimor, 25vjeçari Romeo Myrtezaj, i cili një ditë më parë, ekzekutoi me automatik vëllain dhe gjyshin e bashkëshor­tes së tij, përkatësis­ht Dritan Myrtezaj dhe Fatmir Muhaxhirin. E. S.

 ??  ?? Gëzim Aliu
Gëzim Aliu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania