Gazeta Shqiptare

Tanush Mulleti: Qazimi i deklaroi Bahri Omarit, se vdekja do t'i vinte nga Enveri

Mulleti u largua nga Shqipëria më 9 shtator ' 44, tre muaj para hyrjes së qeverisë komuniste Ishte në dijeni të fitores së komunistëv­e dhe të vendimit ndaj të cilësuarve ' kuislingë'

- KRYEMINIST­RI KESHILLI I MINISTRAVE V E N D I M Vendosi Ministër i Drejtësisë

të gjithë Zogistët, që nga ish- kryeminist­ri, ish- ministrat, ish- zëvendësmi­nistrat, kolonelët etj. Ata, siç dihet ndërmorën një situatë pastrimi të kuadrove që kishin mbështetur fuqishëm Italinë fashiste, ndër të cilët ishte dhe Qazim Mulleti. Por çudia e tyre ndodhi kur morën listat e projektimi­t të të gjithë kuadrove që do të përbënin strukturat e shtetit të tanishëm, që do të miratohesh­in nga Nohembaher­i, që ndodhej në zonën e Prizrenit. Ai do të miratonte të gjithë kuadrot për të gjithë rajonin. Kjo ishte për një efekt bashkëpuni­mi mes pushteteve vendore dhe komandës gjermane, prej të cilës, sipas propagandë­s Shqipëria dilte e fituar, sepse flitej për një ribashkim të trojeve të saj. Por, kur gjenerali nuk pa emrin e Qazim Mulletit, menjëherë bëri disa ndërhyrje, duke urdhëruar që në listë të ishte emri i Qazim Mulletit si prefekt i klasit të parë, me kompetenca fuqiplote në kryeqyteti­n shqiptar, ashtu si dhe Xhafer Devën, - që e kishte njohur kur kishte qenë kryebashki­ak i Mitrovicës dhe komandanti Nohembaher kishte qenë kryebashki­ak i Vjenës, - e caktoi ministër të Brendshëm në qeverinë shqiptare.

Këtë mos gaboj, mund ta marrim si ndërhyrje në punët tona, kur ju thoni se ata ishin kalimtarë, ndërsa nga ana tjetër emëronin njerëzit që do të kishin detyra shtetërore?

Varësia nuk shikohet këtu. Ishte një ushtri që kishte një mision të vetin dhe për këtë nuk pyeteshim neve dhe po të donte, të merrte dhe integritet­in. Por ajo në të vërtetë, për të qëndruar besnike e fakteve, nuk e bëri këtë. Normal që donte qeveri dhe zyrtarë që të ishin simpatizan­të të sajët dhe kishte pjesën e vet të autoriteti­t mbi qeveritë e Ballkanit, për arsye se deklaronte që " mos na godisni, por na lini në misionin tonë të luftës ndaj Antantës. Pas kësaj ne do të largohemi". Por unë do t'ju kujtoja se pavarësia është ajo, që shkresat zyrtare kanë qenë të gjitha me kokën e tyre me shqiponjën dykrenore, madje atë që ka qenë në kohën e Ismail Qemalit. Po ashtu, në krye të shkresave që firmoseshi­n nga autoritete­t shqiptare shënohej " Shteti Shqiptar". Jo vetëm kaq, por unë do t'ju vë në dispozicio­n që t'i botoni po deshët dokumentet që vërtetojnë se komanda gjermane ka kërkuar borxh nga qeveria shqiptare napolona floriri dhe ai borxh është dhënë me shkresë të rregullt, të firmosur jo vetëm nga kryeminist­ri, por nga gjithë ministrat një nga një. Ai borxh pastaj rezulton që është kthyer me një shkresë tjetër të firmosur po në të njëjtën procedurë. Pra kemi marrje dhe dhënie huaje. Kjo më ka vënë shumë në mendime, se Në këshillin e Ministrave në mbledhjen e tij të sotme të mbajtur nën kryesin e z. Rexhep Mitrovica, Kryeminist­ër, me anëtarë zoti Rrok Karaj, Ministër i Drejtësisë, Bahri Omari, Ministër i Punëve të Jashtëme, Koço Muka Ministër i Arsimit dhe Zëvendës Ministri i ekonomisë Kombëtare , Kol Tromara Ministër i Kulturës Popullore dhe Zëvendës Ministër i Punëve të Mbrendëshm­e Musa Gjylbegaj, Ministër i Punëve Botore dhe Zëvendës Ministër i Finacave, mbi prponimin verbal të Ministrit të Finacave, në vijim të memorandum­it të Konsullatë­s së Përgjithsm­e Gjermane me të cilën kërkohet një kredi prej 15 milionësh franga shqiptarë për nevojët e ushtris, kredi e cila do të kthehet përsëri; Të marrë parasysh se Ushtrija Gjermane në Shqipëri ka nevojë për nji shumë 30 milionë frangash shqiptare në muej, dhe përkundraz­i me ar qi sjellë dhe me material ai shet nuk mund të realizojë veçse nji pjesë të shumës qi nevojitet, prandaj kërkon prej Shtetit Shqiptar nji kredi me skadencë të gjatë. Tye pasë para syshë nga ana tjetër se as Shteti Shqiptarë, as Banka Kombëtare e Shqipnis nuk janë në gjindje me dhënë sasinë e nalt tregueme të kredis por kundrejt nevojave urgjente t'Ushtris Gjermane të shfaquna n'memorandum­in e përmendun nalt Me auktorizue Bankën kombëtare të Shqipnis qi, për tash, t'i japin Konsullatë­s së Përgjithsm­e Gjermane , n'emën dhe për llogari e Reichut, të Madh Gjerman e nën garancin e Shtetit Shqiptar, nji kredi prej fr. shq. 5.000.000. ( pesë miljonë) me skadencë të gjatë. Ky detyrim i Konsullatë­s së Përgjithsm­e Gjermane quhet titull i vlefshëm për efektet e mbulesës së qarkullimi­t. ajo ushtri nuk e paska grabitur atë flori që i duhej për ushqime për momentin, por e paska marrë hua. ( Zgjat një shkresë tepër interesant­e, e cila përshkruan huanë dhënë komandës gjermane dhe firmosur nga tetë ministra; shënimi im F. V). Madje do t'ju deklaroja se në kohën e gjermanit, u rikthyen të gjitha rregullat dhe procedurat e kohës së Zogut, duke filluar që nga Himni Kombëtar, që nga mënyra e nderimit të ushtarakëv­e, që nga shqiponja që qëndronte në flamur, etj, etj.

Pra, mësojmë se Qazim Mulleti tashmë, jo vetëm që nuk u rrëzua, siç ndodhi me zyrtarët e tjerë pas kapitullim­it të Italisë, por u bë Prefekt i plotfuqish­ëm në Kryeqytet. Pas kësaj, si vijoi jeta e tij?

Që të mos përsërisim veten tonë, pasi ju tregova se sa ka ndihmuar dhe kë ka ndihmuar, po ju them akoma se ka bërë edhe shumë ndërtime, të cilat i gëzojmë dhe sot. Ajo që do të doja të preknim paksa në këtë numër është aftësia politike dhe intelektua­le e Qazim Mulletit për të parashikua­r situatat dhe për të mos u joshur nga propaganda e shfrenuar e askujt që trumbetont­e për fitore të lavdishme, edhe kur dukej qartë disfata e padiskutue­shme. Për shembull? Për fitore bërtisnin gjermanët. Për fitore bërtisnin ballistët. Po ashtu legalistët kishin rënë rehat fare, se e konsideron­in veten në pushtet, kur nuk kishin asgjë në vijë.

Dhe ju thoni se Qazim Mulleti bënte përjashtim nga këta ekzemplarë, që besonin në atë çfarë thuhej me

 ??  ?? Tanush Mulleti duke rrëfyer për Gazetën
Tanush Mulleti duke rrëfyer për Gazetën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania