Gazeta Shqiptare

KUSH ESHTE QAZIM MULLETI

-

Qazim Reshit Mulleti Lindi në lagjen " Sulejman Pasha" në Tiranë, në 20 dhjetor të vitit 1893.

Studimet e para i kreu në Manastir, i vazhdoi në gjimnazin " Zosimea" të Janinës dhe së fundmi kryen studimet e larta në Kolegjin Perandorak " Gallata Saraj" të Stambollit, me medalje ari.

Ai ishte poliglot. Dinte turqisht, osmanisht, arabisht, gjermanish­t, frëngjisht, italisht, latinisht, serbo- kroatisht, greqisht.

Hobi i tij ishte hipizmi, koleksioni­mi i suvenirëve, - ku në shtëpinë e vet një kat e kishte shndërruar në një muze të posaçëm, - si dhe patinazhi në akull.

Në 1912- ën, bashkë me shumë studentë të tjerë shqiptarë merr pjesë në ngritjen e flamurit në Tiranë dhe Vlorë.

Në 1914- ën është një ndër katër adjutantët e Princ Vidit. Largohen së bashku në Vjenë, ku jetoi aty deri në vitin 1920. Aty, me ndërhyrjen direkte të Mareshalit austriak Trolman, i cili mbulonte rajonin e Ballkanit, Qazim Mulleti vijoi studime specializi­mi shtesë në fushën e diplomacis­ë ushtarake të luftës.

Në vitin 1920 merr pjesë në Kongresin e Lushnjës. Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës u pengua të hynte në Durrës, ku kishte destinacio­nin për të ushtruar funksionet e saj, pasi Kongresi e kishte zgjedhur Kryeqytet. Me ndërhyrjen e dajës së Qazimit, Mytesim Këlliçit, Abdi Toptanit dhe Qazim Mulletit, si dhe të delegatëve të tjerë të Tiranës në kongres, qeveria u vendos provizoris­ht në Tiranë. Shumë patriotë të Tiranës hapën shtëpitë e tyre në dispozicio­n të qeverisë së re. ( Një shtëpi e Mulletëve u bë Ministria e parë e Bujqësisë).

Më vonë, në bisedat e Kuvendit Kombëtar, Qazimi mbron dhe argumenton pse Tirana duhet të ishte Kryeqytet i Shqipërisë. Pozita gjeografik­e, strategjik­e dhe klimaterik­e ishin më të favorshme se ato të qytetit të Durrësit. ( Tirana, de jure u bë Kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1925).

Në shtator të vitit 1920, është Komandant i Forcave Vullnetare kundër Serbisë.

Më 25 Prill - 3 maj 1921, ai merr pjesë në Kongresin për Bashkimin Kombëtar në Vlorë, si përfaqësue­s i Tiranës, në të cilën funksionon­te shoqëria patriotike " Vllaznia- Zgjimi", së bashku me z. Hafiz Ibrahim Dalliu dhe z. Musa Maçi, si përfaqësue­s të shoqërisë " Lidhja Kombëtare" dhe z. Avni Rustemi të shoqërisë " Bashkimi".

Në Qeverinë e Sulejman Delvinës dhe Fan Nolit, pati një detyrë të rëndësishm­e, si prefekt në Dibër.

Mbas dështimit të Revolucion­it largohet nga Shqipëria. Në fillim vendoset në Zara të Jugosllavi­së, ndërsa më vonë në Vjenë, ku ndenji si emigrant politik deri në vitin 1931. Kur ishte në Vjenë, pikërisht në vitin 1929, ai martohet me Hajrie Kusin, me të cilën pati vetëm një djalë. Reshiti, bashkë me të ëmën, Hajrien, vuajtën për 45 vjet në kampet e përqendrim­it të Tepelenës, Savrës, Gradishtit, Porto Palermos, etj. Zj. Hajrie vdiq në vitin 1980, kur ishte në kampin e përqendrim­it në Savër të Lushnjës. Ajo u cilësua si një grua e rrallë, që diti të bënte durim dhe të mbante me nder deri sa vdiq emrin e bashkëshor­tit, Qazim Mulletit, i cili që prej ' 44- ës ishte larguar në Itali, ku dhe vdiq në vitin 1956. Zj. Hajrie Mulleti është e para grua që diti të këmbëngult­e që të mund të merrte pensionin që i takonte duke qenë në internim. Me këmbëngulj­en e saj ajo arriti të bindte vetë Kadri Hazbiun, se pensioni i takonte t'i lidhej edhe pse ishte e internuar për shkak të së kaluarës së familjes së saj antikomuni­ste.

Mbas dështimit të atentatit kundër Mbretit Zog, në 1931- in, Qazim Mulleti dënohet nga mbretëria shqiptare me " Vdekje në mungesë". Pas kësaj ishte dënuar edhe në Vjenë me dy vjet burg, për bashkëpuni­m në atentatin kundër mbretit Zog. Pas përfundimi­t të burgut ai shkon në Paris, ku u bashkua me të vëllanë, Hysniun, i cili gjithashtu ishte dënuar nga mbretëria me vdekje, megjithëse s'kishte lidhje fare me atentatin në fjalë. Hysniu në atë kohë vazhdonte studimet për Inxhinier Bankar. Së bashku filluan të merren me biznes privat, ku hapën një restorant i cili saktësisht ndodhej në rrugën Nr. 5, pikërisht pranë Harkut të Triumfit. Në Paris, Qazim Mulleti zgjidhet Kryetar i Em- igracionit Politik jashtë atdheut, organizatë që ishte njohur nga Lidhja e Kombeve. Miqtë dhe shokët e tij ishin: Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Mustafa Kruja, Ernest Koliqi, Dom Lazër Shantoja, Eqerem Vlora, Dom Frano Karma, Qazim Kondi, etj.

Në qershor të vitit 1939, kthehet në Shqipëri. Me kërkesën e qytetarëve të Tiranës zgjidhet Kryetar Bashkie i Tiranës. Në 1941- in, ai emërohet Komisar i Jashtëzako­nshëm për lirimin e tokave të robëruara në Kosovë, Dibër të Madhe, etj. Në vitin 1942 emërohet Prefekt i Klasit I të Tiranës. Në qeverinë e Regjencës emërohet përsëri Prefekt i Klasit I, deri në shtator të vitit 1944 kur u largua përfundimi­sht nga Shqipëria.

Si Prefekt i Klasit I, ai kishte pushtet të plotë. ( Ishte Kryeminist­ër për Tiranën dhe Kavajën). Mbulonte policitë, bashkitë, rendin, forcat e ndërhyrjes së shpejtë. Kishte dhe gradën e Gjeneralit.

Gjatë kohës së luftës, me iniciativë­n e tij u ndalua gjakmarrja. Dihet që, gjatë kohës së drejtimit të Qazim Mulletit në Tiranë sundonte stabilitet­i, rregulli, siguria, dhe tregtia vazhdonte normalisht punën, duke përjashtua­r rastet sporadike. Në atë periudhë në Tiranë u zhvilluan ndërtime të reja, si rrugë, ujësjellës, që i dhanë Tiranës fizionomin­ë e një qyteti perëndimor. Është e dokumentua­r ndihma dhe këshillimi që i ka dhënë shumë të rinjve që të mos bëheshin pre e bindjeve komuniste, të cilat u vërtetuan që qenë shumë të dëmshme për popullin shqiptar. Gjithashtu, në këto arkiva dokumentoh­et dhe ndihma që u ka dhënë hebrenjve gjatë luftës, duke i pajisur dhe me dokumentet lehtësuese përkatëse, në bazë të marrëveshj­es ndërmjet Regjencës dhe përfaqësue­sit gjerman të Europës Juglindore, Nuenbaher...

Qeveria Komuniste ia konfiskoi të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshm­e dhe i grabiti " dhomën- muze" me souvenirë dhe dokumente të rralla për historinë e Shqipërisë.

Mbas largimit nga Shqipëria, Qazim Mulleti shkon në Austri dhe dorëzohet pranë forcave aleate anglo- amerikane, ku e gjykojnë dhe e lënë të lirë. Me afrimin e trupave të Ushtrisë së Kuqe ( sovjetike) aleatët e këshillojn­ë të largohet nga Austria.

Pas kësaj vendoset përfundimi­sht në Romë, së bashku me vëllain e tij, Hysniun. Gjatë kësaj kohe ka qenë konsulent i ambasadave të huaja për emigracion­in politik shqiptar jashtë atdheut.

Vdiq në 28 gusht të 1956- ës, në Romë dhe larg familjes, që në atë kohë e kishte të internuar në malësitë e Tepelenës. U varros në ' Roço di Pappa'.

I kushtoi jetën çështjes kombëtare shqiptare. Ishte shumë serioz dhe shumë bujar. Jetoi në kryeqytete­t e ish- perandoriv­e, me dinjitet, por gjithmonë larg familjes. I përshtatet më së miri thënia e Nolit të madh " Syrgjyn gjallë e syrgjyn vdekur".

 ??  ?? Dekorata të Qazim Mulletit ( e trimërisë dhe e punës) akorduar nga Princ Vidi më 1914
Dekorata të Qazim Mulletit ( e trimërisë dhe e punës) akorduar nga Princ Vidi më 1914
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania