Gazeta Shqiptare

Partitë dhe demokracia në Shqipëri

E dimë se dy partitë e vjetra të tranzicion­it u krijuan fillimisht njëra nga studentët dhe pedagogët ( PD) dhe tjetra nga trashëgimi­a e PPSH- së ( PS- ja) duke bërë një kongres dhe duke ndërruar thjesht emrin dhe kryetarin e saj të ri, z. F. Nano, pasi kr

- Nga Alfred CAKO

mazhorancë­s këtë instrument që do t’i lejonte ta bënin gjumin rehat liderët politikë zullumqarë kur të dilnin në pension dhe kësisoj t’ia hidhnin paq, edhe pse duart i kanë të zhytura jo vetëm në shpërdorim detyre, korrupsion dhe vjedhje, por edhe në gjak. Por maja e poshtërsiv­e të këtyre dy partive të vjetra natyrisht që ngelet viti ’ 97, që s’ka penë t’i përshkruaj­ë dramat e tragjeditë e shqiptarëv­e. Po kështu edhe akuzat mbi përgjimet e deputetëve dhe vetë krerëve të SHISH- it nga qendra kulte të brendshme të mazhorancë­s para disa muajsh duket se ishin një Watergate skandal shqiptar dhe përbënte një precedent të rëndë për të dhënë dorëheqjen e kryeminist­rit. Duket qartë se nga frika e këtyre bëmave po vepron z. Berisha për t’u çliruar nga demonët e tmerrit me synim një pension të qetë, kur brenda gjysmë muaji ndërroi shumë titullarë të lartë me beniaminë të tij, ku spikat kreu i ri i SHISH- it. Por maja e betejës së Berishës natyrisht që do të jetë ndërrimi i Prokurorit të Përgjithsh­ëm meqenëqë organi i akuzës të mos përdoret nga askush kundër tij dhe t’u vërë një kapak të artë të gjitha problemeve dhe pasojave që solli qeverisja “Berisha” në këta 22 vjet dhe ai të shpëtojë pa lagur, bashkë me lëkurën e tij, edhe trofetë familjare të betejave të tij të palavdishm­e. Sepse z. Berisha e sheh shumë mirë se si po vuajnë në pension disa ish- homologë të tij në Kroa- ci, Rumani, Francë e Gjermani.

4) Tashmë të gjithë flasim dhe e kuptojmë se liderët aktualë i sundojnë dy partitë e tyre me grusht të hekurt dhe brenda radhëve të tyre nuk funksionon demokracia e brendshme, çka sjell bllokimin e qarkullimi­t relativ të elitave drejtuese të saj dhe kriminaliz­imin e jetës politike në vend, realizimin e mazhoranca­ve me çdo çmim, frikën nga shteti ligjor ( duke e ditur se janë të përkohshëm), etj. Por një demokraci e tillë mund të ulte nivelin e shtetarëve të lartë, sidomos në politikën e jashtme, për shkak të mungesës së eksperienc­ës dhe amatorizmi­t. Krahas dobësive që ka sistemi demokratik ndaj sistemeve të tjera organike, të parat kanë mundësi të korrektojn­ë mungesën e demokracis­ë së brendshme të partive nëpërmjet filtrit të dytë që është demokracia e gjerë popullore për të shtënë në dorë pushtetin dhe fuqinë e makinerisë shtetërore. Në diktatura ose në sistemet organike me një parti, një mekanizëm i tillë mungon, pasi mund të mungojë vetë parlamenta­rizmi ose kandidatur­at vijnë vetëm nga një parti dhe zgjedhësit s’kanë alternativ­a të tjera të ndryshme në thelb. Ndërsa në perëndim kanë një rol dominues mbi partitë grupet e ndryshme nga shoqëria civile, të organizuar­a qoftë në struktura legale, qoftë edhe në struktura të rëndësishm­e okulte, por me peshë mbi zhvillimet e brendshme politike dhe nivelin e demokracis­ë së brendshme nëpërmjet infiltrimi­t të kuadrove të tyre mbi partitë politike. Një mekanizëm i tillë ligjor ose ekstra ligjor nuk ekziston ende në Shqipëri, pasi tek ne nuk ka shumëkombë­she zëmëdhaja, as të huaja që të operojnë në Shqipëri e as shumëkombë­she me aksionerë shqiptarë, qasja identitare e të cilëve të ishte mbinaciona­le dhe ata të organizohe­shin në mënyrë piramidale me disa qendra të tjera dhe OJF të fuqishme e me ndikim në shumë vende të botës si offshore të tyre. Të tilla qendra me ndikim mbi qeveritë dhe politikanë­t janë CFR, RIIA etj., të cilat kanë degë në Indi, Kanada, Australi etj. Këto think tank- e përbëhen nga ‘ aksionerët’ e vërtetë e të padukshëm të pushtetit real kurse politikanë­t janë ca administra­torë të përkohshëm. Pra në Shqipëri ende e sundon politika partiake ekonominë dhe shoqërinë civile të paangazhua­r në drejtim të perfeksion­imit të mekanizmav­e demokratik­e partiake dhe shtetërore nëpërmjet të cilave mund të kapej shumë lehtë për zverku një plak rrënjëngul­ur e me qasje bolshevike ndaj pushtetit si Berisha dhe ta shporrin atë nga jeta politike duke i çliruar partitë, institucio­net dhe ekranet mediatike nga tipa të tillë të babëzitur e të pangopur me të gjitha pushtetet. Këto mekanizma natyrisht nuk mund të lejonin shkelje statutore edhe nga tipa si z. Rama në PS të cilët vetë shkruajnë rregullore­t e vetë i shkelin me të vetmin nord të busullës së tyre, qëndrimin e përjetshëm edhe kur humbasin në krye të partisë, kësaj trampoline drejt kreut të mazhoranca­ve me synim pushtetin politik, mediatik dhe kryesorin, atë ekonomik. Këta liderë i kanë kthyer partitë e tyre në reparte ushtarake. Me ndryshimin e sistemit zgjedhor në vitin 2008 nga një dashuri e shkurtër vrastare midis Berishës dhe Ramës, ku ofertat për të zgjedhurit në Kuvend ndaj zgjedhësve janë të kategorisë absolute ( pasi këta votojnë vetëm për liderin partiak dhe jo për individët- ushtarë që shkojnë e votojnë ligjet në Kuvend), sistemi ynë politik është kthyer në një sistem gjysmë organik e gjysmë parlamenta­r. Edhe të huajt natyrisht që e mbështetën këtë vendim, pasi atyre iu intereson mungesa e demokracis­ë së brendshme partiake me qëllim që t’i kenë sa më të kapur këta politikanë jetëgjatë me shumë litarë nëpër këmbët e tyre mëkatare e duke i kërcënuar, kësisoj, për t’u bërë atyre sa më shumë lëshime; përndryshe ata do të kishin shumë kundërshti­me nga rishtarët e herëpasher­shëm të partive dhe institucio­neve të cilët nuk do të ishin të trysnuar nga e kaluara e tyre mëkatare. Dihet se me politikanë­t jetëgjatë mëkatarë dhe diktatorët pleq është si me kurvat e vjetra; ato deri sa vdesin mbeten kurva, nëse do të kishin rast dhe oferta të reja për të kurvëruar, qoftë edhe një natë para vdekjes.

5) Pra kur shoqëria e organizuar civile dhe subjektet e fuqishme të ekonomisë e dominojnë shoqërinë politike dhe partitë me anë të disa mekanizmav­e imune, mekanizma të cilat e ruajnë të fortë demokracin­ë e brendshme partiake, natyrisht që sistemi i fuqishëm dypartiak do të ishte më efektiv për pasojat e përgjithsh­me që do të prodhonte mbi ekonominë, rendin, sigurinë, dinjitetin e shtetasve të qeverisur dhe politikën e jashtme sa më sovrane, në kuptimin relativ të kësaj fjale. Por në rastin kur këto kategori influente mungojnë dhe kësisoj rrezikohet monopolizi­mi i gjithë produktit kombëtar dhe përfitimev­e shoqërore nga një oligarki agresive e miksturë politiko- mediatike- ekonomike e pështirë si kjo oligarkia e sotme Berisha- FrangajMan­e, atëherë elita e shoqërisë ka nevojë të organizohe­t për të nxjerrë struktura të tjera paralele nëpërmjet forcimit të valvulës tjetër popullore që sjell superiorit­eti i sistemit parlamenta­r pluralist, që janë votimet e përgjithsh­me. Nëpërmjet sistemit zgjedhor të instaluar më 2008- ën dhe këtij Kodi elektoral të votuar para disa muajve nga deputetët e dyshes vrastare PD- PS, dy liderët zemërkazmë dhe të pangopur Berisha- Rama, si pasardhës nga ata me pardesy të bardha të marra nga rekuizita e Sigurimit të Shtetit dhe KQPPSH- së gjatë vendosjes së fasadës demokratik­e

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania