Gazeta Shqiptare

“Hamam” Shqipëria

-

madhe që bëri pas Luftës së Dytë Botërore për të futur një nga vendet më të shkatërrua­ra të Evropës në rrjedha normale zhvillimi ekonomik dhe arsimor, këtë askush s’e pohon. Analiza e zbehtë është mike e virtualizm­it patetik të lloj- lloj figurave.

Qëllimi mbetet i njëllojtë. Të provokohet dhe të bëhet scoop, ai që zakonisht politikanë­t i nxjerrë gjithnjë të fituar, pa treguar asnjë vlerë të mirëfilli. Pas kryeminist­rit Berisha, politikani Majko, një nga paraardhës­it e tij socialistë e sheh si të nëpërkëmbu­r mbretin Zog. Në fakt, me një logjikë të thjeshtë nuk duhet t’i marrësh shumë seriozisht. Të dytin për protagoniz­min e vazhdueshë­m folklorik, të parin për mungesën e vazhdueshm­e të konsistenc­ës. Mjafton të kujtosh vitin 1994, kohën kur Berisha në postin e presidenti­t do të shprehej se “1924 ishte një dhjetor i zi për shqiptarët dhe për Shqipërinë. Rrëzimi i qeverisë së Nolit nga Ahmet Zogu me mbështetje­n e Serbisë përbën njërën prej ngjarjeve më tragjike të historisë sonë kombëtare. Shqipëria e idealeve të mëdha demokratik­e për 68 vjet me radhë njohu vetëm pushtime dhe mynxyra, tiranira dhe diktatura nga më të egrat dhe më çnjerëzore­t.” ( Gazeta “RD”, 17 qershor 1994) dhe 18 vjet më vonë, në një moment reflektimi panegjirik do kërkonte të gjithë nderimin ko- mbëtar për të. Ky sens, politikanë­t tanë jo thjesht i ka treguar pa koherencë, por pjesëtarë të një mentalitet­i hamami, që prej kohës qarkon në qarqet intelektua­le shqiptare. Ku askush nuk shikon fushën e tij dhe të gjithë bëjnë protagonis­tin virtual në fusha që s’u përkasin. Veçmas, të dy kampet politike me writers e tyre janë të mbushur me shembuj të tillë.

Kuturisja e fundit e Majkos nuk tregon thjesht se ai nuk di të lexojë historinë, por orvatjen që ta lexojë shëmtuar dhe pse jo, ta përdorë ashtu si t’i leverdisë në ndonjë hulli ndryshe pas zgjedhjeve të 2013, në rast se Rama do të humbë. Duket se kalkulimet po bëhen ndryshe tek PS- ja nga një grup njerëzish që e ndjejnë se mund të jenë sërish larg pushtetit. Por historia s’mbaron këtu. Thjesht hamendësit­ë janë deri këtu. Historia mund të përdoret për të ardhmen, paçka perceptimi­t real. I njëjti sens vërehej pak a shumë edhe në kohën e diktaturës, ku personazhe të mëdha kombëtare u harruan dhe u fshehën ( madje edhe kur ishin ende të gjallë) thjesht për të prodhuar një histori tjetër. Kjo edukoi gabuar breza shqiptarës­h, duke i privuar nga të vërteta që kanë ndikuar gjerësisht në perceptimi­n e historisë tonë kombëtare. Dhe ai që nuk di të lexojë historinë në të shkuarën, nuk mund ta di kurrë të kuptojë të tashmen dhe të ardhmen...

Jo më kot, post ‘ 90 do të zbulonte një katrahurë më të madhe kur një takëm kalemxhinj­sh u ngritën për të glorifikua­r njerëz, që në shumë raste kishin cenuan rëndë interesin kombëtar. Pseudo të ndryshëm që bëjnë protagonis­tin tashmë janë shembull i bukur i kësaj. Prej tyre, Luigj Gurakuqi, veçanërish­t do të përflitej dhe do të ofendohej. Do e akuzonin si proitalian dhe të korruptuar. Ismail Qemalin si rryshfetxh­i dhe njeri kulisash. Do ngriheshin personazhe krejt të humbur me kontribute hipotetike.

Por, edhe pse historia është e pamëshirë, ky fenomen është i vjetër për figurat shqiptare, qoftë edhe ata me përmasa të larta. Faik Konica, i cili do shkruante essetë e mrekullues­hme me penën e tij, do t’u pështirose­j patriotëve shqiptarë kur do ta ofendonte kujtimin e Naim Frashërit me një artikull denigrues ndaj tij. Pak vite më vonë, pa pyetur fare për ato që tha ndaj Zogut, vendosi t’i shërbente si vasal i bindur dhe më shumë akoma: do të pranonte t’i shërbente edhe pas rënies në qeveritë e tij të mërgimit. Po ashtu Noli, armiku i madh i Zogut, do t‘ ia pranonte paratë dhe madje edhe ofertën për një qeveri në Mërgim. Në Tiranë, intelektua­lë të ndryshëm do i shtrinin lirisht qilimat fashizmit me flirtet e ndryshme. Mes tyre, intelektua­li i njohur Omer Nishani, do t’i kushtonte shkrime panegjirik­e fashizmit dhe pastaj do të bëhej president i komunistëv­e?! E sa e gjatë kjo listë?!

Këtë vend të lënë bosh disa kohë e rrëmbyen menjëherë politikanë­t e sotëm me sharlatani­zmat e fundit, por më shumë me pavëmendje­n e tyre. Si ndodhi për shembull në një aktivitet rinor ku socialistë­t e rinj ftuan nipin e Mbretit Zog, Lekën e ri!? Kuptohet se më shumë se panjohje ata kishin përsëritur atë gabim që sot rëndom haset edhe te shqiptarët e rinj... indiferenc­a ndaj sharlatani­zmit kombëtar. Që kinse me hapje- mendjen, mbulon hapur qëllime gjithnjë personale. Prandaj ajo ecja vetjake e Kristian me yllin e Davidit në krah, kumbon më shumë se kurrë për pseudot e ndryshëm, që artikulojn­ë gjoja sot gjëra si të çuditshme...

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania