Gazeta Shqiptare

Sytari: Filmi anti- islam, fyeu të gjithë besimtarët

Komuniteti Mysliman për " GSH": Ngushëllim­e popullit amerikan Imami i Shkodrës: E nisën me karikatura­t

-

Ata që dje u përpoqen ta vrasin e ta përnd jekin profetin Muhamed a. s. sot po e luftojnë me filma. Por ato janë filmat e turpit të tyre". Kjo ka qenë deklarata e Myftiut të Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, në fjalën e hytbes së xhumasë në Medresenë e djemve në Shkodër.

Në fjalën e tij myftiu i Shkodrës, krahas urimeve dhe këshillave të tij për nxënësit e Medresesë " Haxhi Sheh Shamia" në Shkodër, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, ai ka bërë edhe një ndalesë në lidhje me temën e ditëve të fundit që ka të bëjë me protestat në vendet arabe kundër shfaqjes së filmit amerikan " Innocence of Muslims" me karakter antislam. Ky film ka sjellë reagime të ashpra në disa vende të botës islame, sidomos në Libi ku mbeti i vrarë në një atentat ambasadori amerikan në Tripoli. Sipas Sytarit, një film i tillë është një fyerje ndaj besimeve fetare. " Ata që vendosën të prekin pejgamberi­n a. s. kanë fyer të gjithë besimtarët myslimanë kudo që janë. Ata që dje u përpoqën ta vrasin e ta pëndjekin pejgamberi­n, tani po e luftojnë me filma të tillë që nuk janë asgjë tjetër vetëm se filmat e turpit. Pas fushatës denigruese me karikatura, tashmë ata u munduan të përdorin një formë tjetër, atë të realizimit të një filmi", ka pohuar Sytari. Më tej Sytari ka vazhduar me porositë për studentët e kësaj Medreseje si dhe për besimtarët shkodranë se të ndërhysh në shenjtërit­ë e të tjerëve ësh- të një veprim i gabuar. Ne gjithmonë duhet ta kemi shpresen e varur në Krijuesin, pasi do të vijë koha që të gjithë do ta shohin ndriçimin e Tij që do të na shndërisë të gjithëve", ka pohuar ai.

KOMUNITETI MYSLIMAN

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka reaguar zyrtarisht lidhur me atentatin në Bengazi ku mbeti i vrarë ambasadori amerikan dhe 3 diplomatë të tjerë të SHBA. Në një prononcim për " Gazetën Shqiptare" Agron Hoxha, zëdhënës i Komuniteti­t Mysliman dënon aktin në Libi. " Me keqardhje mësuam për sulmin ndaj konsullatë­s amerikane në Bengazi ku ngeli i vrarë ambasadori i SHBA në Tripoli dhe 3 diplomatë të tjerë. Natyrisht, humbja e çdo njeriu është e dhimbshme, por vras- ja e ambasdorit të një vendi është një akt shumë i shëmtuar dhe kushdo qofshin përgjegjës­it, ata duhet të përgjigjen para drejtësisë.

Mësuam me keqardhje se autorët mund të jenë mbështetës­it e regjimit të vjetër. Natyrisht, ata që s'kursyen jetën e bashkëatdh­etarëve të tyre, s'kursejnë as stafin e një ambasade. Vrasja e çdo njeriu është krim, sepse sipas fesë, një vrasje është njësoj si të vrasësh të gjithë njerëzimin. Kemi dhimbje dhe i shprehim ngushëllim­et tona popullit amerikan. Këto janë tentativa të dështuara për të dëmtuar paqen botërore. Kushdo që është pas këtyre sulmeve, eshtë vrasës dhe duhet të marrë dënimin e merituar", deklaroi Agron Hoxha për " GSH".

 ??  ?? Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari
Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari
 ??  ?? Trazirat në Libi
Trazirat në Libi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania