Gazeta Shqiptare

Bylisi frenon Skënderbeu­n, në Vlorë panik për Adigun

Kampionët e vendit surprizohe­n në fund. Lojtari afrikan ra pa ndjenja Apolonia- Kukësi, vetëm “X” në Fier

-

Skënderbeu ka ruajtur hapin e Tiranës, duke mos shkuar më shumë se një barazim 1- 1 në Vlorë, përballë Bylisit. Takimi ka dhuruar emocione të shumta dhe një luftë të vërtetë mes dy ekipeve, ndërkohë që ballshiotë­t kanë qenë me të vërtetë një " kockë" e fortë për kampionët në fuqi të vendit. Skënderbeu ishte shumë pranë fitores, por në minutën e fundit Klodian Arbri ka ndëshkuar korçarët me një gol të mrekullues­hëm edhe pse në pozicion të dyshimtë. Sa i përket ndeshjes, ajo ka qenë e barabartë, madje Bylisi ka qenë më kërkues në fushën e lojës. Në pjesën e parë, Skënderbeu është munduar të mos pësojë gol, ndërsa skuadra e Agim Canajt ka qenë disa herë e rrezikshme. Në minutën e 36- të, Idrizi për pak nuk shënon, por Gvozdenovi­ç ka larguar topin. Edhe pjesa e dytë u duk më e mirë për Bylisin, që arriti të godiste edhe traversën me anë të Metos. Ndërkohë, minuta e 63- të ka sjellë momente paniku në fushën e lojës, pasi lojtari afrikan i Bylisit, Adigun është rrëzuar në tokë pa ndjenja pas një dyluftimi ajror. Ai ka mbetur i shtrirë disa çaste, ndërsa lëvizjet e gjym- tyrëve kanë larguar disi frikën nga stafet mjekësore. Adigun u dërgua menjëherë në spital me urgjencë, ku u konfirmua se nga goditja ai ka patur një bllokim të frymëmarrj­es. Pas kësaj, Skënderbeu gjeti menjëherë golin me anë të Pero Pejiçit, që përfitoi nga një gabim foshnjarak i mbrojtjes ballshiote. U duk se korçarët do të merrnin tre pikë në një ndeshje shumë të vështirë dhe që dhuroi edhe dy kartona të kuq, për Da Silvën e Bylisit dhe Arapin e Skënderbeu­t. Në sekondat e fundit ishte veterani Klodian Arbri që barazoi gjithçka, me një supergol, i merituar për ekipin e Agim Canajt. Ndërkohë, në takimin tjetër të luajtur dje, Apolonia barazoi 0- 0 me Kukësin në Fier. Sërish një ndeshje e çuar dëm për skuadrën fierake, ndërkohë që Kukësi ka marrë barazimin e tretë radhazi dhe sërish duke mos shënuar asnjë gol. Java e tretë do të vijojë sot, ku spikat transferta e Flamurtari­t në Berat, përballë Tomorit vendas. Vlonjatët, që e nisën sezonin si pretendent­ë, do të kërkojnë fitoren e parë, për t'iu afruar dyshes Tirana- Skënderbeu.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania