Gazeta Shqiptare

Nëpërkëmbj­a në art e “Nënë Terezës”

Shënime për një monument, që nuk ishte asnjëherë në vendin e duhur

- NGA BEN ANDONI

Bishta cigaresh. Mizëri shishesh birre. Mbeturina ngado. Derisa, një erë e lehtë vendos paqen dhe i bash kon të gjitha mbeturinat përreth. “Nënë Tereza” nuk preket edhe kur fëlliqsira­t lënë nga dashnorët nokturnë dhe endacakët i përzihen para vetes në një pështjellë të vërtetë ciklonike. Dy djem patinojnë rreth monumentit të saj krijuar nga Thoma Thomaj dhe i shmangen njëri- tjetrit pikërisht aty. Një turist i fikson të gjitha...

Në këtë hulli të përditshme është gati për çdo ditë monumenti i Nënë Terezës prej 10 vjetësh. E inauguruan me ngut, sepse në atë vit pritej një takim i presidentë­ve ballkanas dhe shqiptarët kishin të vetmin element, që nuk mund të ngjallte reaksion mes fqinjëve. Megjithatë ishte një siklet. “Nënë Tereza” me përvuajtje­n e saj ishte edhe më e përhumbur në këtë vend të ri, në një nga cepat e Godinës së Universite­tit Publik me shpinë nga lindja e diellit dhe drejt një hapësire pakufi në perëndim, sesa mund ta kishte përfytyrua­r veten ndonjëherë në të gjallë.

“Ajo është një skulpturë intime dhe duhet të komunikojë, por atje ku është vënë nu k thotë asgjë. Më trishton fakti, sepse më thanë që atëherë se do të bëhej diçka por jemi sot e kësaj dite dhe asgjë nuk ka ndryshuar”, thotë Thoma Thomaj, artisti që e ka projektuar. Fjalë në erë sepse askush s’është interesuar më. Një premtim i bërë nga zoti Berisha, që statueta do të vendosej brenda kolonatës së Arkeologji­së dhe Rektoratit, ka rezultuar thjesht premtim në erë. Jo vetëm s’është vendosur, por asaj iu dha pozicioni më i keq që mund të mendohej, në një cep sipër shkallarev­e të Universite­tit shtetëror. “Por, ata që marrin vendime s’duan që ajo të jetë në qendër të sheshit me emrin e saj. E kanë marrë një vendim formal, që duhej bërë, por pa ndjerë rëndësinë e asaj se duhej bërë për të. Dhe kështu vendosja është po aq shumë e pastudiuar ashtu si edhe dekoratat e shumta që jepen…”, thotë studiuesi Aleksandër Meksi. Dhe, nuk ke pse të abstragosh dot. Mjafton të dish vonesat, harresën për të, aktivitete­t e stisura në përvjetore­t e saj që të kuptosh se nderimi për Nënë Terezën është shumë i palogjikë. Ndodh me sa duket nga të paktat vende si në Shqipëri, ku shpallen konkurset dhe pastaj nuk u gjenden asfare vendet se ku do të vendosen. E fundit ndo- dhi me monumentin e ri të pavarësisë, i cili u shpall dhe nga autoritete­t nuk u tha asgjë për vendin se ku do të vendosej. E tillë ndodhi dhe për figurat e tjera, që nuk u dihet vendi se ku do të vendosen, e që tingëllon qartazi një tallje e qartë me artin dhe artistët. Mjafton të kujtohet busti i Qemal Stafës i lëvizur disa herë apo ai i themeluesi­t të Tiranës...

“Shtatorja në atë pozicionim duket e nëpërkëmbu­r nga vetë sheshi që ka emrin e saj. Mund të ishte më nor male ndoshta që një nga shtatoret e saj të gjendej në spitalin publik të Tiranës që mban emrin e saj, sepse edhe simbolika atij vendi i shkon më përshtat kuptimit të jetës së vetë Nënë Terezës. E mirëkuptoj indinjatën e heshtur të skulptorit të mirënjohur Thoma Thomai ndaj kësaj sjelljeje me veprën e tij, bashkohem edhe unë me ish profesorin tim të nder uar në këtë indinjatë, por besoj se duhet bërë më shumë nga të gjitha palët që në fillim e jo vetëm kur kuptojmë se kjo gjendje s’mund të zgjasë pa fund”, thotë skulptori Stefan Taçi. E thënë me shumë kujdes, ajo vazhdon dhe mendimin e vetë z. Thomaj, që pretendon se nga autoritete­t e bashkisë së Tiranës, i është besuar gjetja e një vend të duhur. Kuptohet, ashtu si iu premtua nga kryetari paraardhës, që edhe vetë ishte artist.

“Fatit të keq të monumentev­e tona nuk i ka shpëtuar as ai i N. Terezës pranë Universite­tit të Tiranës, që duket sikur është aty përkohësis­ht dhe nga dita në ditë pritet të hiqet e të vendoset diku tjetër.

Monumenti i Nënë Terezës , që është simbol i shpirtit fisnik, që nuk e kurseu gjithë jetën e saj për t’i dhënë jetë të tjerëve nuk ka arsye pse të gjindet diku e fshehur në anë të U. T., në nji vend të tillë që vetëm rastësisht mund ta shohësh”, thotë artisti Genc Mulliqi.

Premtimet

Nënë Tereza ka qenë një fat i madh për krenarinë e shqiptarëv­e por më shumë dinjitetin e nëpërkëmbu­r të tyre. Figura e saj hyjnore dhe mesazhi i madh që dha me veprën e saj, u bë një strehë jo vetëm e politikanë­ve por edhe mburojë e popullit të thjeshtë për imazhin e tyre të përfolur në Botë. Ata e përdorën imazhin e saj përballë nëpërkëmbj­eve të emigracion­it dhe sot është kthyer gati në ikonë mbrojtje e shqiptarëv­e. Anipse, politikanë­t e shfrytëzua­n në mënyrën më të paskrupull­t. 15 vjet më parë në vdekjen e saj, Shqipëria shkoi me një delegacion të ndarë në Funeralin e saj, gjë e cila tregoi jo vetëm hipokrizin­ë e nderimit por edhe shkallën e ulët të njohjes së protokolli­t shtetëror. Në fakt, hipokrizia me Nënë Terezën ka nisur që në të gjallë. Ajo i kishte dërguar më parë letër Komitetit Shqiptar për Marrëdhëni­et me Jashtë, por nuk mori kurrë përgjigje. Dhe, në një takim sërish do hasej ballë për ballë me një delegacion shqiptar, që u mundua ta anashkalon­te duke e shpërfillu­r publikisht. Por ajo s’u dorëzua dhe ia drejtua direkt Ramiz Alisë, presidenti­t të Republikës në vitin 1989, të cilit i shkroi se: “për 60 vjet kam vizituar shumë e shumë vende jashtë atdheut tim”, një fakt që provonte përkatësin­ë e saj shqiptare. Dhe, kur e mori pasaportën shqiptare deklaroi publikisht se: “E pranoj me kënaqësi, sepse është pasaporta e vendit tim; atje kam nënën dhe motrën, atje kam miq e të njohur, atje shumë shpejt do të hapim misionin tonë e unë do të jem vetë aty”. Kurse presidenti Bill Klinton do pohonte më qershorin e vitit 2002 se: “Nënë Tereza, ishte e para që më bëri ta dua kombin shqiptar. Dhe tani ndihem shumë krenar që plotësova një detyrë morale ndaj saj dhe ndaj vlerave të lirisë”. ... Por të kthehemi në temën tonë, edhe ky imazh i figurës së saj apo thëniet e politikanë­ve shqiptarë nuk mund të mohojnë se nderimi ynë ka qenë shumë i stisur. Dhe, më shumë se kushdo e tregon ky monument i harruar, anash të cilit mblidhen natën bohemët dhe dashmorët nokturnë. Të paktën, nderimi i tyre është më i madh sepse e kanë si pikë takimi Nënën e nëpërhumbu­r, që i mblodhi shqiptarët dhe u përmirësoi dinjitetin e munguar.

 ??  ?? Monumenti “Nënë Tereza” në Shkup
Monumenti “Nënë Tereza” në Shkup
 ??  ?? Monument i “Nënë Terezës”
Monument i “Nënë Terezës”
 ??  ?? Monumenti “Nënë Tereza” në Tiranë, vepër e skulptorit Thoma Thomaj
Monumenti “Nënë Tereza” në Tiranë, vepër e skulptorit Thoma Thomaj
 ??  ?? Monumenti “Nënë Tereza” në Tiranë
Monumenti “Nënë Tereza” në Tiranë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania