Gazeta Shqiptare

Fatit të keq të monumentev­e tona s’i ka shpëtuar dhe figura e Nënë Terezës

-

urave historike përsëri nuk dihet ku pikërisht në këto sheshe apo hapësira do të jetë vendndodhj­a e veprës, sepse nuk duket njësoj një vepër arti, çfarëdo qoftë, monument historik apo jo, nëse vendoset në jug të një sheshi apo p. sh. në veri- perëndim të tij. Po ashtu vlen të përmendet koha e shkurtër e realizimit që cënon cilësinë e këtyre veprave.

Të krijohet përshtypja që të gjitha këto bëhen sa për të kaluar radhën, për qëllime thjesht propagandi­stike, por jo për t’i dhënë publikut apo qytetit një vepër art jetëgjatë, që reziston jo thjesht kohës në aspektin kronologji­k por edhe shijes, e koncepteve të së ardhmes. Këto monumente nuk shihen të bëhen për të respektuar ngjarjen apo figurën historike që përfaqësoj­në, me atë nxitim në realizim që dëmton cilësinë e paraqitjes së këtyre figurave, dhe sidomos nuk ka kurrfarë përpjekje të krijuar nji shesh, ndoshta kënd të gjelbëruar, çlodhës, ku mund të admirohet nji vepër arti ku brezat e rinj kanë shansin të familjariz­ohen me këtë figurë historike apo ngjarje të rëndësishm­e kombëtare, e cila me kohë bëhet pjesë e pandarë e memories së tyre jetësore, e sidomos e kujtesës së vet qytetit, lagjes, sheshit ku gjendet kjo vepër.

Një vepër arti e mjedisit publik, që mund të jetë nji monument historik ka shansin të bëhet fytyra e qytetit që ndodhet, imazhi prej këtij qyteti, që mbetet në kujtesën e kalimtarit, turistit, e ka plot shembuj të tillë të suksesshëm nga bota.

Por fatit të keq të monumentev­e tona nuk i ka shpëtuar as ai i N. Terezës pranë Universite­tit të Tiranës, që duket sikur është aty përkohësis­ht dhe nga dita në ditë pritet të hiqet e të vendoset diku tjetër.

Monumenti i Nënë Terezës , që është simbol i shpirtit fisnik, që nuk e kurseu gjithë jetën e saj për t’i dhënë jetë të tjerëve nuk ka arsye pse të gjindet diku e fshehur në anë të Universite­tit të Tiranës, në nji vend të tillë që vetëm rastësisht mund ta shohësh.

Sigurisht Nënë Tereza, si shumica e monumentev­e tona, janë të përkohshme në vendet ku ndodhen, dhe shpesh të krijuar në nxitim a sipër e disa prej tyre shihen tepër të përkohshëm edhe për cilësinë profesiona­le që ofrojnë.

* Artist dhe pedagog

 ??  ?? Genc Mulliqi
Genc Mulliqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania