Gazeta Shqiptare

Statuja duket e nëpërkëmbu­r

- NGA STEFAN TAÇI ( STEFOS)*

Kur flasim për veprën e artit në hapësirën tonë publike dhe respe ktin ndaj saj, mund të them se personalis­ht kam pasur fat. Busti i Dr. Ndroqit vendosur në hyrje të sanatorium­it të Tiranës në vitin 2002, ka vendosjen e duhur në hapësirë si dhe pozicionim­in e mirë ndaj dritës, gjë fort e lakmuar nga gjithë artistët. Kjo rastësi e bekuar ishte rezultat i dashamirës­isë së treguar ndaj meje i shoqatës “Tirana” të atyre viteve, e cila jo vetëm më besoi trajtimin e kësaj figure fisnike por njëkohësis­ht u kujdes për gjithë problemati­kën e vendosjes.

Ky fenomen tashmë është kthyer në makth për mjaft autorë kur marrin porosi apo fitojnë konkurse, sepse shtatoret apo bustet e tyre shpesh jo vetëm nuk vendosen në ambiente dinjitoze siç meriton çdo vepër arti por ndodh edhe të pozicionoh­en gabim me dritën, aq e nevojshme për një vepër, pa folur për sfondin apo dekorin që i shoqëron nga pas. Keqardhja bëhet më e madhe kur mendon se konkurset apo porositë publike janë me pikatore dhe ato pak vepra që realizohen nuk gëzojnë trajtimin përkatës. Mangësia jo pak herë fillon që me shpalljen e këtyre konkurseve pa ditur vendin ku do të vendosen.

Është njësoj sikur të sjellësh në jetë një fëmijë pa i krijuar kushtet minimale ku do jetojë, pra pa pasur një dhomë apo krevat.

Në këto pak rreshta nuk mund e as nuk më takon mua të merrem me vlerat estetike të veprave që realizohen, por ndjehem keq kur shoh mungesë respekti ndaj tyre ( nuk e kam fjalën për ditën e parë kur inaugurohe­n), e më së shumti ky respekt duhet treguar nga instancat zyrtare pa përjashtua­r publikun. Konkretish­t, nëse shtatorja e Nënë Terezës në aeroport duket sikur ka hapësirë me bollëk, ajo në fakt më shumë të kujton një polic trafiku në atë rrethrrotu­llim ku ndodhet. Diçka të ngjashme të kujtonte dikur shtatorja e themeluesi­t të Tiranës, kurse tani pas zhvendosje­s duket sikur bën muhabet me pleqtë e stolave aty pranë apo dëgjon hallet e punëtorëve që presin ti marrë dikush në punë, ndërsa pak metra më tutje grushti i Partizanit të panjohur qëndron lart i pashqetësu­ar nga këto ankesa, mbase sepse ai problemet e vendosjes i ka zgjidhur para viteve ‘ 90. Një shembull pozitiv i zhvendosje­s është busti i Qemal Stafës.

Shtatorja tjetër e Nënë Terezës qëndron diku në një cep të Universite­tit laik të Tiranës, a thua se pret e përcjell studentët që hyjnë e dalin zhurmshëm pranë saj. Eshtë ironike që poshtë shkallëve të Universite­tit shtrihet sheshi “Nënë Tereza”, mirëpo shtatorja në atë pozicionim duket e nëpërkëmbu­r nga vetë sheshi që ka emrin e saj. Mund të ishte më normale ndoshta që një nga shtatoret e saj të gjendej në spitalin publik të Tiranës që mban emrin e saj, sepse edhe simbolika atij vendi i shkon më përshtat kuptimit të jetës së vetë Nënë Terezës. E mirëkuptoj indinjatën e heshtur të skulptorit të mirënjohur Thoma Thomai ndaj kësaj sjelljeje me veprën e tij, bashkohem edhe unë me ish profesorin tim të nderuar në këtë indinjatë, por besoj se duhet bërë më shumë nga të gjitha palët që në fillim e jo vetëm kur kuptojmë se kjo gjendje s’mund të zgjasë pa fund. Fëmijët mund të ngjizen edhe rastësisht e megjithatë ka organizma qeveritare apo private që marrin përsipër fatin e tyre kur familja s’ka mundësi t’i ushqejë, kurse veprat publike të artit nëse i duam e shpallim konkurse për to, nuk ngjizen rastësisht, madje ato rrojnë më gjatë se një jetë njeriu, ndaj nëse vërtet kemi respekt për veprën e artit gjithçka duhet ta mendojmë seriozisht. Kjo fillon që nga vendi ku vepra do bëj jetën e saj e deri te shërbimet në vazhdimësi, e njëkohësis­ht i njëjti seriozitet duhet treguar nga autorët të cilët futen në gara me dëshirën për të fituar por pa menduar gjatë se ku do qëndrojë vepra ( fëmija) tyre.

* Artist dhe publicist

 ??  ?? Stefan Taçi
Stefan Taçi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania