Gazeta Shqiptare

S’duan të jetë në qendër të sheshit me emrin e saj

- NGA ALEKSANDËR MEKSI*

Nëse do e merrnim të lidhur emrin e Sheshit dhe Nënë Terezës, atëherë ajo duhet të jetë në këtë shesh dhe është më se normale. Por, vendosja në një cep të platformës së sipërme përpara godinës së rektoratit s’më duket jo vetëm e gjetur, por për mua është fare skandaloze. Arsyeja është se ajo nuk perceptohe­t nga askush aty, pasi ka shumë vende që sheshi ta kishte të vendosur monumentin që të meritonte emrin e saj. Nënë Tereza është personazhi, që përmban elementin kryesor nga ku ka marrë emrin sheshi” Nënë Tereza” dhe s’mund të jetë aty ku është . Mund të ishte shumë mirë aty ku janë kolonat, dhe ku arbitraris­ht në vendin që godinat shtetërore mund ta përdornin për ekspozime për gjërat e gurta me një ele- ment fare të thjeshtë me një mbulesë xhami, sot është vend fastfood- i. Të vetmet vende, ku mund të vihej në këto kushte, po ashtu do ishte: o përpara universite­tit tek platforma si tribunë, ose mund të ishte tek shatërvani. Ky i fundit mund të rikoncepto­hej nga artistët dhe arkitektët që në përputhje me sheshin të kishte një imazh të vetin me vertikalit­etin dhe përmasat e statuetës. Ka edhe një kënd te presidenca, që sot përdoret si vend- garazhi dhe aty mund të sajohej. Por, ata që marrin vendime s’duan që ajo të jetë në qendër të sheshit me emrin e saj. E kanë marrë një vendim formal, që duhej bërë, por pa ndjerë rëndësinë e asaj se duhej bërë për të. Dhe kështu vendosja është po aq shumë e pastudiuar ashtu si edhe dekoratat e shumta që jepen…

* Arkitekt dhe studiues

 ??  ?? Aleksandër Meksi
Aleksandër Meksi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania