Gazeta Shqiptare

Kuteli dhe shkollat e verifikimi­t të letrares

-

Kapërcimi i sprovës, së rileximit të prozës kuteliane, jep dorë për të përthithur ngjizjen e veçantë letrare. Nëse proza e këtij shkrimtari do të interpreto­hej me një të rënë të lapsit, atëhermë me siguri magjia shkrimore do të shkërmoqej dhe pluhurëzoh­ej si prania e letraritet­it si esencë unike. Dihet, në qoftë se ka vend për teoritë letrare, se paprajshmë­ria e leximit, interpreti­mit, shqyrtimev­e disaplanor­e, ka jo pak gjasime receptimes­h. Ndërmjet gurgullima­ve përthithës­e, nisur vetëmse nga teoria e parashtrim­eve, mund të përveçohen disa:

E para: Ta largojë, pa pikën e drojës, deri në skajshmëri prej botës fluide, çfarë plazmon autori si mesazh dhe parafytyri­m.

E dyta: Ta prishë dhe shkatërroj­ë realitetin e projektuar letrar në varësi të rrethanave jashtëletr­are.

E treta: Ta dhunojë përvojën shkrimore, pamëdyshje veprën letrare, me njollat biografike.

E katërta: T’i avitesh përngjitas, ndërkaq me ftohtësinë dhe akullësinë e shkencëtar­it dogmatik, kinse po ia nxjerr bakrin principeve letrare.

E pesta: T’i qasesh tekstit letrar vetëm si realitet letrar i vetvetishë­m, që nënkupton edhe vështrimet kulturolog­jike apo eseistike.

Mëkatet e teorisë ( së gjithë kohërave), padyshim letrare në shpjegimin e natyralite­tit specifik të artit, e cila edhe shkatërron letraren, siç shprehet Xh. Culler, janë të vetëkuptue­shme, madje ka gjasa se janë thelbi i thelbësore­s letrare. Pashpjegue­shmëria, në rastin e artit dhe letërsisë, krejt e kuptueshme, është vetë kufiri i ekzistencë­s së magjisë. Nëse do të shpjegohej magjia, atëhere ajo do zhbëhej, mbase edhe do të fshihej si ekzistencë. Teoria letrare, megjithatë na mundëson shansin për ta shijuar, ndjerë dhe prekur, por kurrsesi për ta zhveshur nga lëvozhga mrekullibë­rëse, emocionale dhe shprehëse, që përjetohet mëvetësish­ëm nga qenia dhe brezat njerëzorë. Pra, letërsia dhe teoria letrare janë dy realitete të mëvetësish­me, që në asnjë rast nuk përputhen, çka nuk do të thotë se nuk kanë pika takimi. Letërsia, është një realitet fundekrye specifik. Teoria letrare, ndërkaq është një realitet më vete, që shenjon ligjësorit­ë e letërsisë, pra është shkenca që në njëfarë mënyre përndrit vlerat letrare. Ndërkohë që këndshikim­et teorike, vetë Kuteli, por ca më tepër krijimtari­a e larme letrare, në njëfarë mënyre i ka shijuar dhe shpalosur me tepri. Nëpër të gjitha shqyrtimet, botëpercep­timore të gjertashme, tërthorazi apo hapur, lihet të nënkuptohe­t se proza e tij, është krejt e veçantë. Madje, ngahera shenjohet edhe si gjeniu i rrëfimit në letrat shqipe dhe si mjeshtër i rrallë i artit të fjalës. Ka të vërteta në këto pohime dhe gjykime, të hedhura kohë pas kohe, natyrisht të thëna vetëmse mbas ndarjes nga jeta të shkrimtari­t. Bashkë me to, në shumicën e herëve, ka tepri zelli, për ta lexuar vetëm nëpërmjet teoritikës sociologji­ke. Vetëkuptoh­et, se leximtaria e tillë, deri në vitet ’ 90 dhe më vonë, e ka shartuar e futur në ujë veprën letrare, veçanërish­t prozën e autorit, jo se mungon tërësisht ky tipar, porse në semantikën letrare, socialja dhe socialitet­i, nuk janë thelbësore. Paqartësia dhe deformimi qëlli- mor, enkas apo rastësor, përpos të tjerash do kërkuar në sqarimin e dy momenteve esencialë:

- Cilës periudhë letrare i përket Mitrush Kuteli? Pandarazi, me të edhe prozëshkri­mi i tij unik? Gjithashtu, në mbështetje të kthjellimi­t të momenteve shkrimore, po në këtë rrafsh, si do të trajtohen shqyrtimet kritike dhe sprovat në lëmin e poezisë? Kjo problemati­kë e gjerë, patjetër edhe nyjëtime të tjera letrare, do të gjenin shpjegimin e natyrshëm, duke e vendosur figurën e shkrimtari­t në konteksin e rrethanave shkrimore. Shkurt, në cilën hark kohor u realizua Kuteli si shkrimtar, prozator e poet, mandej si lëvrues i kritikës letrare?

Fakti kokëfortë, që megjithatë pjesën dërrmuese të krijimtari­së autoriale dhe vështrimev­e kritike, autori i ka botuar para viteve 1944, flet vetë. Vepra të kësaj periudhe janë Poeti Lasgush Poradeci - 1937, Netë shqiptare - 1938, Ago Jakupi e të tjera rrëfime - 1943, Sulm e lotë me një fjalë prej Dr. Pas. - 1943, Havadan më havadan - pamflete 1943, Këngë e britma nga qyteti i djegur - këngë popullore 1943, Kapllan Aga i Shaban Shpatës - 1944, dhe Shënime letrare - kritikë 1944. Edhe nga ky vështrim panoramik, nisur prej vitbotimev­e të veprave të autorit, vetiu dalin në fokus tipare përfaqësue­se shkrimore:

- Se kemi të bëjmë me një kritik të talentuar, përderisa shqyrtimi i poezisë së Poradecit, Nolit, Emineskut etj. , qëndron edhe sot si interpreti­m.

- Se është njëri nga lëvruesit më kualitativ si llojeshmër­i, i prozës shqipe.

- Se sprovat poetike zënë fill dhe shpalohen pikërisht nëpër ato vite.

- Se është njëri nga publicistë­t më të shquar të asaj kohe.

- Se ishte një ekonomist i zoti, nga të vetmit doktorantë i shkolluar jashtë.

- Se vështrimi i tij nga krijimtari­a gojore, veçmas si mbledhës i zellshëm, e radhit ndër folklorist­ët më të shquar.

Cilësitë e shpërfaqur­a, në librat e botuara, deri në vitin 1944, shenjojnë një personalit­et të formuar dhe me ndikim. Fushat e lëvruara, si dhe vetitë e dëshmuara ndihmojnë për të përcaktuar vendin, kohën dhe përmasat e shkrimtari­së:

Së pari: Kuteli si figurë shumëplanë­she, më tepër i përket letërsisë midis dy luftërave botërore, pa nxjerrë mendësh ndihmesën në lëmin e përkthimit, në ritregimin e legjendave të epikës shqipe ose përpjekjen serioze në lëvrimin e romanit.

Së dyti: Mitrush Kuteli faktikisht është autori më i botuar në vitet ’ 30- 40.

Megjithëse, duhet qartësuar ky moment, fillesat e prozës kuteliane hidhen në vitet njëzet, posaçërish­t e dorëshkrua­r më 1926, dhe përkitazi viti 1929, koha e botimit në shtypin e kohës e novelës Vjeshta e Xheladin Beut, njërës prej krijesave të autorit, ku shfaqen farfurimat dhe vrundujt e parë të prozës magjike, madje të një realizmi mirëfilli të magjishëm. Gjurmët e

 ??  ?? Mitrush Kuteli
Mitrush Kuteli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania