Gazeta Shqiptare

AUTORI I PADUKSHEM

- NGA ORHAN PAMUK

KPërktheu Mirela Kumbaro am tridhjetë vjet që shkruaj. Kam qyshkur që e them aq sa, duke i përsëritur, këto fjalë s janë më të vërteta, se ja, sapo hyra në të tridhjetë e njëtin vit të të shkruarit. Prapë se prapë, më pëlqen shumë të them gjithmonë se kam tridhjetë vjet që shkruaj romane, megjithëse as kjo sështë krejt e saktë. Më ndodh hera- herës të shkruaj dhe gjëra të tjera: ese, kritika, tekste për Stambollin ose për politikën, kumtesa.... Por shkrimi i romaneve mbetet thelbi i punës time, çka më lidh me jetën... Shumë shkrimtarë të mëdhenj kanë shkruar shumë më gjatë se sa unë e kanë punuar një gjysëm shekulli pa i mëshuar shumë kësaj çështjeje... Jo tridhjetë, por pesëdhjetë e më shumë vite të ekzistencë­s së tyre, figura të shquara si Tolstoi, Dostojevsk­i apo Tomas Mann, të cilëve u kthehem ngahera e i lexoj prapë e prapë me adhurim, ia kanë kushtuar shkrimit... E pse atëher flas për këta tridhjetë vjet sikur çoç janë? Thjesht sepse dua të flas për shkrimin, dhe posaçërish­t për veprimtari­në e romancieri­t, si për një zakon.

Që të jem i lumtur kam nevojë për racionin tim të përditshëm letrar. Si puna e atyre të sëmurëve që duhet të pijnë çdo ditë një lugë melhem. Kur isha fëmijë e mësova se diabetikët duhet të bënin çdo ditë nga një gjilpërë që të jetonin normalisht si të tjerët, më vinte shumë keq për ta; i quaja si gjysmë të vdekur. Në këtë kuptim, edhe varësia që unë kam nga letërsia me ka kthyer në një gjysmë të vdekur. Sidomos kur isha shkrimtar i ri, e ndjeja se ata që më qortonin se isha “prerë nga jeta”, kishin parasysh këtë gjendjen e gjysmë të vdekurit. Ose gjysmë fantazmë. Më ka ndodhur të mendoj edhe se jam i vdekur, dhe se në fakt, nëpërmjet letërsisë, rrekesha të sillja në jetë kufomën që ndodhej brenda meje. Letërsia më është po aq e domosdoshm­e sa një ilaç. Doza e letërsisë që marr çdo ditë, si ilaçi që të tjerët e marrin me lugë a me injeksion ose si “doza” e të droguarve - , duhet të plotësojë disa kritere.

Së pari, “ilaçi” duhet të jetë i mirë. Nga cilësia e tij dalloj sa i vërtetë e sa punë të bën. Asgjë smë bën më të lumtur, asgjë smë lidh më fort me jetën se sa leximi i një pjese romani, boll i ngjeshur e i thellë sa të më tërheqë në universin e tij e të më bindë për realitetin e vet. Më pëlqen edhe që autori të ketë vdekur, që dalldisja ime të mos venitet nga hija e xhelozisë. Sa më shumë eci në vite, aq më shumë më mbushet mendja se librat më të mirë janë ata që nuk i kanë më autorët. Edhe nëse skanë vdekur, prania e tyre mes nesh mbetet fantomatik­e. Prandaj, kur i shquajmë shkrimtarë­t e mëdhenj në rrugë, turbullohe­mi si të kishim parë të ngritur nga varri e, pa u zënë besë syve, i vështrojmë nga larg me habi. Ca të guximshëm turren drejt tyre për tu kërkuar autografë. Nganjëherë, them se edhe këta shkrimtarë do të zhduken shpejt, dhe se librat që do të na kenë lënë do të na i ketë ënda më shumë. Ndonëse, natyrisht, nuk ndodh gjithmonë kështu...

Racioni im ditor i letërsisë merr një tjetër rëndësi kur shkruaj vetë. Sepse terapia më e mirë, burimi më i fuqishëm i lumturisë për njerëz si puna ime, është të shkruaj çdo ditë një gjysmë faqeje. Qysh prej tridhjetë vjetësh unë kaloj mesatarish­t dhjetë orë në ditë i mbyllur në një dhomë, ulur në tryezën time të punës. Po të llogarisim vetëm atë që vlen aq sa të botohet, mesatarja ime në tridhjetë vjet është më pak se kjo gjysma e faqes së përditshme. Për më tepër, ka shumë të ngjarë që kjo sasi të mos përputhet gjithmonë me kriteret e mia për cilësinë. Ja dy arsye të mjaftueshm­e për tu ndjerë fatkeq.

Por mos arrini deri aty sa të më përbuzni: sado që jam kokë e këmbë i varur nga letërsia, nuk jam aq i sipërfaqsh­ëm sa të notoj në lumturi prej bukurisë, suksesit dhe numrit të librave që kam shkruar. Një autor i sojit tim nuk pret nga letërsia që ti shpëtojë ekzistencë­n, por veç ditën që është duke jetuar. Dhe çdo ditë është e vështirë. Sidomos kur nuk shkruan; kur nuk arrin të shkruash. Dhe jeta është e vështirë sepse ti shkruan, sepse të shkruash është shumë e vështirë. Mu në mes të këtyre sikleteve, problemi është të gjesh mjaftueshë­m shpresë sa të kryesh ditën, dhe nëse libri apo faqja që të lejojnë të arratisesh drejt një tjetër bote janë të mirë, të mund të thithësh aty dëshirën e ngazëllimi­n e nevojshëm për ta kapërcyer atë ditë.

Ja, do tju them se çprovoj kur nuk ia dal të shkruaj siç do të doja e as të harrohem në një libër që mund të më ngushëlloj­ë. Shumë shpejt bota bëhet një vend i shpifur, i padurueshë­m; atyre që më njohin nuk iu duhet shumë për të kuptuar që unë i ngjaj botës ashtu si ajo më shfaqet para syve. Në mbrëmje, kur dëshpërimi më lexohet në fytyrë, ime bijë, për shembull, e kupton menjëherë se nuk kam shkruar atë ditë. Do të doja tia fshihja po sia dal dot. Në të tilla çaste të errta arrij e i them vetes se nuk më bëhet vonë në jetoj apo jo. Sdua ti flas kujt, e kush më sheh kështu nuk do të flasë me mua. Në fakt, çdo pasdite, midis orës një dhe tre, më mbyt e njëjta gjendje shpirtëror­e, po kam mësuar ta kuroj me letërsi dhe të shkruar dhe, duke e marrë këtë bar në kohën e duhur, ia dal që të mos fundosem. Nëse, për shkak të udhëtimeve, të shërbimit ushtarak ( kur isha i ri), të një fature gazi që duhej paguar, të problemeve politike ( siç është puna tani), ose dhe për çfarëdo pengese tjetër, nuk kam arritur ta marr për një periudhë të gjatë ilaçin tim me erë boje dhe letre, ndjehem aq i humbur sa më duket sikur jam ngurosur në beton. Kjo gjëmë mund edhe të zgjasë, e të shtohet: sepse jeta është plot pengesa që bëjnë çmos të të largojnë nga ngushëllim­i i letërsisë. Qoftë kur marr pjesë në një mbledhje politike, qoftë kur bëj muhabet me shokë nëpër korridoret e ndonjë shkolle ose me të mitë në një darkë familjare, a kur mbetem në një bisedë me dikë për së mbari por që jeton në një botë krejt të ndryshme nga e imja dhe kokën e ka mbushur me ku e di unë çgjëra të dëgjuara në televizor, ose kur jam në një mbledhje pune të parashikua­r qyshkur, apo në një takim te noteri, a i zënë me pazaret ose duke bërë fotografin­ë që duhet për të marrë një vizë, ndjej befas se më rëndohen qepallat dhe, mu në pikë të ditës, më këput gjumi. Kur e kam të pamundur të kthehem në shtëpi e të mbyllem në studion time, e vetmja strehë është të përgjumem në mes të ditës.

Në fakt, nevoja ime thelbësore mbase nuk është letërsia por një dhomë ku mund të ngujohem veç me mendimet e mia. Atëhere, mund të shpik ëndrra shumë të bukura për të gjitha ato vende ku gëlon njerëzia, për grumbullim­et familjare dhe mbledhjet shkollore, gostitë festive e mysafirët. I përfytyroj me më shumë hollësi, rreth tryezave plot, e i bëj të gjithë më gazmorë. Në imagjinatë­n time gjithçka bëhet joshëse, marramendë­se dhe e vërtetë. Nga kjo botë e njohur, nxjerr lëndën e parë për të sajuar një tjetër botë. Ja ku erdhëm në zemër të çështjes sonë. Që të shkru- aj mirë më duhet të mërzitem; e që të mërzitem tamam më duhet të marr pjesë në jetë. Dhe pikërisht mu kur jam në mes të kësaj zhurme e zallamahie, ulur në ato tryeza pune ku tunden e shkunden zile telefonash, rrethuar me dashuri e me miq, buzë detit duke u shëllehur në diell a në ndonjë varrim tek bie shi domethënë pikërisht kur filloj që ti hyj thellë asaj çka ngjet rreth meje -, aty vërej befas se kam ngelur mënjëanë. E nis e përhumbem. Po qe se je pesimist, me vete thua pa të keq se po mërzitesh. Sidoqoftë, një zë i brendshëm të shtyn të kthehesh në dhomën tënde e të ulesh para tryezës së punës. Nuk di si e bëjnë të tjerët, po njerëzit si puna ime kështu bëhen shkrimtarë. E ndjej se sështë kjo rruga e poezisë, por e prozës, e novelës dhe e romanit. Ja pra, disa të dhëna më shumë për veçoritë e ilaçit që duhet të pi çdo ditë. Tani e shohim më mirë se çpërbërës ka: formula e tij përmban një dozë të mirë mërzitjeje, ca realitet dhe imagjinatë. Ky arsyetim, që e shpalos me kënaqësinë e rrëfimit dhe frikën se po them të vërtetën për vete, ka një pasojë me peshë që do jua dëftoj tani. Është fjala për një teori të vogël të romanit që niset nga parimi se shkrimi është ngushëllim dhe ilaç: ca romanicerë, si puna ime, i zgjedhin temat dhe formën et romaneve të tyre në funksion të kësaj nevoje që kanë për përhumbje të përditshme. Romani frymëzohet nga idetë, pasionet, zemëratat dhe dëshirat, e dimë të gjithë. Qejfi për ti pëlqyer njeriut të zemrës, për të poshtëruar armiqtë tanë, për të folur për çna ka ënda, kënaqësia që të bëjmë sikur e njohim diçka për të cilën sia kemi idenë, që të luajmë me kujtimet duke i risjellë ose duke i kaluar në heshtje, që të na duan, dëshira që të na lexojnë, ose ambicia politike, fiksimet apo ngasjet që kemi... janë të gjitha këto, dhe shumë arsye të tjera po aq të errta ose absurde, që na udhëheqin, me ose pa vetëdije... Janë po këto grishje që frymëzojnë përhumbjet tona ëndërrimta­re. Nuk e dimë tamam se me çfarë janë bërë këto shtysa e fantazma, po kur shkruajmë presim prej këtyre që të na lëshojnë jetën e të na vënë në lëvizje, si erërat që fryjnë nuk dimë prej ku. E lëmë veten në duar të këtyre shtysave e erërave misterioze, si një kapiten anije që nuk di nga vete... Por në një qosh të mendjes, e dimë ku ndodhemi e ku duam të mbërrijmë. Edhe kur e lë krejt veten të më marrin këto erëra, jam në gjendje, krahasuar me të tjerë shkrimtarë që i njoh e admiroj, të di pak a shumë se ku shkoj. Bëj një plan, ndaj në pjesë të ndryshme historinë që dua të rrëfej, dhe, para se të ngre spirancën, zgjedh portet ku do të ndalet anija, cilën ngarkesë do mbartë apo cilën do të lëshojë, çmoj kre pas kreu kohëzgjatj­en e udhëtimit dhe heq vijat e rrugëtimit të saj mbi hartën time. Por nëse erëra të tjera vijnë në të kundërt e papritur mi fryjnë velat duke më ndryshuar kahjen e historisë time, nuk u kundërvihe­m. Se, në fakt, ajo çka kërkon anija që lundron me velat krejt shpalosur, është një ndjenjë plotërie et bashkëplot­ësie. Thua se po kërkoj atë vend e atë kohë të veçantë ku të gjitha gjërat preken, lidhen mes tyre, ku çdo gjë është e vetëdijshm­e për ekzistencë­n e të tjerave. Pastaj, era fashitet pak nga pak dhe e gjej veten në një hapësirë të qetësuar, ku slëviz më asgjë. Ndjej atëhere që në këto ujra të qeta dhe të turbullta gjallon diçka që butë fare do ta bëjë romanin tim të ecë... Çka pres më shumë është ai frymëzim poetik që e kam përshkruar te “Bora”. Një formë frymëzimi e afërt me atë që Coleridge - i thotë se e ka përjetuar kur shkruante poemën e tij Kubla

 ??  ?? “Muzeu i pafajësisë”, Stamboll
“Muzeu i pafajësisë”, Stamboll
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania