Gazeta Shqiptare

Kjo jetë...

-

është ndoshta shumë i pritur, për me tshkápë nga fundi udhëtimit tënd, unazë e një vargoi, ikje e palëvizshm­e, ah tepër i njohur delir, Arsenio, i palëvizshm­ërisë… Mbaj vesh mes palmishtes vërshimin drithmues të violinave, i shuar kur rrotullon tingullin me rrapëllimë­n e teneqes së rrahur; e ëmbël është shtërngata kur i bardhë teptis ylli Djegagurit në qiellin blu e qysh prej slargu duket mbrëmja që është afër: nëse rrufeja e përqeth degëzohet si një pemë e çmuar brenda ditës që kuqëlohet: e daulle e ciganëve është oshëtimë e heshtur. Zbrit në mes territ që po ngutet dhe shndërroje mesditën në një natë globesh të ndezura, përkundëse në breg,e jashtë, ku një hije e vetme mban detin dhe qiellin, prej gushash thapërdara regëtin acetileni

derisa tpikëlojë fërgëllues­hëm qielli, tymos truall i etçuar që i pihet, gjithçka përreth pllaqurit, fërfëllojn­ë tendat e buta, nji frushullim­ë e pafund rruan tokën, poshtë shkalafite­n duke kuisur fenerët prej karte nëpër rrugë. Kështu hallakatur mes shelgjesh e kallamash të squllur, xunkth ti që rrënjët mbas vetes tërheq, veshtullor­e e asnjëherë të shkëputura, dridhesh nga jeta e anohesh kah nji boshllëk rikumbues vajesh të mbytura, ndehja të rrethon prej dallgës antike që të mbështjell; e ende gjithë çtë risundon, rrugë, portik, mure, pasqyra, të kredh në një të vetme turmë akulluese të vdekurish, e nëse një gjest të fshik, një fjalë të bie përbrí, ajo është ndoshta, Arsenio, në orën që shpërbëhet, shenjë e një jetë të mbytur shfaqur për ty, dhe era e sjell me hirin e yjeve. Esterina, njëzet vitet të kërcënojnë, reja e përhimtë që pak e nga pak të mbyll në vete. Këtë kupton e nuk druan. Të kredhur do të të shohim nëpër tymnajën që era hapërdan e dendëson, përdhunshë­m. Mandej nga dallgë e hirit do të dalësh përzhitur më shumë se kurrë, prirur drejt një aventure më të largët fytyrën e ndehur që fton Dianën harkëtare. Ngjiten njëzet vjeshtrat, të mbështjell­in pranverat e kaluara; Ja, për ty po kumbon një parandjenj­ë në sferat eliziane. Një tingull nuk ta rikthen Atë që vazon e plasaritur goditi!; unë lutem të jetë për ty koncert i pazakontë prej zilkash. Dyshim i nesërm nuk të tremb. E hirshme ti shtrihesh mbi gumën vezullore të kripës dhe thek nën diell gjymtyrët. Të kujton hardhucën mbi shkëmbin cullak; të mashtron rini, ai kurthi në bar i fëmijës, Uji është forca që të farkëton, në ujë rigjehesh e rinjihesh: ne të ndërmendim si nji algë, gurëzall, si një krijesë detare që kripa nuk e gërryen por kthehet në shkëmb më kthjellore. Vërtetë ke të drejtë ti! Mos e turbullo me paragjykim­e të sotmen e qeshur. Hareja jote qysh tash zë peng të ardhmen dhe një rrokullimë shpatullas­h rrënon fortesat

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania