Gazeta Shqiptare

Kjo jetë...

- NGA EUGENIO MONTALE

I. Ishte ku ura e drunjtë përthekohe­t në Porto Corsini mbi detin e lartë e njerëz në trrallë, thuaj lëshojnë a tërheqin rrjetat. Me një shenjë të dorës tregoje në bregun tjetër të padukshëm atdheun tënd të vërtetë. Mandej ndoqëm kanalin deri thellë në port të qytetit, përndritur prej shkëndijas­h, në ultësirën ku fundoset një pranverë e topitur, pa kujtesë.

të shtanguar E këtu ku një jetë antike ngjyrohet me një të ambël ankth Orienti, fjalët e tua ylberonin si luspat e barbunit që grahmon. Shqetësimi yt më ndërmend Zogjtë në flatrim që përplasen tek farët Ndër netët shtërngato­re: është një shtërngatë dhe ëmbëlsia jote, vorbullon e nuk shfaqet e prehjet e saj janë edhe më të rralla. Nuk di se si mbahesh kaq e molisur në këtë liqen indiferenc­e që është zemra jote; ndoshta të shpëton hajmalia që ti mban pranë lapsit të buzëve, pambukut të pudrës, limës: nji mi i bardhë fildishi; e kështu egziston. Doli fjala se diku larg dhe afër ra një sëmundje ngjitëse, sëmundje e kafshëve. Maqedonia nga frika dhe kompleksi i humbjes, zhdukjes, zhbërjes mbylli kufirin. Mbyllja e kufirit te Qafa e Thanës me shqetësoi. Më duhej të kthehesha në Prishtinë. Në Durrës kisha shkuar për tu takuar me tim vëlla, Muharrem Ferrin, që kishte ra në shtratin e vdekjes nga një sëmundje e rëndë e pashëruesh­me.

Pasi e mora vesh se pika e kufirit kah Hani i Hotit, kah Mali i Zi është e hapur, vendosa që kthimin ta bëj nga ajo anë.

Për të qenë i saktë herët në mëngjes u nisa.

Tri mbesat e mia, vajzat e tim vëlla më përcollën deri te autobusi që shkonte për Shkodër. Afër autobusit ishin tre- katër djem të rebeluar. Në sytë e tyre shihej se kanë pasur jetë të keqe. Të dëshpëruar­it edhe kur nuk janë të provokuar kanë shumë përplasje me vetveten dhe me të tjerët. Nga humbja e vlerës së individit shikonin gjithçka dhe nuk kuptonin asgjë. Si duket as ata vetë nuk dinin se çka po i pret e çka po kërkojnë. Shkurt, donin të shkonin deri në fund.

Për rebelin me biçikletë, mirësjellj­a qytetare, shteti, kombi shihen si lecka pa vlerë. Brenda botës së vet e kishte një mllef. Vuajtjet e vendit të mallkuar nuk mund ti fshehë.

Si vendosi të kapë drejtimin e ngushtë e të hyjë në mes meje e mbesave të mia, as tani nuk e kuptoj. Por ai pa folur çau hapësirën e ngushtë dhe doli në anën tjetër. Në sy shihet se arroganca e tij nuk kishte nevojë për të qenë e saktë. Në mesin e njerëzve pa shpresë e kishte humbur kujtesën.

Kur doli në anën tjetër u ndal. Nuk duronte asgjë më shumë se personazhi­n e vet dëshpërues.

Pasi e bëri edhe një rreth, shkoi te shokët e vet.

Unë sjelljen e tij e përjetova si diçka që e kemi humbur si komb. Me të jeta si duket nuk është treguar e mirë. Nga tërbimi diçka llomotiti. Unë reagimin e tij e qita anash. I kisha mërzitë e mia. Në kohë të pa kohë jeta mund të jetë ëndërr e keqe.

Rebeli me biçikletë më shikoi prap. Çfarë kuptimi ka ashpërsia e tij dhe çka e ka sjell në atë gjendje, nuk e kuptonte as ai vetë.

Tani me imazhin e ashtuquajt­ur pa atdhe mentalitet­i i tij lejon çdo gjë, prandaj sjellja dhe pamja e tij e egër kërkon diçka të pakuptuesh­me. Kohën e humbur Enver Hoxha e kishte marrë me veti në varr.

Duke kërkuar kthimin në të ardhmen, për kohën e tashme, si duket kanë mbaruar fantazitë.

Rebeli me biçikletë, me jetën e izoluar nga diktatura e proletaria­tit nuk kishin as çka të kërkonin, as çka të humbisnin, as çka të kursenin më shumë.

Pa vetëdije shfrytëzon­in një mllef. Nuk ka rëndësi nga dhe si. Kanë kaluar vite e vite afër kufirit të rrezikshëm, ku qytetarët kanë marrë pamjen e humbjes së shkëlqimit qytetar.

Rebeli me biçikletë, kur më pa se edhe unë po e shikoj, pyeti: - Çka po shikon? - Asgjë më shumë dhe asgjë më pak se çka po shikoj!

 ??  ?? Ismail Lulani
Ismail Lulani
 ??  ?? Rexhep Ferri
Rexhep Ferri

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania