Gazeta Shqiptare

FULVIO CORDIGNANO

( 1887- 1952)

-

Misionari italian lindi më 1887. Më 1912 emërohet magjistër në Kolegjin Sav erian në Shkodër ( 19121916). Në vitet 1917- 20 plotësoi studimet teologjike dhe vijoi veprimtari­në në Belgjikë, Angli, Irlandë dhe në revistën “La Civilità Cattolica” ( Romë). Kthehet në Shkodër më 1924. Prej vitit 1926 deri më 1941 kreu misione shëtitëse fetare në zonat më të thella malore të Veriut, pa ndërprerë punën shkencore e publicisti­ke. Artikulli i tij L’Albania nella storia e nella vita ossia visione panoramica di un piccolo mondo primitivo [“Shqipëria në histori dhe në jetëose vështrim panoramik i një bote të vogël primitive”], botuar në “Rivista d’Albania” ( vj. 2, fasc. 1, mars 1941), në të cilin reflektoi interpreti­me të pasakta për shqiptarët, ngjalli polemika të rrepta në opinionin intelektua­l e arsimor të Shkodrës, të cilat u pasqyruan në shtypin periodik dhe në botime të veçanta. Me këtë rast jezuitët e larguan nga Shqipëria.

Kultura shqiptare i njeh meritën për një varg studimesh e punimesh mbi krijimtari­në shpirtëror­e të popullit shqiptar, gjuhës dhe letërsisë shqipe. Epopeja kombëtare e popullit shqiptar ( Shkodër, 1925), Geografia ecclesiast­ica dell’Albania dagli ultimi decenni del secolo XVI alla mettà del secolo XVII [“Gjeografia kishtare edhjetëvje­çarit të fundit të shek. XVI deri në gjysmën e shek. XVII”]( 1934), Saggio di un regesto storico dell’ Albania [“Studim rreth një regjistri historik të Shqipërisë”] ( Shkodër, 1937- 1940) së bashku me Z. Valentinin, vepra trivëllimë­she L’Albania a traverso l’opera e gli scritti di un grande missionari­o italiano, il Domenico Pasi S. I ( 1847- 1914) [“Shqipëria përmes veprës dhe shkrimeve të një misionari italian, P. Dedë Pasit”]( Romë, 1933- 34), Catasto Veneto di Scutari e Registrum Concession­um 1416- 1417 [“Kadastra veneciane e Shkodrës dhe regjistri i pasurive 14161417”], në dy vëllime ( Shkodër, 1940; Romë, 1942), Vasha n’epopen kombtare të popullit shqyptar: Tringa e Malcis. ( Shkodër, 1939) janë disa prej veprave më të njohura të albanologu­t. Po t’u shtosh edhe kontributi­n në fushën e gramatikës dhe fjalorëve gjuhësorë si: Lingua Albanese ( dialetto ghego) ( Grammatica – saggi di letteratur­a, fraseologi­a e proverbi) ( Milano, 1931), Dizionario albanese- italiano e italianoal­banese. ( Il nuovo “Jungg”). Parte albanese- italiana. ( Milano, 1934), Dizionario italiano- albanese e albanese- italiano. Parte italiano- albanese. ( Shkodër, 1938) etj., plotësohet më tej portreti i tij shkencor. ( M. Gj.)

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania