Gazeta Shqiptare

Peripecitë e Afërditës së Milos

-

Është një nga statuetat më të vlerësuara në historinë e arteve pamore. U zbulua në Greqi dhe pas shumë sikletesh u përcoll në Francë. U dëmtua aq shumë, saqë sot e kësaj dite i mungojnë pjesë të tëra të gjymtyrëve. Gjithse

si, mund të kundrohet tashmë nga kushdo në Muzeun e Luvrit...

parashikim­it, për të mbajtur krahun e djathtë të mbledhur.

Krahu i majtë zgjatej deri poshtë nivelit të syrit të statujës, mbi të cilën statueta mbante një mollë. Ana e djathtë e statujës është e punuar më me kujdes dhe mbyllet me detaje më të përcaktuar­a qartë sesa e majta apo pjesa pas, gjë e cila tregon se statueta ishte planifikua­r të vendosej në profil nga e djathta.

Zbulimi dhe historia

Afërdita e Milos u zbulua më 8 prill 1820 nga një fshatar grek i quajtur Jorgo Kentrotas, brenda një nike, i varrosur në rrënojat e qytetit antik të Milos, vendi i cili identifiko­het sot si fshati i Tripitit në ishullin egjejan të Milos. Statuja u gjet në dy copa të mëdha ( torsi i sipërm dhe i poshtmi bashkë me draperitë) sëbashku edhe me disa pjesë të tjera ( kolona që në majë kishin koka), fragmente të krahut të majtë dhe pëllëmba e majtë, e cila mban një mollë dhe një bazament i nënshkruar. Ai e rivarrosi sërish statujën. Oliver Voutier, një oficer frëng marine ishte duke eksploruar ishullin në atë kohë. Me ndihmën e një fshatari tjetër, me emrin Moraitis, Voutier filloi të gërmonte përreth ku dukeshin qartë rrënoja antike. Brenda pak orëve Voutier kishte zbuluar sërish atë që do të njihej nga francezët si Venus de Milo. Dhjetë ditë më vonë një oficer tjetër marine Jules Dumont d’Urville, e vlerësoi shumë gjetjen dhe kërkoi ta blinte nga turqit duke përdorur si ndërmjetës ambasadori­n frëng Charles- François de Riffardeau në Stamboll, atëkohë markez dhe më vonë Duka de Rivière. Dymbëdhjet­ë ditë pasi anija e Toulon ishte ankoruar jashtë ishullit të Melos në breg shoku i anijes së d’Urville, Matterer takoi fshatarin Moraitis, që pak ditë më parë teksa punonte tokën kish gjetur copat e mermerit dhe statujën në dy pjesë dhe që e afroi fare lirë tek oficerët e rinj. Megjithatë sot e kësaj dite bazamenti është pronë e një familje greke, pasardhësi­t e Moraitis. Oficerët skishin ku ta mbanin dhe zbulimi ngjalli shumë probleme, ndaj ata ia përcollën Markezit de Rivière, ambasadori­t, që nga ana e tij e përcolli me një anije të flotës frënge. Grekët e kuptuan rëndësinë dhe luftuan shumë ta mbanin. Ajo është dëmtuar se është tërhequr në shkëmbinj me forcë nga marinarët, që sjanë kujdesur shumë për copëzat e mbetura. Lajmi i zbulimit ishte menjëherë i madh. Fshatari, që e zbuloi i dyti, lajmëroi Nikolas Mourusi, dragoman i flotës që punonte edhe si përkthyes gojor i Sulltan Mahmud II në Stamboll. Francezët e bllokuan shitjen por arritën ta marrin skulpturën. Vetë Nikolas Mourousi u dënua më 1821dhe u ekzekutua sepse filloi lufta greke. Skulptura mbërriti në Francë dhe pati sërish shumë peripeci. Madje, në Luftën e Dytë Botërore u ruajt në Château de Valençay sëbashku me “Fitoren e Samothrakë­s” dhe “Skllavin” e Mikelanxhe­los .

Famën ia dha propaganda frënge më shekullin e XIX. Ata e përdorën dhe si kundërpesh­ë të Venusit të Mediçëve që e kish marrë Napoleoni... por që Franca u detyrua ta kthejë pas. Sot mund të soditet në një nga hapësirat e Luvrit...

 ??  ?? Venus de Milo Skeda Artisti Koha e realizimit Tipi Vendndodhj­a Aleksandro­s i Antiokisë Mesvite 130 dhe 100 para Krishtit Mermer Museumi i Luvrit Paris
Venus de Milo Skeda Artisti Koha e realizimit Tipi Vendndodhj­a Aleksandro­s i Antiokisë Mesvite 130 dhe 100 para Krishtit Mermer Museumi i Luvrit Paris
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania