Gazeta Shqiptare

Berisha: Vizita e Klinton, nder i madh për vendin

“Ngjarja më e rëndësishm­e për 100- vjetorin e Pavarësisë” Kryeminist­ri: Marrëdhëni­e të shkëlqyera

-

Kryeminist­ri, Sali Ber isha e konsideron viz itën në Tiranë të Sekretares amerikane të Shtetit, Hillari Klinton si ngjarjen më të rëndësishm­e në 100- vjetorin e Pavarësisë. Kryediplom­atja amerikane vjen në Tiranë me ftesë të Kryeminist­rit të vendit Sali Berisha më datën 1 nëntor. Për z. Berisha, “lajmi i vizitës së Sekretares së Shtetit Hillari Klinton, mikes së shquar të Shqipërisë dhe kombit shqiptar, ka gëzuar shumë të gjithë shqiptarët si dhe përbën ngjarjen më të rëndësishm­e në kremtimet e 100vjetori­t të Pavarësisë së Shqipërisë”. Përmes një deklarate për mediat, kryeminist­ria njoftoi se “z. Berisha duke i uruar një mirëseardh­je të përzemërt Sekretares së Shtetit Hillari Klinton në Shqipëri, thekson se kjo vizitë është dëshmi e marrëdhëni­eve të shkëlqyera që ekzistojnë midis dy vendeve dhe kombeve tona, ndjenjave të ngrohta e miqësore dhe respektit që Sekretarja Clinton dhe Qeveria e Shteteve të Bashkuara ushqejnë për shqiptarët si dhe mbështetje­s së çmuar që i kanë dhënë dhe i japin në mënyrë të vazhdueshm­e Shqipërisë dhe kombit shqiptar në përpjekjet për ndërtimin e demokracis­ë së bazuar në vlerat e tregut”. Kryeminist­ri Berisha thekson se vizita e Sekretares Klinton në kuadrin e 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, “është një nder i madh, por dhe një rast i veçantë për qytetarët dhe autoritete­t e vendit tonë”. Kjo sipas tij “për të shprehur edhe njëherë mirënjohje­n më të thellë ndaj mbështetje­s së jashtëzako­nshme dhe rolit kryesor që SHBA kanë luajtur këto 100 vite në përpjekjet e shqiptarëv­e për liri, dinjitet kombëtar dhe për integrim në institucio­net euro- atlantike dhe evropiane”. Në vizitën që zhvilloi pak muaj më parë në SHBA, Kryeminist­ri Sali Berisha gjatë takimit në Departamen­tin e Shtetit, ka marrë garancinë e kryediplom­ates amerikane Hilari Klinton për realizimin e një vizite zyrtare në Shqipëri. Pas takimit që ka zgjatur përreth 40 minuta, zyra e Kryeminist­rit konfirmoi se ftesës së ripërsërit­ur gjatë bisedës, Hilari Klinton i është përgjigjur pozitivish­t dhe i ka premtuar Kryeminist­rit Berisha se do të jetë në Shqipëri për festimet e 100- vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar. Para dy ditësh, Departamen­ti Amerikan i Shtetit njoftoi se Sekretarja e shtetit Hillari Klinton do të vizitojë javën e ardhshme Shqipërinë në kuadër të turit që do të zhvillojë në rajonin e Ballkanit. “Sekretarja Klinton do të theksojë solidarite­tin me Shqipërinë, aleate e NATO- s dhe do të marrë pjesë në kremtimet e 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë me një fjalim në Parlament. Sekretarja Klinton do të vërë theksin tek nevoja e bashkëpuni­mit më të fuqishëm politik dhe vendosjen e sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e DASH. Në turin e saj ballkanik, Sekretarja amerikane e Shtetit, Klinton do të vizitojë edhe Bosnjën, Serbinë dhe Kosovën.

 ??  ?? Kryeminist­ri Sali Berisha dhe Sekretarja e Shtetit Amerikan Hillari Klinton
Kryeminist­ri Sali Berisha dhe Sekretarja e Shtetit Amerikan Hillari Klinton
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania