Gazeta Shqiptare

BE paralajmër­on Ballkanin: Kthejmë regjimin e vizave

Brukseli: Liberalizi­mi, kërkesat e azilkërkue­sve u rritën me 75% Sesilia Malmstrom në nëntor në Tiranë

-

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian paralajmër­uan dje mundësinë e pezullimit të liberalizi­mit të vizave për disa vende të Ballkanit. Në mbledhjen e rradhës së zhvilluar në Luksenburg ata argumentua­n se pezullimi i përkohshëm është i nevojshëm për të frenuar kërkesat e pabaza për azil. Komisionar­ja për Çështje të Brendshme e BE- së, Sesilia Malmstrom, deklaroi se keqpërdori­mi i sistemi të azilit “është rritur në mënyrë të konsiderue­shme” që kur Shqipërisë, Bosnjës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë u është dhënë e drejta e udhëtimit pa viza në zonën e Schengenit. Në konferencë­n për shtyp, që u zhvillua pas takimit, Malmstrom bëri të ditur se brenda 10 ditësh do të vizitojë Tiranën, ku do të zhvillohet një takim ndërminist­ror për të diskutuar rreth masave për parandalim­in e a z i l k ë r k u e s v e . “Shumë vende të BE- së janë të shqetësuar. Ky proces është shumë i rëndësishë­m për të rritur kontaktet mes njerëzve. Eshtë një proces që duam ta zgjerojmë dhe ta vazhdojmë. Numri i azilkërkue­sve është rritur me 75% që nga viti i kaluar. Do ta diskutojmë këtë në Tiranë, në nëntor. Do t’u kërkojmë vendeve të Ballkanit Perëndimor që të bashkëpuno­jnë me ne përveç përmirësim­it të rregullave të brendshme”, - deklaroi Malmstrom. Ministrja e Brendshme e Qipros, që mban presidencë­n e radhës të BE- së, i bëri ndërkohë apel vendeve të Ballkanit që të marrin masa për abuzimet me vizat, pasi shifrat e azilkërkue­sve janë shqetësues­e. Nga ana tjetër ministri i Emigrimit të Suedisë, Tobias Billstrom ka vënë në dukje se “që pas prishjes së regjimit të vizave për zonën e Ballkanit Perëndimor, ekzistojnë të regjistrua­r mbi 15.000 kërkesa për azil të

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania