Gazeta Shqiptare

FRD: Tryeza e 5 nëntorit, nuk e kemi marrë ftesën

Data e zgjedhjeve, Presidenti Nishani ka thirrur konsultat Biberaj: Jemi parti parlamenta­re

- Valentina Madani

Ftesa e Presidenti­t Bu jar Nishani nuk ka mbërritur në selinë e FRD- së për t’ju bashkangji­tur tryezës së partive politike të datës 5 nëntor, e cila nis konsultime­t për datën e zgjedhjeve parlamenta­re të 2013- ës. Njëri nga anëtarët e grupit nismëtar të FRD- së, ish- deputeti Aleksandër Biberaj bëri dje të ditur për “Gazeta Shqiptare” se FRD nuk ka marrë ende ftesë nga kreu i shtetit. “Ftesa mund të vijë edhe më datën 4 nëntor, por ajo që mund t’ju them është se deri tani nuk kemi marrë ftesë, ndërkohë që ne jemi parti parlamenta­re”, deklaroi z. Biberaj. Sa i përket qëndrimit që do të mbajë FRD- ja, përfaqësue­si i kësaj partie bën të qartë se gjithçka do të vendoset në momentin që do të kenë marrë ftesën e z. Nishani. “Do të presim të na vijë ftesa dhe pastaj të mbajmë një qëndrim”, - u shpreh z. Aleksandër Biberaj. Ndryshe nga FRD, krerët e partive të tjera kanë konfirmuar mbërritjen e ftesës dhe pjesëmarrj­en në tryezën e partive politike të datës 5 nëntor. Mësohet se ftesa u është dërguar partive parlamenta­re PD- së, PRsë, LSI- së, PDIU- së dhe PSsë e PBDNJ nga opozita. Dy ditë më parë, kreu i shtetit Bujar Nishani përmes një njoftimi zyrtar ftoi partitë politike parlamenta­re të bisedojnë e të konsultohe­n për caktimin e datës së zgjedhjeve të përgjithsh­me për Kuvendin e ri të Shqipërisë. Presidenca njoftoi se: “Në zbatim të detyrimit kushtetues për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme për Kuvendin e Shqipërisë, Presidenti i Republikës, SH. T. Z. Bujar Nishani ka ftuar në takime përfaqësue­sit e partive politike parlamenta­re, për të biseduar dhe për t’u konsultuar për caktimin e datës së zgjedhjeve të ardhshme parlamenta­re”,- thuhet në njoftim. Takimet për kon-

 ??  ?? Aleksandër Biberaj
Aleksandër Biberaj
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania