Gazeta Shqiptare

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha: Trualli i xhamisë, e zgjidhur

Përfundimi­sht është zgjidhur dhe çështja e pronësisë së terrenit ku do të ndërtohet xhamia.

-

Kreu

i Bashkisë së Ti ranës, Lulzim Basha apeloi dje nevojën e pranimit të rezultatit të zgjedhjeve parlamenta­re të 2013- ës nga ana e forcave politike. Sipas tij liderët politikë nuk duhet ta kthejnë humbjen në trauma politike, sociale e kombëtare. Ai i bëri këtë deklarata gjatë një interviste të dhëne për emisionin “Bugajski Hour” në Albanian Screen”. “Ajo që ka munguar, them se është ndërgjegja për të pranuar rezultatet e zgjedhjeve dhe për të mos kthyer humbjet personale në trauma politike, sociale dhe kombëtare. Shpresoj që ky mësim të jetë nxjerrë dhe shpresoj gjithashtu që zgjedhjet e 8 majit të vitit të kaluar të kenë kon- tribuar për këtë. Dhe nëse është kështu, me sistemin të rrënjosur, me ndryshimet që janë bërë, sërish në mënyrë bipartizan­e, nuk duhet të ketë asnjë arsye përse infrastruk­tura ligjore dhe teknike e vitit 2013 nuk duhet të japë garanci të plota për zgjedhje të standartev­e evropiane në Shqipëri. Ajo që ne kemi nevojë pas kësaj, është sjellja evropiane”, - deklaroi Basha. Ndërkohë më herët, kryebashki­aku i Tiranës, pas vizitës që zhvilloi në Komuniteti­n Mysliman, nga ku uroi besimtarët për festën e Kurban Bajramit tha se tashmë rruga është e hapur për ndërtimin e xhamisë së re të kryeqyteti­t. “Përfundimi­sht është zgjidhur dhe çështja e pronësisë së terrenit ku do të ndërtohet xhamia. Pas faljes së afro 3 mijë m2 nga shteti dhe kombinimit me një parcelë tjetër prej 3 mijë m2, pas gjashtë muaj negociatas­h dhe marrëveshj­esh me pronarin e truallit, është hapur rruga e procesit të ndërtimit të xhamisë së re”, - deklaroi Basha.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania