Gazeta Shqiptare

Halimi: Mandati i Ina Ramës mbaron në 22 nëntor 2012

Ministri i Drejtësisë: Asnjë ditë më vonë PS, Gjoni: Skenari ‘ Sollaku’

-

Ministri i Drejtë sisë, Eduard Hal imi pretendoi dje se mandati 5- vjeçar i Prokurores së Përgjithsh­me, Ina Rama mbaron në 22 nëntor 2012. Sipas tij largimi i saj nga kreu organit të akuzës nuk do të zgjasë asnjë ditë më vonë. “Ina Rama u zgjodh në 22 nëntor të 2007 me 83 vota nga të maxhorannc­ës dhe të opozitës. Dhe pikërisht në 22 nëntor të këtij viti, dhe asnjë ditë më vonë duhet të largohet nga zyra.

Nuk gjykoj se duhet të ketë shtrirje për mandatin e Prokurorit të Përgjithsh­ëm. Mandati i Prokurorit të Përgjithsh­ëm është i përcaktuar në Kushtetutë dhe nuk gjykoj se duhet të ketë shtyrje për këtë mandat”, - tha Halimi në një prononcim të dhënë për “Albanian Screen”.

REAGIMI I PS

Largimi i Ina Ramës nga detyra do të ketë sfond të pastër politik sipas opozitës. Kur ka mbetur më pak se një muaj nga mbushja e 5- vjeçarit të qëndrimit të saj në krye të organit të akuzës, deputeti socialist Ilir Gjoni vlerëson se dhe me Ina Ramën po përsëritet skenari i njëjtë i shkarkimit të paraardhës­it të saj, Theodhori Sollakut. “Që nga momenti që Ina Rama është emëruar Prokurore e Përgjithsh­me përjashto një periudhë 6mujore të fillimit të punës së saj, që Prokuroria e Përgjithsh­me dhe Prokurorja e Përgjithsh­me kanë qenë target dhe objekt i sulmeve të Sali Berishës dhe të Bujar Nishanit, sot president. Ka një prapaskenë politike dhe nuk do të shihet më shumë ana juridike dhe zbatimi i ligjit. Në këtë kuadër unë gjykoj që dhe lëvizja e kryeprokur­ores do të ketë një motiv të pastër politik”, - deklaroi Gjoni për “Albanian Screen”.

Në 21 prill 2008, Kuvendi me unanimitet votash ndryshoi Kushtetutë­n, ku ndër të tjera mandati pa limit i Prokurorit të Përgjithsh­ëm u kufizua me 5- vjet. Ndryshimet kushtetues­e hynë në fuqi në maj të po atij viti. Debati i hapur sëfundmi është se kur duhet të llogaritet afati i mbarimit të mandatit të Ina Ramës në krye të organit të akuzës, në nëntor 2012 apo në maj 2013. Në 22 vite pluralizëm janë ndërruar 6 kryeprokur­orë që prej majit të vitit 1991, kur ky titullar u zgjodh nga Kuvendi për herë të parë me sistemin e ri.

 ??  ??
 ??  ?? Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi
Ministri i Drejtësisë Eduart Halimi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania