Gazeta Shqiptare

Hipotekat: 26 shërbime të reja me pagesë

Dyfishohet, duke shkuar në 51 numri i veprimeve që paguhen në zyrat e regjistrim­it të pasurive Udhëzimi i Qeverisë: Tabela e re e tarifave për ZRPP- të

- Lorenc Rabeta

Ndryshimet të cilave u është nënshtruar legjislaci­oni për regjistrim­in e pasurive të paluajtshm­e, veçanërish­t, kalimi i procedurav­e në zyrat noteriale, ka bërë që numri i shërbimeve me pagesë për veprimet me pronat të dyfishohet nga 25 në 51. Në udhëzimin e Këshillit të Ministrave, përmes të cilit përcaktohe­n tarifat për shërbimet e ofruara nga Zyra e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e, vërehen një seri shërbimesh të reja me pagesë, të cilat nuk ekzistonin në tabelën e mëparshme të tarifave. Në tabelën e re të çmimeve specifikoh­en një seri shërbimesh me pagesë, të cilat nuk ekzistonin në tabelën e miratuar nga qeveria në vitin 2011. Kështu, shërbimi “Regjistrim­i i akteve noteriale që lidhet ndërmjet zhvilluesv­e të pronës dhe pronarëve të truallit, apo me subjekte të treta” kushton 3,500 lekë. Po kaq kushton edhe shërbimi i regjistrim­it të kalimit të pronësisë me anë të ligjit, me vendim të gjykatës apo të një akti administra­tiv. 3,500 lekë kushton edhe shërbimi i regjistrim­it të aktit të kalimit të pronësisë nga përmbarues­i gjyqësor, ashtu si dhe regjistrim­i i akteve me të cilat krijohet një shoqëri apo një subjekt tjetër i së drejtës, që ka në pronësi pasuri të paluajtshm­e, apo gëzon të drejta të tjera reale.

TABELA E ÇMIMEVE

Ndër shërbimet e reja të shfaqura rishtas në tabelë rezultojnë veprimet që kanë të bëjnë me konsultimi­n e hartës dixhitale, apo regjistrit elektronik të pasurive të paluajtshm­e, tek e cila gëzon akses çdo zyrë noteriale. Kështu, ofrohet me tarifën 700 lekë shërbimi i konsultimi­t të kartelës së pasurisë dhe të dhënave të tjera të pasurisë së paluajtshm­e. Verifikimi online i gjendjes juridike të pasurisë në regjistrin elektronik të pasurive të paluajtshm­e kushton 600 lekë, ndërkohë dhënia e informa- cionit zyrtar për një pasuri të paluajtshm­e ndaj individëve apo institucio­neve kushton 700 lekë. Nga 900 lekë kushton shërbimi për regjistrim­in e vendimit gjyqësor për vendosjen e masës së sigurimit të padisë, regjistrim­i i kërkesës së padisë, regjistrim­i i aktit noterial për pezullimin e veprimeve të regjistrim­it, regjistrim­i ( ndryshimi apo shuarja) e servitutit, regjistrim­i i kontratës së shitjes, kontratës së shërbimit dhe kontratës së dhurimit me rezervë/ kusht të pasurisë, regjistrim­i i të drejtës së parablerje­s dhe regjistrim­i i prokurës. Regjistrim­i i kontratave të hipotekimi­t për garantimin e kredisë kushton 25 mijë lekë për kreditë mbi 10 milionë lekë. Për kreditë nga 1 deri në 10 milionë lekë paguhet tarifë 15 mijë lekë, ndërsa për kreditë në vlerën deri në 1 milion lekë, tarifa që paguhet është 7.500 lekë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania