Gazeta Shqiptare

Udhëzimi: Rastet kur refuzohet regjistrim­i nga hipotekat

ZRPP kthen mbrapsht pronat me mbivendosj­e

-

Përmes

një udhëzimi të publikuar në faqen e vet zyrtare pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave përcaktont­e në mënyrë të hollësishm­e rregullat që duhet të ndjekë Zyra e Regjistrim­it për regjistrim­in e kontratave të shitjes për një pasuri të paluajtshm­e, regjistrim­in e pasurive të paluajtshm­e, të fituara me parashkrim fitues si dhe regjistrim­in e kalimit të pronësisë me anë të ligjit, me vendim të gjykatës apo të një akti administra­tiv. Një hapësirë të konsiderue­shme në udhëzim zinin rastet kur regjistrim­i i pronave refu- zohet nga ZRPP: kur vendimi gjyqësor nuk ka marrë formë të prerë, në përputhje me nenet e Kodit të Procedurës Civile; kur në bazë të Kodit Civil, sipas vendimit të gjykatës, në dhënien e vendimit është vënë në lëvizje me kërkesë, përveç rasteve të çeljes së trashëgimi­së. Refuzohet gjithashtu hipotekimi kur të dhënat për pasur- inë nuk janë të plota e nuk kanë të përcaktuar­a minimalish­t, kufijtë dhe pozicionin gjeografik të pasurive të paluajtshm­e ( vendndodhj­en e pronës/ numrin e regjistrim­it në regjistrat hipotekorë ose kadastralë të pasurisë, kufitarët e pronës dhe/ ose sipërfaqet). Një rast tjetër kur refuzohet regjistrim­i është ekzistenca e regjistrim­eve të pronësisë për pasurinë e paluajtshm­e në favor të personave të tjerë, fizikë ose juridikë. Refuzohet kategoriki­sht regjistrim­i nga zyrat e hipotekës në rastet kur në bazë të ligjit nr. 33/ 12, “Për regjistrim­in e pasurive të paluajtshm­e”, dokumentet e paraqitura për regjistrim krijojnë mbivendosj­e me një pasuri të regjistrua­r më parë. Të pamundur regjistrim­in e bën edhe ekzistenca e regjistrim­eve të mundshme ekzistuese të pronësisë mbi pasurinë e paluajtshm­e, që është objekt i kërkesës për regjistrim, në favor të personave të tjerë, fizikë ose juridikë, përveç palëve të përcaktuar­a në aktin administra­tiv, të cilat nuk kanë qenë palë në procesin administra­tiv.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania