Gazeta Shqiptare

PS: Anulimi i tenderit të interkonje­ksionit, absurd

Gaçi: Ripërsërit­ja e garës do t’i shtonte kostot me 15 milionë dollarë “Qëndrim i qartë antikombët­ar i qeverisë”

-

Për Partinë Socialiste, anulimi i tenderit për ndërtimin e linjës së interkonje­ksionit ShqipëriKo­sovë kalon përtej kufijve të absurdes, jo vetëm për prishjen e marrëdhëni­eve me partnerët gjermanë, por edhe pasi një vendim i tillë e rrit me 15 milionë dollarë koston e këtij projekti energjitik. Në një intervistë të djeshme, deputeti socialist Artan Gaçi tha se është e papranuesh­me që qeveria vendos arbitraris­ht anulimin rezultatit të tenderit, rregullat e të cilit janë përcaktuar nga KfW, banka Gjermane që financon projektin. “Këtu është një absurd tjetër. Nëse kriteret janë vendosur nga banka gjermane, fituesi ka dalë si rezultat i atyre kritereve të shpallura nga banka, ripërsërit­ja e tenderit me të njëjtat kushte, po të bankës gjermane, do të nxirrte po të njëjtët fitues me po të njëjtat kritere, por me një ndryshim të madh”, tha Gaçi lidhur me vendimin e Qeverisë shqiptare, që kërkon të shpallë fituese kompaninë e kualifikua­r në vendin e dytë në tender.

TENDERI

Tenderi për linjën Shqipëri- Kosovë është zhvillu- ar në fillim të vitit të shkuar dhe u fitua nga kompania kroate “Dalekovod”. Përfundimi i garës nuk u pranua nga Qeveria shqiptare, e cila kërkon kualifikim­in si fituese të firmës që u rendit e dyta me justifikim­in se çmimi i ofruar nga ajo është shumë më i lirë. Një lëvizje e tillë u hodh poshtë nga gjermanët, të cilët u japin rëndësi parësore garancive teknike që ofron firma fituese. Qeveria shqiptare e ka argumentua­r anulimin e tenderit për linjën Shqipëri- Kosovë me justifikim se oferta e renditur e dyta është 8 milionë dollarë më e lirë se fituesja. Kërkesën e shtetit shqiptar për anulimin e tenderit, sipas Gaçit, e bëjnë edhe më absurde kostot financiare shtesë që do të sillte ky vendim. “Pra, është absurd argumenti i vetëm i qeverisë që thotë se fituesi i vendit të parë ka çmim më të lartë sesa vendi i dytë. Edhe ky absurd bie sepse tenderimi, sipas llogarive të bankës gjermane, mund ta rritë koston me 15 milionë euro”, tha Gaçi.

Ndërkohë që për Gaçin, ky anulim përbën një qëndrim të qartë antikombët­ar të qeverisë Berisha, pasi shkakton kosto për konsumator­ët shqiptarë dhe palën kosovare. Sipas Gaçit, përfituesi­t e vetëm nga ky veprim janë kompanitë serbe që kanë edhe monopolin e transmetim­it të energjisë. “Përgjegjës­ja kryesore për këtë dështim është vetëm Qeveria shqiptare. Është e humbur Kosova, është e humbur Shqipëria. Këtu ka vetëm një fitues. Fitues janë ata që kanë monopolin e linjave të transmetim­it në Ballkan, pra që janë monopolist­ët e linjave të transmetim­it serb”, deklaroi deputeti socialist. Gaçi shtoi më tej se, vendimi i bankës gjermane nuk mund të vihet në diskutim, ndërkohë ky veprim ka shkaktuar edhe një krisje në marrëdhëni­et me Gjermaninë, ku duket edhe në notën e protestës që Qeveria gjermane i ka dërguar Ministrisë së Jashtme.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania