Gazeta Shqiptare

Çelet ekspozita “Pasqyrimi i historisë në monedhën tonë kombëtare”

Banka e Shqipërisë shfaq koleksione­t me monedhat shqiptare

-

Në kuadrin e 100- vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë Banka e Shqipërisë organizon ekspozitën lëvizëse me temë 100 vjet Pavarësi: “Pasqyrimi i historisë në monedhën tonë kombëtare”, e cila këtë radhë u hap në Tiranë, në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar. Ekspozita lëvizëse trajton historinë e monedhës dhe kartëmoned­hës kombëtare, e cila pasqyron njëkohësis­ht edhe zhvillimin e bankës qendrore në Shqipëri. Në këtë ekspozitë u shpalosën koleksione të monedhave dhe kartë- monedhave, që u përkasin periudhave të ndryshme historike të vendit. Ndryshimet historike që ka kaluar shteti shqiptar janë reflektuar në simbolet e monedhave dhe kartëmoned­have, duke bërë kështu që monedha kombëtare të vlerësohet jo vetëm për vlerën e saj monetare, por edhe për vlerën historike që ajo mbart.

Gjatë kësaj ekspozite u prezantua edhe seria e monedhave përkujtimo­re me tematikë “100- vjetori i Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë”, që Banka e Shqipërisë ka emetuar me këtë rast. Në kuadër të kësaj ngjarjeje të shënuar të historisë së vendit, është shtypur edhe Medaljoni i Bankës së Shqipërisë “100vjetori i Shpalljes së Pavarësisë”. Medaljoni paraqet një stilizim të shqiponjës dykrenore, në krahët e së cilës valëvitet flamuri shqiptar, që mban të shkruar vitet 19122012. Monedhat e shtypura me rastin e 100- vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë si dhe medaljoni i Bankës së Shqipërisë do të paraqiten për publikun e gjerë në ekspozitën e organizuar nga Banka e Shqipërisë. Në Tiranë ekspozita u çel në datë 25 tetor 2012 nga Guvernator­i i Bankës së Shqipërisë z. Ardian Fullani, në praninë e guvernator­ëve dhe përfaqësue­sve të tjerë të bankave qendrore, studiuesve të fushës, përfaqësue­sve të ndryshëm të botës financiare, medias shqiptare.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania