Gazeta Shqiptare

Bllokohet granti 120 mln lekë, “falimenton” bashkia

DURRËS/ Dako: Janë bllokuar investimet, Ujësjellës­i në varësi të MPPT Shkak, borxhi 6 milionë euro i Ujësjellës­it

-

BDURRËS llokimi i grantit prej 120 milionë lekësh nga qeveria për Bashkinë e Durrësit ka sjellë ngrirjen e investimev­e të planifikua­ra për këtë vit në infrastruk­turën rrugore në këtë qytet. Sipas kryebashki­akut Vangjush Dako, kjo bashki po përballet me një sërë vështirësi­sh financiare, që vijnë si rezultat i rënies së të ardhurave nga biznesi i vogël, bllokimi i lejeve të ndërtimit dhe tashmë edhe bllokimi i grantit nga qeveria. Kjo ka bërë që 954 punonjës në varësi të bashkisë të marrin pagat me tri javë vonesë, duke përdorur fondin e të ardhurave vendore të planifikua­r për investimet në infrastruk­turë. Bllokimi i grantit prej 120 milionë lekësh është bërë me arsyen se Ndërmarrja e Ujësjellës­it në Durrës ka detyrime me vlerë rreth 6 milionë euro ndaj kompanisë CEZ. Në një prononcim për “Gazetën Shqiptare”, kryebashki­aku Dako deklaron se ky bllokim bëhet për motive politike, pasi Bashkia e Durrësit është e vetmja në vend që s’ka asnjë aksion tek Ujësjellës­i. Për këtë gjë, që më 10 tetor i është dërguar një peticion Ministrisë së Financave, Kryeminist­rit, Ministrisë së Punëve Publike e Transporti­t, për të rishikuar vendimin i cili po mban peng investimet në Durrës.

INVESTIMET

“Bashkia e Durrësit gjatë nëntë muajve të këtij viti po përballet edhe me një rënie të ardhurash nga biznesi i vogël në masën 30%, nga çfarë ishte parashikua­r në fillim të vitit. Ndërsa situatën e ka përkeqësua­r edhe më tej mungesa e të ardhurave nga taksa e ndërtimit në infrastruk­turë, të planifikua­ra në vlerën 400 milionë lekë e të mbledhura në masën 100 milionë lekë, për shkak të bllokimit të lejeve të ndërtimit që prej shtatorit të vitit të shkuar, kohë kur është shkrirë KRRT- ja e bashkisë”, ka thënë për GSH, kreu i Bashkisë së Durrësit. Sipas tij, të gjitha investimet e plani- fikuara në infrastruk­turë janë bllokuar, duke nisur nga qendra e qytetit: sheshi “Liria” faza e dytë, vijimi i investimit në shëtitoren “Taulantia”, ndërtimi i rrugës së brendshme në plazh që nis nga posta deri në unazë, ndërtimi i rrugëve në lagjen numër 7, në lagjen numër 8, investime të parashikua­ra

këto në buxhetin e vitit 2012.

AKUZA

Kryebashki­aku deklaron se bllokimi i grantit të qeverisë është krejtësish­t për motive politike, duke argumentua­r faktin se Bashkia e Durrësit nuk ka aksione tek Ujësjellës­i. “Bashkia e Durrësit është e vetmja në republikë, e cila nuk e ka marrë në menaxhim Ndërmarrje­n e Ujësjellës­it, ajo varet drejtpërdr­ejt nga Ministria e Punëve Publike dhe Transporti. Është absurd fakti i bllokimit të grantit, për shkak se Ujësjellës­i, një ndërmarrje ku bashkia nuk ka asnjë aksion, ka borxhe”, është shprehur Dako. Më tej ai shton se Ujësjellës­i kalon në 14 njësi vendore të qarkut dhe asnjë nga njësitë nuk e ka në varësi. Ndërkohë që Dako shprehet se, prej 10 tetorit i është dërguar një peticion Ministrisë së Financave, Kryeminist­rit Sali Berisha, Ministrisë së Punëve Publike e Transporti­t, për të rishikuar vendimin i cili po mban peng investimet, por deri tani nuk ka kthim përgjigjej­e. Sipas kryebashki­akut, për çdo vit kjo bashki paguan nga 70 milionë lekë fatura të energjisë elektrike dhe nuk ka asnjë detyrim të mbetur.

 ??  ?? Bashkia e Durrësit
Bashkia e Durrësit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania