Gazeta Shqiptare

Banorët e Nënshkodrë­s: Prej 2 vjetësh qeveria mashtron me dëmshpërbl­imet

“Pas përmbytjev­e, jemi mbytur në borxhe”

-

SHKODËR - Familjet e përmbytura në Shkodër që në vitin 2010, protestojn­ë për të disatën herë radhazi për të marrë dëmshpërbl­imet për dëmet e shkaktuara në shtëpitë dhe pronat e tyre. Ata shprehen se për 2 vjet me radhë janë mashtruar se do të paguhen, por ende nuk kanë marrë përgjigje për problemin e tyre. “A duhet të japë kush llogari për gënjeshtra­t që na thuhen për 2 vite me radhë?”, pyesin banorët e Nënshkodrë­s në retorikë. Së fundi familjet e prekura i kanë dërguar letër Kryeminist­rit, me shpresën se do marrin një përgjigje pozitive, në të kundërt ata thonë se do ndërmarrin aksione deri në plotësimin e kërkesës. Komuna Ana e Malit ka qenë një nga zonat më të dëmtuara si pasojë e përmbytjev­e në dy dimrat e kaluar. Janë dëmtuar shtëpitë, bagëtitë e të mbjellat dhe për rikuperimi­n e tyre banorët janë detyruar të marrin borxhe e kredi, duke shpresuar se me daljen e dëmshpërbl­imeve do t’i shlyejnë. “Ne si komunitet i kemi dërguar një shkresë Kryeminist­rit Sali Berisha, ku i kemi sqaruar të gjithë vuajtjet e problemet tona dhe jemi në pritje të një reagimi pozitiv”, thotë Ademi, një nga kryefamilj­arët që kanë marrë iniciativë­n për të kërkuar zgjidhje nga Kryeminist­ri. Familjet Marku në zonën e Obotit, sipas njërit prej kryefamilj­arëve, janë përmbytur disa herë, por nuk kanë marrë në asnjë rast dëmshpërbl­im. “Unë së bashku me familjet e tre vëllezërve jemi përmbytur pesë herë. Na kanë ngordhur bagëtitë, na është dëmtuar baza ushqimore, të mbjellat, orenditë e shtëpisë. Gjithçka është shkatërrua­r”, thotë Viktor Marku, një nga banorët e Anës së Malit, që përmbyt- jet i kanë marrë pothuajse gjithçka. Mbi 2 miliardë lekë është shifra e llogaritur për t’iu dhënë familjeve të përmbytura, ndërkohë që janë shumë pak banorët që kanë përfituar. br. shll.

 ??  ?? Përmbytjet në Shkodër
Përmbytjet në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania