Gazeta Shqiptare

Marrin peng bashkëfsha­tarin, kapen 2 fierakët

-

BERAT – Morën peng dhe keqtrajtua­n për pesë orë bashkëfsha­tarin e tyre, policia arreston një nga autorët. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur në fshatin Goriçan të komunës Kutalli. Sipas burimeve zyrtare nga Policia e Beratit, vëllezërit Gjergji dhe Hajredin Fejzullai nga fshati Peshtan i Fierit, kanë marrë peng dy ditë më parë bashkëfsha­tarin e tyre, shtetasin me iniciale Sh. Xh, 42 vjeç, dhe e kanë mbajtur për pesë orë nën kërcënime dhe keqtrajtim­e në fshatin Goriçovë të Beratit. Arsyeja e pengmarrje­s ka qenë një dëshmi që Sh. Xh ka dhënë para disa vitesh mbi vdekjen e vëllait të dy rrëmbyesve. Vëllezërit Fejzullai i kanë kërkuar që të ndryshonte dëshminë, por 42vjeçari nuk ka pranuar dhe ata e kanë marrë peng. Pas mosbindjes për të ndryshuar dëshminë, 42- vjeçari është përballur me dhunën dhe keqtrajtim­in e vëllezërve Fejzullai, të cilët pasi e kanë rrahur, e kanë lënë pa ndjenja në vendin e ngjarjes. Pasi ka kaluar gjendjen e shokut, 42vjeçari Sh. Xh ka dalë në rrugën nacionale Fier- Berat dhe me ndihmën e një shoferi të rastit i është drejtuar Policisë së Beratit, ku edhe ka treguar ngjarjen. Menjëherë blutë e Beratit janë vënë në ndjekje të autorëve dhe vetëm pas 24 orëve është bërë i mundur arrestimi i njërit prej rrëmbyesve, Gjergji Fejzullai 41 vjeç, në fshatin Peshtan të Fierit. Ndërkohë është shpallur në kërkim bashkëpunë­tori i tij Hajredin Fejzullai. Materialet në ngarkim të kësaj çështjeje iu referuan Prokuroris­ë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë e kryer në bashkëpuni­m”. ab. ka.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania