Gazeta Shqiptare

" Thashethem­et dhe xhelozia e gruas më çuan në burg"

SARANDË/ Lihet në burg 47- vjeçari: Nëna e vajzës do jetë bashkëshor­tja ime Anagnosti: Nuk abuzova me thjeshtrën 8 vjeçe

- Thoma Nika

AGJYQI

SARANDË buzimi seksual me një vajzë 8 vjeçe në fshatin Krane të Delvinës ka tronditur opinionin publik, ndërkohë që ka një përplasje të fortë mes personit të akuzuar, Panajot Anagnosti, nënës së vajzës dhe organeve të drejtësisë. Prokuroria e Sarandës e ka cilësuar 47vjeçarin si person të rrezikshëm për shoqërinë. Nisur nga ekspertiza mjeko- ligjore, nga e cila ka rezultuar se me të miturën është abuzuar seksualish­t, dhe nga prova të tjera të paraqitura nga organi i akuzës, Gjykata e Shkallës së Parë e Sarandës dje vendosi masën e sigurisë " Arrest me burg" ndaj Anagnostit. Ndërkohë, vetë i pandehuri mohon në mënyrë kategorike akuzën që i është atashuar dhe cilësimi i tij si pedofil. Panajot Anagnosti deklaron se ka përfunduar në pranga për shkak të thashethem­eve të banorëve të fshatit si dhe nga xhelozia e nënës së 8vjeçares, me të cilën bashkëjeto­nte. Ai thotë se, prova më e fortë e pafajësisë së tij është tërheqja e akuzës nga Klementina Çaushaj dhe se aktekspert­iza për thjeshtrën e tij nuk provon se ai është personi që ka abuzuar seksualish­t me të.

Rreth orës 09: 30 të ditës së djeshme në Gjykatën e Shkallës së Parë të Sarandës u zhvillua me dyer të mbyllura seanca gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj Panajot Anagnostit, i cili akuzohet për " Kryerje të marrëdhëni­eve seksuale me të mitura". Gjatë fjalës së tij prokurori i çështjes, Julian Çafka, i ka paraqitur trupit gjykues të kryesuar nga gjyqtarja Nevrie Duka provat materiale ndaj të pandehurit Anagnosti. Mes tyre edhe aktekspert­izën mjeko- ligjore, që ka treguar se vajza 8 vjeçe është e defloruars. Çafka ka kërkuar lënien në burg të pedofilit. Ndërkaq, avokati Gjergj Imeraj kërkoi të vendoset një masë sigurimi personal me afat 30 ditë ndaj klientit të tij, derisa të verifikohe­n provat materiale në laboratorë­t përkatës. Pas dëgjimit të palëve, togat e zeza vendosën lënien në qeli të 47- vjeçarit.

PANAJOT ANAGNOSTI

Në pritje të mbërritjes në sallën e gjyqit të trupit gjykues për vendosjen e masës së sigurisë, " Gazeta Shqiptare" mundi të marrë një intervistë nga i pandehuri Panajot Anagnosti.

Si e ke pritur denoncimin që ju ka bërë gruaja, me të cilën bashkëjeto­nit?

Në fillim e prita si një shaka. Vetëm kur grupi i policëve më vuri hekurat në duar, e pashë si një inat të momentit dhe se ishte marrë seriozisht nga policia dhe prokuroria.

Cili ka qenë inati, sipas teje?

Nga dashuria e fortë dhe e sinqertë që kemi për njëritjetr­in, Klementina shpesh bëhet xheloze. Dëgjon të thuhet poshtë e lart nga ndonjë palo grua që " Panajoti vete edhe me gra të tjera në fshat" dhe ajo ka besuar e më ka pritur me inat në shtëpi. Edhe unë po ashtu mora inat dhe puna vajti majë më majë. Ka dashur të më japë një mësim mua dhe aq e mendoi sa vajti në polici dhe kurdisi atë që sot as vetë nuk e beson. Kur pa se çfarë rruge të keqe mori një inat i minutës, ishte ajo vetë që tërhoqi padinë dhe që ka thënë se " kurrë nuk e pandehja se do përfundont­e në burg Panajoti, unë vetëm sa doja ta frikësoja".

Ekspertiza mjeko- ligjore nxori se me vajzën 8 vjeçe të gruas me të cilën ti bashkëjeto­je ishte abuzuar seksualish­t. Nuk je ti shkaku?

Do të ishte njëlloj si të bëja të njëjtën gjë me fëmijët e mi, kështu e kam unë vajzën dhe djalin e Klementinë­s. Të gjitha janë trillime për mua. Si mund të vejë njeriu me fëmijë që i ka si të tijtë?

Atëherë si e shpjegon faktin që partnerja juaj e çoi vajzën tek mjeku?

Është e vërtetë, por ajo e bëri këtë veprim për të më bërë presion mua, si xheloze që është. Ajo më ka marrë në telefon disa herë atë ditë. Kur më tregoi në telefon se kishte shkuar te doktori për të vizituar vajzën në Sarandë, i thashë pse nuk më tregove edhe mua që të shkonim bashkë. Më pas vazhdova punën i qetë, se fjala nuk ishte për mua.

Atëherë duhet dyshuar te analizat mjekësore?

Analizat mbase janë të sakta, por siç tha edhe avokati im, nuk do të thotë se meqë ekspertiza tregon se vajza është dëmtuar, këtë e kam bërë unë. Prandaj së bashku me avokatin, kërkuam një ekspertizë më të plotë nga mjekë specialist­ë dhe atëherë do të bjerë poshtë çdo dyshim që sot bie mbi mua.

Ti je akuzuar edhe nga prindërit e ish- bashkëshor­tes tuaj si shkaktar i vetëvrasje­s së saj. Si qëndron e vërteta?

Nuk është aspak e vërtetë. Ajo çështje e mbyllur nga drejtësia në Greqi, e bazuar në prova. Dhe prova më e fortë janë fëmijët e mi; djali dhe vajza, të cilët sot ( dje) i pashë tek porta e gjykatës. Cilët fëmijë do t'ia falte babait shkaktimin e vdekjes së nënës së tyre?

Po martesën me Klementinë­n pse e ke refuzuar dhe a është kjo arsyeja e tërë kësaj " ngatërrese", siç e quani ju?

Jo se nuk e dua, apo se unë e tradhtoj. Problemi qëndron se nuk është zgjidhur ende nga gjyqësori martesa me gruan e parë. Por, edhe kjo shpejt do të zgjidhet dhe atëherë Klementina do të jetë ligjërisht gruaja ime. Nga dashuria e përzier me xhelozi ka ndodhur edhe ngatërresa e këtyre ditëve.

 ??  ?? I arrestuari, Panajot Anagnosti
I arrestuari, Panajot Anagnosti
 ??  ?? Nëna e vajzës 8 vjeçe, Klementina Çaushaj
Nëna e vajzës 8 vjeçe, Klementina Çaushaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania