Gazeta Shqiptare

Familjet e mëdha tiranase, 332 vitet e dinastisë Tafaj

Në mbledhjen e tri brezave, të pranishëm edhe fise të njohura shqiptare tiranase. Gjeneza e fisit të madh dhe kontributi në shoqëri. TAFAJ 1680- 2012

- Seid Tafaj *

Në memorialin e artë të kujtesës ka familje në Tiranë, të cilat duke afir muar veten në rrjedhat e kohës, në ekonomi, biznes, arsim, kulturë, art, sport, kanë afirmuar njëkohësis­ht vlera dhe arritje të dukshme edhe për vetë Tiranën si qytet dhe si metropol i vendit. Janë ato familje, emrat dhe mbiemrat e të cilëve janë shndërruar në toponime të natyrshme, në shkolla dhe rrugë të bashkëjete­sës në komunitet, në dritare të çelura drejt së ardhmes dhe progresit e njëkohësis­ht vatra të ndezura gjithmonë nga traditat e atdhedashu­risë.

Pikërisht është edhe familja jonë e fisit Tafaj, familja e madhe tiranase. Familja jonë në çdo pesë vjet përkujton në një takim madhështor përvjetorë­t e saj.

Si një prej më të parave, formuese e qytetit të Tiranës, ardhja jonë përkon me vitin 1680, ( prejardhje­n e kemi nga fshatrat e Ndroqit), vetëm pak kohë pas themelimit të Tiranës si qytet ( 1614).

Familja jonë e madhe ka kontribuar në zhvillimin e qytetit në të gjitha drejtimet si: mjekësi, art, kulturë, biznes, drejtues në pushtet, sport, artizanë etj. Fisi ynë në gjenezën e tij ka 11 breza në Tiranë, duke llogaritur që një brez përfshin 30 vjet. Karakteris­tikë e kësaj familjeje deri në mesin e shekullit të kaluar është se janë përsëritur emrat Osman, Gut, Rexhep, Beqir, Kasem, Mustafa, Zenel, Bajram, Ibrahim, Xhemal, etj. Pas kësaj periudhe, sidomos nga vitet 1950 deri në vitet 2000 dominojnë emra të rinj që nga periudha ilire si: Genc, Alban, Gent, Arben, Ilir, Ardian, Liza, Eneda etj. Studimi i gjenezës sonë nis nga viti 1680 e deri në vitin 2000 ( dhe është në vazhdim). Në të përfshihen 743 Tafaj, prej të cilëve 337 janë femra, që përbëjnë 45.2% dhe 406 meshkuj me 54.8%. Jetëgjatës­inë e fisit e kemi 69.3 vjet. Si shembull konkret i jetëgjatës­isë mbahet mend Gut Tafaj, i cili jetoi 120 vjet dhe hyri në këngët popullore tiranase.

Nga fisi ynë numërohen 160 kuadro me arsim të lartë, ndërsa në mes tyre ka edhe familje ku të gjithë pjesëtarët janë me arsim të lartë.

Disa nga intelektua­lët që mund të përmendim janë:

Dr. Noter Jonuz Tafaj, noteri i parë shqiptar që krijoi dhe Hipotekën Kombëtare Shqiptare.

Motrat Violeta dhe Afërdita Tafaj, shtëpinë e tyre muze e kanë emërtuar " Akademia Tafaj", që është qendër e aktivitete­ve historike e kulturore, e vetmja në Tiranë. Ibrahim dhe Seid Tafaj janë autorë të studimit të gjenezës sonë.

Vëllezërit Edis dhe Blandi Tafaj drejtojnë sektor të rëndësishë­m në bankat e Tiranës.

Sinan Tafaj, pedagog në fushën e pedagogjis­ë dhe psikologji­së, autor i shumë botimeve në ndihmë të edukimit të fëmijëve. E marrë në tërësi, personalit­eti i tij përfaqë- son një figurë komplekse ku bashkohet mësuesi me krijuesin, pedagogu me historiani­n, hulumtuesi me edukatorin.

Lili Tafaj, pianiste e talentuar dhe ish- pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve.

Në instrument­e muzikore, një kontribut me shumë vlerë si mjeshtër në riparimin dhe akordimin e violinës e pianos ka dhënë Ibrahim Tafaj dhe e vazhdon këtë zanat me shumë mjeshtri i biri i tij, Astrit Tafaj.

Ndërkaq, një kontribut të madh djemtë e familjes Tafaj kanë dhënë edhe në drejtimin si kryetar të minibashki­së Nr. 8, në zonën ku janë lindur dhe rritur. Përgjatë viteve 2000- 2003 njësia bashkiake Nr. 8, u drejtua nga Genc Tafaj ndërsa nga 2003 në dy legjislaci­one ajo drejtohet nga Arben Tafaj. Arbeni njëherësh drejton dhe shoqatën " Tirana", e cila në drejtimin e tij ka rritje dhe suksese të pasqyrimit të traditave dhe figurave të qytetit tonë.

Po kështu, në politikë, Xhemal Tafaj arriti në sferat më të larta, atë të Ministrit të Komunales.

Në mjekësi, prof. doktor Argjend Tafaj, pedagog në Fakultetin e Mjekësisë dhe ishshef i klinikës së Reumatolog­jisë në spitalin " Nënë Tereza", vajza e tij, Irgen, dr. Leman Tafaj, pedagoge në Fakultetin e Mjekësisë, dr. Vilma Tafaj, Silva Tafaj etj.

Po kështu, në fushën e arsimit kanë dhënë kontribut Bukuroshe Tafaj, Renata Tafaj, Violeta Tafaj, Zyhdi Tafaj, Seid Tafaj, Lulzim Tafaj, Rexhep Tafaj, Shpresa Tafaj pedagoge në shkollën e Muzikës në Durrës, dirigjente e talentuar. Jeta Tafaj, spikere dhe përkthyese e njohur e njohur e RTSH. Haxhi Tafaj, këngëtar " Artist i Merituar" në Teatrin e Operas. Xhelal Tafaj, aktor në teatër e kinematogr­afi, si dhe dy fëmijët e tij Romina pianiste dhe Marvini aktor.

Në biznes përmendim Arben dhe Ilir Tafaj dhe motra, Mimi Tafaj.

Zenel Tafaj, biznesmen dhe pronar i tavernës dhe hotelit " Tafaj". Hamdi Tafaj, biznesmen, pronar i agjencisë së mirënjohur turistike " Albatours" Travel.

Agron Tafaj, biznesmen, pronar i kompleksit kimik " Perfekt".

Një kontribut të çmuar Tafajt kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin në sport dhe veçanërish­t në futboll, volejboll, çiklizëm, ping- pong, ngritje peshash etj.

Në futboll veteranë të tillë si Haki Tafaj, Bujar Tafaj, Gut Tafaj, ndërsa sot aktivizohe­n Alban Tafaj, drejtor teknik i klubit " Tirana", futbollist me kontribute të çmuara në ecurinë e skuadrës, vazhdues i traditës së spikatur të Tafajve në futboll e më tej. Eris dhe Fatjon Tafaj, Glendi Tafaj si dhe i riu me shumë perspektiv­ë Endrit Tafaj. Genc Tafaj, volejbolli­st i ekipit Tiranës dhe i përfaqësue­ses së Shqipërisë. Qazim Tafaj ka dhënë rezultate shumë të mira në çiklizëm. Irma Tafaj, volejbolli­ste e Tiranës. Mimika Tafaj, pesë herë kampione e vendit në ping- pong. Arben Fadil Tafaj, gjashtë vite kampion në ngritje peshe.

* Anëtar i kryesisë së shoqatës " Tirana"

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania