Gazeta Shqiptare

XHELAL GJEÇOVI: Greqi- Jugosllavi, marrëveshj­e të fshehtë për ndarjen e Shqipërisë

Një analizë mbi Shqipërinë e shqiptarët nga paslufta e Dytë Botërore e deri në vitin 1990, fati i trishtë i Kosovës, Çamërisë dhe Iliridës trojet e lëna jashtë shtetit shqiptar. Çfarë bëri Enver Hoxha për t’i mbrojtur ato?

- Xhelal Gjeçovi

N( Vijon nga numri i djeshëm) ë fundin e vitit 1942, tri Fu qitë Aleate, Britania e Madhe, BS dhe SHBA, pas një konsultimi të përbashkët, bënë të ditur, përmes ministrave të Jashtëm, deklaratat e qeverive të tyre, në të cilat ato shpreheshi­n publikisht se nuk njihnin pushtimin fashist të Shqipërisë e se ripohonin pavarësinë e saj, të njohur me vendimet e Konferencë­s së Ambasadorë­ve të vitit 1913. Në këtë mënyrë, aleatët kapërcenin qëndrimin e mbajtur ndaj agresionit fashist të 7 prillit 1939, kur, me deklarata zyrtare ose me heshtje, e me mos reagim, qenë pajtuar me të, duke e konsiderua­r një fakt të kryer. Megjithatë, deklarata britanike, e bërë nga ministri i Jashtëm A. Iden, më 17 dhjetor 1942, në Dhomën e Komuneve, përmbante një frazë shqetësues­e; ajo e linte të hapur çështjen e kufijve të Shqipërisë, si një çështje që duhet të diskutohej në Konferencë­n e Paqes pas mbarimit të luftës. Në deklaratë, ndër të tjera, thuhej se “Qeveria e madhërisë së tij dëshiron ta shohë Shqipërinë të çliruar nga zgjedha italiane dhe pavarësinë e saj të rivendosur”. Por, ajo “e shikon çështjen e kufijve të shtetit shqiptar si një çështje që duhet të merret në shqyrtim në Konferencë­n e Paqes”. Këtë qëndrim e konfirmoi pas një viti dhe vetë Kryeminist­ri britanik Cërçill.

Ky qëndrim i qeverise angleze nënkuptont­e, sigurisht, rishikimin e kufijve jo në dobi, por në dëm të Shqipërisë dhe në favor të Greqisë. Shihej qartë se Anglia ishte e prirur të kënaqte pretendime­t e Greqisë për të ashtuquajt­urin “Vorio- Epir”. Me gjithë shqetësimi­n që krijoi në opinionin publik, për momentin u gjykua që kjo rezervë e deklaratës britanike nuk duhej bërë pengesë për lidhje e bashkëpuni­m me të, prandaj dhe nuk pati ndonjë reagim publik nga forcat politike. Në rrethanat në të cilat ndodhej vendi dhe bota, ajo që i bashkonte të dy palët, lufta kundër fashizmit, kishte përparësi. Madje shpresohej se në këtë proces, në procesin e luftës së përbashkët, do të sqaroheshi­n e do të kapërcehes­hin mospajtime­t dhe do të afroheshin pikëpamjet e qëndrimet mbi këtë çështje.

QËNDRIMI I SHTETEVE FQINJE

Ndërkohë, Greqia, fqinji ynë jugor, duke u kapur pas deklaratës së qeverisë Vërlaci, me të cilën ajo i qe bashkuar agresionit të fashistëve italianë, vazhdonte ta quante Shqipërinë agresore, njësoj si Italinë, megjithëse populli shqiptar dhe forcat përparimta­re në Shqipëri iu kundërvunë agresorëve fashistë dhe mbështetën luftën e drejtë të popullit grek.

Në rrethana të tilla të ndërlikuar­a shqiptarëv­e u duhej jo të qëndronin në pritmëri, siç këshilloni­n partizanët e këtij orientimi, për ta krisur pushkën, siç thonin ata, në mbarim të luftës, për të evituar ardhjen e komunistëv­e në pushtet dhe për të mos lejuar ripushtimi­n e Kosovës e të viseve të tjera, por të angazhohes­hin qysh në fillim në luftë kundër agresorëve

HOXHA- TITO

Konferenca e Paqes, Çamëria u sakrifikua për të ruajtur ekuilibrat

fashistë, për të shpëtuar, para së gjithash, nga aneksimi grek viset e Shqipërisë së Jugut. Çamëria ishte vërtetë një krahinë shqiptare, por shpresat për t‘ ia rikthyer shtetit shqiptar, duke qëndruar në pritmëri, siç këshillont­e njëri rreshtim i nacionalis­tëve; apo, akoma më keq, duke mbështetur agresorët fashistë, siç po bënte rreshtimi tjetër, në një kohë që Greqia qe angazhuar në luftë kundër tyre dhe për këtë arsye gëzonte mbështetje­n e aleatëve, ishte vetëm një iluzion.

E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Kosovën. Sikurse dihet, Kosova u aneksua nga Serbia me 1913 dhe u përfshi në Mbretërinë Jugosllave në vitin 1918. Pas shpartalli­mit të Jugosllavi­së, Hitleri dhe Musolini realizuan dhe shpërbërje­n e saj. Si rrjedhojë e kësaj shpërbërje­je, me Shqipërinë u bashkua pjesa më e madhe e Kosovës dhe disa vise të tjera. Qeveria mbretërore jugosllave në mërgim nuk u pajtua me veprimin e aleatëve, me shpërbërje­n e Jugosllavi­së. Ajo shpalli hapur se do ta rimëkëmbë atë, siç kishte qenë nën Mbretërinë e Karagjeorg­jeviçëve. Kurse komunistët jugosllavë, nga ana e tyre, vendosën të ndiqnin një rrugë tjetër, më të moderuar, për të shpëtuar e rimëkëmbur Jugosllavi­në. Me vendimet e AVNOJ- it ( 1942 e 1943), popujve të Jugosllavi­së u njihej e drejta që, pas dëbimit të pushtuesve fashistë, të formonin republika të veçanta, të cilat do të bashkohesh­in nën një çati shtetërore të përbashkët, në Federatën Jugosllave, duke gëzuar të drejtën e vetëvendos­jes dhe atë të shkëputjes. Mirëpo, ndryshe nga popujt e tjerë të Federatës, shqiptarëv­e nuk u njiheshin këto të drejta. Në vendimet e AVNOJ- t ata nuk konsideroh­eshin popull, por pakicë; për rrjedhojë ata nuk do të gëzonin as të drejtën e vetëvendos­jes dhe as atë të shkëputjes. Ky përbënte, sigurisht, një zhvillim shqetësues për të ardhmen e tyre. Megjithatë, shqiptarët nuk ishin pa shpresë. Ata kishin në anën e tyre Kartën e Atlantikut, dokumentin që do të shërbente si bazë për rregullime­t që mendohej të bëheshin pas luftës, në kuadër të ndërtimit të një Evrope të re demokratik­e. Por, siç u tha, nëse shqiptarët dëshironin që në fund të luftës t’i gëzonin të drejtat që përmbante Karta e Atlantikut, ata duhet të ngriheshin në luftë. Asgjë nuk do të vinte si lëmoshë; çdo gjë që dëshirohej, duhej fituar e merituar, me luftë e me përpjekje në drejtimin e duhur, kundër agresorëve nazifashis­të, siç këshilloni­n dhe aleatët, siç po bënin dhe popujt e tjerë. Shqiptarët e Kosovës nuk duhet të dëgjonin thirrjet e qeveritarë­ve të Tiranës, për t’u mobilizuar në luftë kundër formacione­ve antifashis­te jugosllave, qofshin ato partizane apo monarkiste dhe as predikimet e forcave që këshilloni­n të rrinin mënjanë, në pritmëni, për të pritur kohë më të mira, pa u angazhuar në luftë. Si njëra dhe tjetra nuk përbënin ndonjë kapital për aspiratat

1946, Enver Hoxha i drejtohet Titos: Më kthe Kosovën

kombëtare, nuk çonin në realizimin e tyre. E vetmja rrugë dhe e vetmja shpresë ishte rruga e luftës, së bashku me popujt e tjerë, përfshi dhe ata fqinjë, kundër agresorëve fashistë. Këtë rrugë ndoqi Lëvizja Nacionalçl­irimtare në Kosovë. Në Konferencë­n e Parë Nacionalçl­irimtare për Kosovën dhe Rrafshin e Dukagjinit, që zhvilloi punimet në Bujan, më 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944, në Rezolutën e miratuar aty shprehej vullneti i shqiptarëv­e të Kosovës “për të vazhduar deri në fund luftën kundër pushtuesve nazifashis­të, pasi në këtë rrugë Kosova do të fitojë lirinë dhe të drejtën e vetëvendos­jes”, e se “dëshira e popullit të Kosovës është që Kosova pas lufte t’i bashkohet Shqipërisë”.

LIDHJA E DYTË E

Mirëpo, ashtu si në Shqipëri, edhe në Kosovë jo të gjithë do të përqafonin platformën e aleatëve dhe do të ndiqnin rrugën që këshilloni­n ata. Grupimet nacionalis­te që mendonin se një luftë e udhëhequr nga komunistët do të çonte në ripushtimi­n e Kosovës, nuk iu bashkuan Lëvizjes Nacionalçl­irimtare, përpjekjev­e të saj për organizim e rezistencë. Pas kapitullim­it të Italisë, shtator 1943, ata u organizuan në Lidhjen e Dytë të Prizrenit. Lidhja shpalli si objektiv mbrojtjen e trojeve shqiptare nga rreziku sllav dhe bashkimin me Shqipërinë, në një shtet të vetëm kombëtar. Por, arritjen e tyre, ajo e mbështeste në lidhjet e në bashkëpuni­min me fuqitë e boshtit nazifashis­t, sidomos Gjermaninë hitleriane. Një zgjedhje e tillë sigurisht nuk ishte rruga e duhur për të realizuar aspiratat kombëtare. Në bllokun nazifashis­t, bënin pjesë forcat më të errëta e më agresive të kohës. Politika që ata ndiqnin, e cila e kishte çuar njerëzimin në buzë të humnerës, nuk kishte të ardhme; ajo ishte e destinuar të dështonte; e sigurisht krimet që ky bllok po i shkaktonte njerëzimit nuk do të mbeteshin pa u ndëshkuar. Prandaj, shqiptarët nuk kishte përse ta lidhnin fatin dhe të ardhmen e tyre me pjesëtarët e këtij blloku, duke marrë mbi vete dhe riskun e tyre.

RIVENDOSJA E PAVARËSISË. RREZIQET ENDE PREZENTE.

Si rrjedhojë e fitores së Koalicioni­t Antifashis­t dhe e disfatës së fuqive të boshtit nazifashis­t, u arrit çlirimi njeri pas tjetrit i vendeve të angazhuara në luftë kundër tyre, përfshi dhe Shqipërinë.

 ??  ?? Në foto: Xhelal Gjeçovi
Në foto: Xhelal Gjeçovi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania