Gazeta Shqiptare

Dyshimi, Kosova vendos t’i bëjë analizën e ADN- së Isa Boletinit

Duket se këtë vit do përfundojë odiseja e eshtrave të Isa Boletinit. I varrosur në vitin 1916 kur u vra nga malazezët në Podgoricë, dhe i zhvarrosur në vitin 1998 prej andej për tu sjellë në Kosovë, kockat e tij ende sot nuk kanë një varr

-

Eshtrat e Isa Boletinit, janë çuar në Londër për t’iu bërë analizën e ADN- së. Lajmi bëhet publik nga gazeta “Koha ditore” në Prishtinë. “Vitin e kaluar Komuna e Mitrovicës kishte dështuar të mbante premtimin që një ceremoni solemne për rivarrimin e tyre të organizohe­j më 28 nëntor. Tashti është planifikua­r që kjo të organizohe­t këtë vit përderisa mbetjeve mortore po u bëhen analiza të ADN- së në një institut londinez”, shkruante ajo në kuadër të një artikulli ku nipi i heroit rrëfen udhëtimin e tij në Podgoricë, në vendin ku Isai dha jetën. Më herët, nipi i Isa Boletinit, Gazmendi, është shprehur për Radio Dukagjinin se “kur në vitin 1998 po përgatitej bartja e eshtrave të Isa Boletinit ( nga Mali i Zi drejt Kosovës), “ato fillimisht u lanë me kemikalie për të mos kundërmuar gjatë kalimit të kufirit me Malin e Zi, prej nga do të hynin fshehurazi në Kosovë”. Por, sipas Gazmendit, ishin pikërisht këto kemikalie që ndikuan në mospasjen mundësi të identifiki­mit të eshtrave përmes analizës së ADN- së që bëhet në Kosovë.

A ka dyshime se eshtrat që janë identifiku­ar si të heroit Isa Boletini të mos jenë të tijat? Kjo mbetet ende e paqartë, por kërkesa për tu bërë atyre analizën e ADN- së, i shton më shumë këto dyshime. Për më tepër, kur eshtrat janë zhvarrosur, në varrin që pretendohe­j se gjendej Isai, shkruhet vetëm “Boletinac”. Emri mungonte për shkak të gurit të thyer.

VARRI

“Koha ditore”, shkruan se në vizitën që ka bërë në Podgoricë nipi i Isa Boletinit, Gazmendi, ai është shoqëruar drejt vendit ku kishin qenë të varrosur trimat kosovarë dhe komandanti i tyre, gjyshi i tij. Ai vend, dikur në Titograd sot Podgoricë, tashmë është shndërruar në park. Aty nuk ka asnjë shenjë që dëshmon se për vite me radhë ka qenë vendi ku janë prehur eshtrat e heroit dhe bashkëluft­ëtarëve të tij. Hoxha Idriz Demiri nga Podgorica ka treguar se në vendin që sot është park, dikur kanë qenë varrezat e myslimanëv­e në Podgoricë, ku gjithashtu ishte varrosur edhe heroi. “Ishte një vendim i drejtuesve të Podgoricës që ai vend të shndërrohe­j në park dhe kjo edhe ndodhi. Ndërkohë, ne bëmë krejt çka mundëm në atë situatë për të mundësuar zhvarrimin e eshtrave të Boletinit”, ka thënë ai. Mulla Demiri, i cili kishte qenë kryetar i Bashkësisë Islame në Podgoricë, përkujton se në vitin 1998, Muhamet Shukriu e Remzi Murati kishin shkuar nga Kosova dhe me ndihmën e tij kishin marrë eshtrat e trimit shaljan. “Për të identifiku­ar varrin e Isait na ka ndihmuar plaku Ahmet Jonuzi, i cili e kishte mbajtur mend vendin. Në bazë të orientimev­e të tij kemi gjetur një gur varri ku kishte mbetur vetëm mbishkrimi ‘ Boletinac’, por jo edhe emri, meqë guri ishte thyer”, ka thënë Demiri. Familjarët e Isa Boletinit të shoqëruar nga

Nipi, Gazmend Boletini: Pasi u vodhën në Mal të Zi, janë larë me solucion që të mos kundërmoni­n gjatë kalimit të kufirit

imami Demiri kanë vizituar edhe vendin ku ishte organizuar prita për trimat kosovarë, në afërsi të lumit Ribnica.

VIZITA

Nipi i Isa Boletinit, Xhaviti, dhe djali i tij Gazmendi, të shoqëruar nga shefi i Zyrës për Informim në Komunën e Mitrovicës, Ahmet Jashari, kanë vizituar vendin e rënies së heroit në Podgoricë të Malit të Zi. Pikë ndalese ka qenë vendi ku në janar të 1916- s ishte varrosur Isa Boletini së bashku me bashkëluft­ëtarët e tij, të cilët ishin vrarë pabesisht. E gjithë vizita është realizuar në shoqëri të hoxhës Idriz Demiri nga Podgorica, i cili ishte përkujdesu­r për zhvarrimin e eshtrave të Isa Boletinit dhe bashkëluft­ëtarëve të tij. Ai së bashku me të birin e tij i ka pritur familjarët e Isait në hyrje të k r y e q y t e t i t malazias për t’u shtruar më pas një drekë në shtëpinë e tij. Hoxha Idriz Demiri është shprehur tepër i prekur nga vizita. Ai nuk ka mundur të fshihte gëzimin për asnjë çast që po takohej dhe kishte mysafirë në shtëpinë e tij familjarët e heroit të Pavarësisë së Shqipërisë, Isa Boletini. Hoxha tregoi se ura e vjetër ku ishte organizuar prita nga malazezët nuk ekziston më. Në afërsi ishte një objekt i vjetër që i kishte takuar ushtrisë, ku duhej të ishte edhe vendi prej ku krerët e ushtrisë malaziase të asaj kohe e kishin shikuar

VARRI

gjithë ngjarjen, siç kishte rrëfyer më vonë nipi i Isës, Tafil Boletini, i cili kishte shpëtuar. Familjarët e Isës ishin tepër të emocionuar gjatë gjithë vizitës. Për ta ishte një moment prekës, por edhe historik. Xhaviti ka thënë se është hera e parë që sheh dhe prek ato vende ku gjyshi i tij, Isa Boletini, kishte jetuar ditët e fundit për të rënë më pas heroikisht pa i lëshuar armët nga dora. Ai falënderoi hoxhën për kujdesin dhe mikpritjen tipike shqiptare, tek i shprehu përnjohje për kujdesin ndaj eshtrave të gjyshit dhe bashkëluft­ëtarëve të tij.

ESHTRAT

Mbetjet mortore të Isa Boletinit dhe të bashkëluft­ëtarëve të tij, në korrik të vitit të kaluar iu dorëzuan Komunës së Mitrovicës. Ato ia dorëzoi imami i kësaj komune, Mulla Asllan Murati, i cili 13 vjet pas rivarrimit nga Podgorica i ruajti në një vend të fshehur. Me rastin e dorëzimit për herë të parë kishte bërë të ditur vendin se ku i kishte fshehur dhe ruajtur ato. Ai kishte zbuluar se eshtrat ishin varrosur asokohe në oborrin e xhamisë së Haxhi Veselit në Mitrovicë. Pas luftës i kishte rivarrosur në oborrin e shtëpisë së tij. Kthimin e eshtrave të heroit kombëtar dhe bashkëluft­ëtarëve të tij më 1998 e kishin iniciuar akademik Pajazit Nushi, ndërkohë që kontribut të çmuar kishin dhënë ish- presidenti Ibrahim Rugova, Latif Berisha, Muhamet Shukriu, Remzi Murati dhe Fetah Hasani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania