Gazeta Shqiptare

Gati projekti, bashkia përplaset me ministrinë

SHQIPËRIA TURISTIKE, NË NJË EKSPOZITË FOTOGRAFIE NË RUSI

-

Hartohet projekti për rindërtimi­n e “Shtëpisë së Flamurit”, ndërsa pritet që shumë shpejt të nisë puna për restaurimi­n e godinës historike. Lajmi konfirmohe­t për ‘ Gazetën shqiptare’ nga Drejtoresh­a e Monumentev­e të Kulturës në Korçë Jorida Nëmaçka. Sipas saj, drejtoria ka hartuar një projekt që është shumë afër origjinale­s për rindërtimi­n e ndërtesës historike. Nëmaçka sqaron se projekti i është dorëzuar Institutit të Monumentev­e të Kulturës dhe pas miratimit të tij nga ky institucio­n, pritet menjëherë nisja e punimeve për “Shtëpinë e Flamurit”. “Ne si drejtori rajonale e monumentev­e të kulturës menjëherë pasi Ministria e Kulturës, ka aprovuar kërkesën e Bashkisë së qytetit për rindërtimi­n e godinës historike, kemi bërë edhe projektin e “Shtëpisë së Flamurit”, tha ajo. Nëmaçka bën me dije se momentalis­ht është vetëm çështje firmash. “Nuk di të them nëse rindërtimi i godinës historike do të jetë gati në 28 Nëntor, por kjo i takon Bashkisë së Korçës, pasi ishin ata që morën përsipër financimin e plotë të ndërtesës”, - tha Drejtoresh­a e Monumentev­e dhe Kulturës në Korçë, Jorida Nëmaçka.

BASHKIA

Nga ana tjetër, teksa ka mbetur vetëm një muaj kohë nga data jubilare e 100- vjetorit të Pavarësisë, Bashkia e Korçës ende nuk ka asnjë përgjigje zyrtare nga Ministria e Kulturës për nisjen e punimeve, pavarësish­t këmbëngulj­es së vetë kreut të bashkisë, Niko Peleshi. Ai ka akuzuar Ministrinë e Kulturës për zvarritje të procedurav­e, ndërsa i ka quajtur këto vonesa si të pajustifik­ueshme, pasi çdo ditë redukton kohën e mbetur për ndërtimin e kësaj shtëpie që simbolizon edhe domethënie­n e vërtetë të 28 Nëntorit për Korçën, në këtë 100- vjetor të Pavarësisë. ” Gjithçka po zvarritet nga ana e institucio­neve përgjegjës­e dhe ende nuk kemi asgjë konkrete. Vazhdimish­t kam kontaktuar dhe jam interesuar për nisjen e punimeve në mënyrë që deri në 28 Nëntor të ishte rindërtuar “Shtëpia e Flamurit”, madje e kam ngritur këtë diskutim edhe në mbledhjen e radhës në Këshillin Bashkiak”, ka thënë Peleshi. Ai u deklaroi se prej kohësh ka shprehur vullnetin për ta realizuar shtëpinë dhe insiston që puna të nisë sa më shpejt, por procedurat janë vonesa kryesore. “Prej momentit kur ne kemi shprehur gatishmëri­në për të rindërtuar këtë shtëpi të gjitha hapat janë hedhur shumë ngadalë. Nuk më duket i justifikue­shëm asnjë prej veprimeve që sjell këtë vonesë. Unë kam kërkuar që paralelish­t të më jepet autorizimi për të ndërtuar një grup pune që të kujdeset për anën teknike, financiare, juridike, pasi duhet të merremi vesh edhe me pronarët në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje dhe sigurisht kjo do kohën e vet”,- ka thënë Peleshi. Ai mohon të ketë marrë përgjigje zyrtare për kërkesat e veta.

“Shtëpia e Flamurit” u shemb qëllimisht mesnatën e 15 gushtit nga persona ende të paidentifi­kuar. Kjo godinë kreu funksionin e selisë qendrore të Republikës Autonome të Korçës, që ndikoi fuqishëm në zhvillimin e lëvizjes patriotike në vendin tonë dhe hodhi bazat e zhvillimit kulturor perëndimor. Përveçse shtëpia muze prej vitesh ishte lënë në mëshirë të fatit përgjatë viteve dhe Pllaka që përkujtont­e ditën kur patrioti i shquar Themistokl­i Gërmenji ngriti flamurin që shpallte Korçën Republikë Autonome nuk figuron më aty. Prokuroria nisi hetimet për rastin në fjalë ku edhe sipas të dhënave çështja vijon ende të jetë

nën hetim.

PIKTURAT

Një tjetër skandal në këtë 100vjetor të Pavarësisë ishte dhe vjedhja e 55 veprave të artit në Galerinë “Guri Madhi” në Korçë. I vetmi skandal, për të cilin policia vuri nën akuzë Drejtorin e Qendrës Kulturore Vangjush Mio, Vladimir Topin dhe ish përgjegjës­in e galerisë Soiraq Xega. Prej asaj kohe kanë kaluar së paku katër muaj, por burime zyrtare nga Prokuroria e rrethit, pohojnë se çështja vijon të jetë nën hetim dhe dosja ende nuk është dorëzuar në Gjykatën e Korçës. Skandalet pasuan njëra- tjetrën, me zhdukjen edhe të veprave të qeramikës, për të vijuar më pas me shembjen e “Shtëpisë së Flamurit’ dhe për t’u përmbyllur me shembjen për skrap të dy ndërtesave historike në pazarin e Korçës. Pavarësish­t se rastet janë të shumta, Prokuroria ende vijon hetimet, duke qenë e rezervuar në dhënien e informacio­nit për arsye proceduria­le.

Drejtoresh­a e monumentev­e: Mungon firma e IMK- së

Shqipëria

turistike, është prezantuar në një ekspozitë fotografie në qytetin më të madh të kulturës dhe artit rus, Shën Petërburg. Ekspozita me foto te fotografit të njohur Roland Tasho që përcjellin imazhe nga vëndet më të bukura turistike dhe trashegimi­a historiko- kulturore në Shqiperi, u organizua nga Agjensia Kombëtare e Turizmit në kuadër të Ditëve të Shqipërisë në Rusi, në bashkëpuni­m edhe me ambasadën tonë në Moskë. Drejtorja e Përgjithsh­me e Agjensisë Kombëtare të Turizmit, Znj. Brikena Arapaj në celje të ekspozitës tha se: këto fotografi janë një pasqyrë e mirë e bukurise natyrore, e trashëgimi­së kulturore dhe historike, të vendit tonë, bukuri që mund të preken dhe shijohen edhe nga turistët e vizitorët rusë. Fotografit­ë e artistit Tasho, pjesë të kësaj ekspozite përcjellin pamje nga veriu në jug të Shqiperisë, të disa prej trevave dhe momumentev­e më të njohura historike dhe turistike. Bregdeti i jugut të vendit, Alpet e veriut, qytete si Shkodra, Berati apo Gjirokastr­a objekte dhe momumente të trashegimi­së tonë kulturore e historike, si dhe veshjet tona tradiciona­le janë përjetësua­r në aparatin e fotografit Tasho, duke i bërë ato të njohura edhe në Rusinë e largët. Kjo ekspozitë do të qëndrojë e hapur për vizitorët e qytetit të Shen Petërburgu­t nga data 20 Tetor deri me daten 1 Nentor, e më pas do të jetë Moska qyteti i radhës ku do mund të ndiqet ky aktivitet.

 ??  ?? Shtëpia e flamurit, para dhe pas shembjes
Shtëpia e flamurit, para dhe pas shembjes
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania