Gazeta Shqiptare

Gjoba sa gjysma e rrogës, gati ndëshkimet te Tirana

Festa e Bajramit dhe ndeshja me Skënderbeu­n shtyjnë dënimet te bardheblut­ë Kushti, fitorja në Korçë pezullon masat

- 27.10 17.00 28.10 RENDITJA

Festa e Kurban Ba jramit, por edhe fakti se nesër luhet ndeshja me Skënderbeu­n, kanë bërë që klubi Tirana të shtyjë mbledhjen për humbjen 4- 0 me Kukësin, ku priteshin masa tejet të forta për trajnerin dhe për futbollist­ët. Administra­tori i klubit Salih Tagani pati paralajmër­uar një mbledhje ditën e djeshme, por ajo do të bëhet pas ndeshjes në Korçë. Shkak për këtë është bërë edhe fakti se drejtuesit e klubit kryeqyteta­s nuk kanë dashur të rëndojnë akoma më shumë psikologji­kisht futbollist­ët në prag të një sfide që mund të vendosë një sezon të tërë. Në këtë mënyrë, gjithçka do të vendoset pas takimit të së shtunës, ndërsa burime të sigurta pranë klubit Tirana bëjnë të ditur se masat do të jenë tepër të forta. Po ashtu, në rast se ekipi kryeqyteta­s fiton ndaj Skënderbeu­t, çdo dënim do të hiqet, ndërkohë që në rast se nuk ndodh kjo, ndëshkimet janë të sigurta.

MASAT

Gjoba deri në gjysmën e rrogës mujore për futbollist­ët dhe trajnerin. Janë këto masat e para që do të marrin drejtuesit e Tiranës për lojtarët e tyre, pas dështimit historik në Kukës, në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë. Humbja 4- 0 ka shkaktuar një “tërmet” të vërtetë në shtëpinë e 24 herë kampionëve të vendit, pasi ata nuk kishin pësuar asnjëherë disfatë të këtyre përmasave në Kupë. Ndërkohë, një kusht shumë i rëndësishë­m për vendosjen e sanksionev­e është edhe ndeshja e nesërme ndaj Skënderbeu­t. Në rast të një triumfi në Korçë, dënimet do të pezullohen të gjitha, ndërsa në rast disfate, trajneri Artur Lekbello është thuajse i shkarkuar. Ndërkohë, një barazim pritet që të lërë në fuqi gjobat si për lojtarët dhe trajnerin Lekbello. Në këtë mënyrë, futbollist­ët kryeqyteta­s do të kalojnë të gjithë një shumë të vështirë ndaj ekipit kampion të vendit, ku përveçse për fanelën që mbajnë veshur, do të luajnë edhe për anën financiare të tyre. Luftëtari- Flamurtari Apolonia- Tomori Skënderbeu- Tirana Kastrioti- Besa Kukësi- Teuta Bylis- Laçi Vllaznia- Shkumbini Skënderbeu Besa Tirana Vllaznia Kukësi Laçi Teuta Kastrioti Bylis Luftëtari Flamurtari Shkumbini Apolonia Tomori

Ndeshja e nesërme ndaj Skënderbeu­t është kthyer në vendimtare për futbollist­ët e Tiranës. Shkëputja e ekipit korçar në krye të Armando

Sadiku ka përfunduar në shënjestrë­n e dy klubeve të mëdha të Evropës, Fiorentina në Italia e Borusia e Dortmundit në Gjermani. Kështu shkruante ditën e djeshme uebsajti i njohur “calciomerc­a- to. com”, referuar sulmuesit të kombëtares shqiptare. Sadiku ka realizuar 12 gola në 16 ndeshje me Luganon, në kategorinë e dytë zviceriane, duke u bërë shpejt objekt i dëshirave për klubet e mëdha. Uebsajti përmend edhe emrin e Sienës si një e interesuar, por përballë Fiorentinë­s e Borusias, klubi bardhezi ka pak shanse. 21 vjecarri kuqezi ka kaluar dy sezone të jas- renditjes ka bërë që bardheblut­ë të humbasin shumë terren në luftën për titullin kampion. Një disfatë në Korçë do të bënte që ky sezon për ta të konsideroh­ej i dështuar, duke qenë se tashmë edhe Kupa e Shqipërisë është një mision i mbyllur. Skuadra duket shumë e ngarkuar psikologji­kisht pas disfatës 4- 0 në Kukës dhe për momentin drejtuesit kanë zgjedhur linjën e butë. Por, është fakt se ajo humbje nuk do të kalojë lehtë, sidomos në rast se futbollist­ët e Tiranës nuk do të arrijnë të marrin një rezultat pozitiv në Korçë. Trajneri Lekbello ndërkohë, duket i pari që rrezikon. Do të mjaftojë qoftë edhe një hap tjetër fals, që ai të përfundojë në listën e gjatë të “ish- ëve” të Tiranës, një klub që në vitet e fundit ka ndërruar dhjetëra teknikë. kaloi në Zvicër në korrik të vitit 2011, ndërkohë që ka ardhur duke u rritur si nivel. Transferim­i te Lugano e ka vënë Sadikun më në shënjestër të klubeve të mëdha, ndërsa një plus i madh për të është edhe fakti se kartoni kushton shumë pak për arka si të Fiorentinë­s apo Borusia Dortmundit. Në Itali, një rol të madh për reklamimin e lojtarit shqiptar ka luajtur edhe trajneri Xhani De Biazi, ndonëse emri i tij është përmendur edhe një vit më parë, kur për të interesohe­j Kievo. Nëse transferta në një prej këtyre klubeve bëhet realitet, për Sadikun do të ishte kulmi i karrierës futbollist­ike.

 ??  ?? Nga ndeshja e fundit mes Skënderbeu­t e Tiranës, më 19 gusht
Nga ndeshja e fundit mes Skënderbeu­t e Tiranës, më 19 gusht
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania