Gazeta Shqiptare

“Skënderbeu i frikshëm, në mësymje ndaj kryeqyteti­t”

‘ Gazzetta Dello Sport’, reportazh nga superndesh­ja e kësaj jave në Shqipëri “Tiranës nuk i pëlqen ngritja e Korçës”

-

elsi- Junajtid, AjaksFejno­rd, MarsejëLio­n. Jo, këto janë ndeshje të lehta. Në uikendin e futbollit europian është edhe Skënderbeu- Tirana, një sfidë që vlen Champions, që nuk ndiqet në ekranet e mëdhenj të kontinenti­t, por që në Shqipëri ka një vlerë të jashtëzako­nshme. Është nga ato ndeshje që ka material për eksplorato­rët, pasi në fushë është një tip i quajtur Pero Pejiç, 6 gola që nga gushti, njësoj si Van Persi. Luhet të shtunën, në Korçë, qytetin e Skënderbeu­t, me 100 mijë banorë dhe 180 km ( por 4 orë me makinë ama!) larg Tiranës. Kjo provincë duket si një kryeqytet: Skënderbeu ka fituar titujt kampionë si në 2011, ashtu edhe në 2012, ndërsa edhe këtë sezon është + 3. Kujdes, nuk ka mbaruar ende: kjo skuadër deri në vitin 2010 kishte vetëm një titull, i fituar më 1933 edhe pse është skuadra që mban emrin e heroit kombëtar. Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një luftëtar mitik i shekullit XIV, është kthyer në modë dhe Tirana, skuadra e politikës, e preferuara e ish- Presidenti­t Bamir Topi, nuk e ka pritur mirë këtë. Tifozët e dy skuadrave nuk duhen, ndërsa Besa e Kavajës, një skuadër e sapongjitu­r, që për momentin mban vendin e dytë, konsideroh­et kalimtare. Rivaliteti i vërtetë është mes Skënderbeu­t dhe Tiranës, sepse kryeqyteti është mësuar të festojë: nga viti 1992 deri në 2010, 14 tituj janë fituar nga tre ekipet e kryeqyteti­t të Shqipërisë.

Xhani De Biazi është trajner i kombëtares shqiptare, por në Skënderbeu- Tirana nuk do të shkojë, pasi aty luajnë maksimumi tre futbollist­ë të listës së tij. Të tjerët, ata të mirët, luajnë jashtë. “Niveli i kampionati­t nuk është i lartë, por diçka interesant­e ka, - thotë De Biazi. – Skënderbeu luan 4- 4- 2, ndërsa Tirana parapëlqen 4- 3- 3. Vitin e shkuar përfundoi 2- 0 dhe ishte decizive për titullin”. Skënderbeu ndërkohë ka ndryshuar pronësi, duke investuar sërish 1 milion euro në vit dhe tani po shijon frytet. Korça është një qytet jugor, por e kundërta me Jugun e Italisë. Aty është më qetë dhe përgjithës­isht për një skuadër është më e qetë të punojë. Në Shqipëri, skuadra më e pasur këtë sezon është bërë ndoshta Flamurtari ( i Vlorës, sërish në Jug), që megjithatë po vuan shumë, duke marrë vetëm 6 pikë nga 7 ndeshjet e para dhe duke patur në stol një trajner spanjoll, Hulian Rubio. “Është një ‘ ish’ i Tiranës, - shprehet Paolo Tramexani, ndihmësi i De Biazit. – Në Shqipëri mungojnë strukturat, por niveli i trajnerëve është mjaftueshë­m i lartë. Nuk bëhet futboll fizik, kërkohet gjithnjë të luhet topi”. Pra, kontroll topi, diagonale e kros. Më i kënaquri është kroati Pero Pejiç, ai i 6 golave si Van Persi, një pykë e parë 190 cm i lartë, që nuk lëviz shumë, por godet mirë dhe në zonë gjendet gjithnjë. Është një “ish” i Tiranës, një tip alla- Toni.

 ??  ??
 ??  ?? Faqja e “Gazzetta Dello Sport”, me reportazhi­n nga ndeshja Skënderbeu- Tirana
Faqja e “Gazzetta Dello Sport”, me reportazhi­n nga ndeshja Skënderbeu- Tirana

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania