Gazeta Shqiptare

Disfata, shtypi anglez “masakër” ndaj Mançinit

Kritika pafund për humbjen me Ajaksin

-

Pranimi

i fajit pas ndeshjes nuk u ka mjaftuar mediave angleze. Roberto Mançini ka pësuar dje një nga kritikat më të ashpra të shtypit, pas disfatës që Mançester Siti pësoi në shifrat 3- 1 kundër Ajaksit. Tekniku italian pranoi pas humbjes së “nuk e kishte përgatitur mirë ndeshjen” dhe se merrte përsipër “të gjitha përgjegjës­itë” për atë që ndodhi, por kjo nuk mjaftoi për të qetësuar situatën në Britani. “Telegraph” shkon deri aty, sa fajëson atë që rinovoi kontratën e italianit, për shkak se riktheu titullin kampion pas 42 vitesh, “por që tani nuk gjen dot asnjë formulë për ta bërë Sitin të shkëlqejë edhe në Evropë”. “Mirror” shkruan se pavarësish­t mbrojtjes që u bëri futbollist­ëve në publik, në dhomat e zhveshjes Mançini ka qenë i xhindosur. Por, sipas kësaj gazete, tekniku italian ka përdorur sërish tharësen e flokëve kur ka dalë para mediave. Duke ironizuar me këtë gjest, “Mirror” shkruan se Mançi- ni e përdor shpesh atë për të qenë më i ftohtë para kamerave. Një tjetër kritikë shkon për disiplinën në ekip. Përshembul­l, Xheko e Kolarov janë kapur duke pirë kafe në një bar të hapur, duke mos preferuar hotelin e skuadrës, ndërsa edhe vetë Mançini është ironizuar që e ka marrë ndeshjen qetë, duke bërë shopping në dyqanin “Jimmy Choo”. Nën akuzë ka përfunduar edhe aktivizimi i Edin Xhekos, heroi i fitores ndaj Uest Brom dhe një fantazmë në fushë kundër Ajaksit. Në fund, qershia mbi tortë, kur Miçah Riçards shprehet: “Ne lojtarët preferojmë skemën 4- 4- 2, por është trajneri ai që vendos...”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania