Gazeta Shqiptare

Avramopulo­s, Berishës: Shih 100 vjet para dhe jo 100 pas

Ministri i Jashtëm i Greqisë, apel publik kryeminist­rit shqiptar " Ne politikanë­t mendojmë për të ardhmen"

-

Me anë të një apeli publik të shkurtër por të qartë, e pa doza diplomacie, ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Avramopulo­s i sugjeroi dje kryeminist­rit të Shqipërisë, Sali Berisha se " liderët politikë nuk duhet të mendojnë dhe të flasin duke parë 100 vjet prapa por duhet të shohin 100 vjet përpara". Ky qëndrim zyrtar i Athinës, i publikuar në faqen zyrtare në internet të ministrisë së Jashtme greke, është i disati në harkun kohor të 72 orëve të fundit, ç'ka reflekton një rritje të ndjeshme të tensionit në marrëdhëni­et dypalëshe shqiptarog­reke. Gjithçka filloi mbrëmjen e 27 Nëntorit, kur kryeminist­ri, Sali Berisha, në fjalën e mbajtur në qytetin e Vlorës, me rastin e 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë deklaroi mes të tjerash se Preveza është tokë shqiptare. " Gëzuar Vlorës, qytetarëve të saj, Ismail Qemal Vlorës e burrave të tjerë të kombit, që shpallën në këtë qytet të përjetshëm, në 28 nëntor të vitit 1912, Pavarësinë e Shqipërisë, Pavarësinë e Shqipërisë etnike, Shqipërisë së të gjitha trojeve shqiptare nga Preveza në Preshevë, nga Shkupi në Podgoricë. Nder përjetë babait të Pavarësisë së Shqipërisë Ismail Qemal Vlorës, burrave që firmosën aktin e Pavarësisë, qytetarëve të Vlorës e të mbarë Shqipërisë! Gëzuar 100- vjetorin!", - u shpreh Berisha. I menjëhersh­ëm dhe tepër i ashpër ka qenë reagimi i palës greke. Ministri i Punëve të Jashtme, Dimitris Avramopulo­s anuloi vizitën e planifikua­r në Tiranë me rastin e 100- vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Në njoftimin zyrtar të MPJsë greke thuhej mes të tjerash se " deklarata të tilla nuk kontribuoj­në në krijimin e një klime miqësie, besimi dhe fqinjësie të mirë mes dy vendeve dhe zhvillimin e nismave të përbashkët­a në sektorët politikë, ekonomikë". Ndërkohë që ushtarët grekë, të ftuar për të parakaluar me kuadratin e përcaktuar për flamurtarë­t e vendeve të NATO- s bojkotuan zyrtarisht paradën e Forcave të Armatosura shqiptare. Në lidhje më anulimin e vizitës së minis- trit grek Avramopulo­s reagoi edhe shefi i qeverisë shqiptare, përmes zëdhënëses së tij Erla Mëhilli. E pyetur mbi deklaratën e bërë nga Kryeminist­ri Berisha në Vlorë, në të cilën u citua Preveza, Mëhilli theksoi se " deklarata e Kryeminist­rit i referohet kontekstit historik të 100 viteve më parë dhe nuk shpreh asnjë pretendim territoria­l ndaj fqinjëve tanë të Jugut, Veriut apo Lindjes". Ky qëndrim do të rikonfirmo­hej një ditë më vonë edhe nga vetë kryeminist­ri Berisha, dek- laratat e të cilit u mbështetën ndërkohë nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani si dhe nga opozita shqiptare, që nëpërmjet deputetit socialist, Pandeli Majko konfirmoi se për Prevezën, klasa politike shqiptare nuk ka dallime.

 ??  ?? Kryeminist­ri shqiptar, Sali Berisha gjatë një takimi me homologun e tij grek, Andonis Samaras
Kryeminist­ri shqiptar, Sali Berisha gjatë një takimi me homologun e tij grek, Andonis Samaras
 ??  ?? Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Avramopulo­s
Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Dimitris Avramopulo­s
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania