Gazeta Shqiptare

" Të gjymtuarit nga minat s'marrin ndihmë ekonomike"

Kërkesa, qeveria të zbatojë Konventën e Personave me Aftësi të Kufizuar Kola: Duhet të kenë derdhur kontribute

- Ola Mitre

Sipas legjislaci­onit në fuqi, të aksidentua­rit nga minat, për të përfituar ndihmë ekonomike nga shteti duhet të kenë derdhur kontribute shoqërore. Ndërkohë që, ata që nuk i kanë paguar nuk mund ta përfitojnë këtë pagesë. Problemati­ka ngrihet nga drejtori ekzekutiv i shoqatës " Alb- Aid", Jonuz Kola, objekti kryesor i së cilës është asistenca ndaj Viktimave të Minave dhe Municionev­e. Sipas Kolës, mbetet për t'u përshëndet­ur fakti i Ratifikimi­t të Konventës së Personave me Aftësi të Kufizuar, por ai i bën thirrje qeverisë shqiptare për të krijuar kushtet që ajo të zbatohet. " I bëjmë thirrje qeverisë shqiptare të bëjë sa më shpejt harmonizim­in e legjislaci­onit për PAK- në në përputhje me kushtet dhe kërkesat e Konventës së të Drejtave të PAK- së. Gjithashtu, të hartojë sa më shpejt Planin Kombëtar të Veprimit për Zbatimin e Konventës me përfshirje­n e të gjithë aktorëve, për të siguruar zbatimin në mënyrë progresive të Konventës së OKB- së " Për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuar", si dhe të fillojë menjëherë zbatimin në praktikë të saj", - shprehet Kola. Si- pas drejtorit të shoqatës që u vjen në ndihmë personave të aksidentua­r nga minat dhe municionet, konventa u ofron personave me aftësi të kufizuar një nivel tepër të lartë mbrojtjeje, duke ndryshuar, para së gjithash, trajtimin e aftësisë së kufizuar nga ai bazuar në modelin mjekësor ose bamirës, në trajtimin sipas modelit social. Megjithatë, ajo obligon qeverinë shqiptare dhe institucio­net e ndryshme të rri- sin cilësinë e shërbimeve dhe standardet për PAK- në, si dhe vendos Mekanizmat e duhur të Monitorimi­t të Zbatimit të saj.

TË DHËNAT

Sipas Kolës, të mbijetuari­t nga minat/ UXO dhe municionet luftarake të Shqipërisë, të cilët si rezultat i rënies në mina në kufirin me Kosovën pas përfundimi­t të konfliktit dhe plagosjes me municione luftarake të shpërndara anembanë Sh- qipërisë pas trazirave të vitit 1997, u gjymtuan duke u kthyer kështu në persona me aftësi të kufizuar. Sipas Zyrës së Koordinimi­t për Minat dhe Municionet, në Shqipëri, vetëm në qarkun e Kukësit numërohen 238 të mbijetuar- viktima të minave dhe 38 të vdekur si rezultat i minimit të kufirit shqiptar nga ushtria serbe gjatë konfliktit të fundit në Kosovë në vitin 1999. Po sipas këtyre të dhënave, numërohen 699 viktima nga municionet luftarake të shpërndara gjatë trazirave të vitit 1997. Në të gjithë Shqipërinë llogariten mbi 971 të aksidentua­r nga minat dhe municionet për periudhën 1995 - 2012. Nga këta: 143 kanë rezultuar me pasojë vdekjen dhe 828 të gjymtuar. Dëmtimet e tyre janë nga më të ndryshmet. Ata kanë humbur pjesë të ndryshme të gjymtyrëve, si këmbë, duar ose sy. Ndërkohë që, në total në gjithë Sh- qipërinë numërohen 115 mijë persona me aftësi të kufizuar. Kjo do të thotë se 3.7% e popullsisë përfiton nga skemat sociale. Prej tyre, 61 975 janë Individë me Aftësi të Kufizuar, 54 966 invalidë pune dhe rreth 14 mijë të verbër, si dhe paraplegji­kë dhe tetraplegj­ikë që përfitojnë pagesa të veçanta. Sipas statistika­ve, 100 mijë persona me aftësi të kufizuar përfitojnë vetëm pagesën për aftësinë e kufizuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania