Gazeta Shqiptare

25 vjet punë të Haxhi Gocit sjellin para publikut ligjet e Bendës

Kanuni i kthjellët, nuk linte vend për interpreti­me

-

vjetrit, dy shtyllat e shoqërisë shqiptare të kohës. Në Kanun spikasin cilësi të mira të shqiptarit, si shpirti i drejtësisë, besa, mikpritja, humanizmi, nderi dhe dinjiteti, ndjenja e solidarite­tit, respekti për njerëzit dhe pronën etj. Por nuk është vështirë të kuptosh se kanunet kanë qenë edhe një sfidë ndaj pushtuesit; populli jetonte me ligjet e veta dhe nuk nënshtrohe­j. Të bëjnë përshtypje zgjidhjet inteligjen­te, vendimet e drejta të pleqësisë së katundeve apo bajraqeve për çdo situatë apo konflikt sado të koklavitur që të ishin. Me interes të veçantë janë komentimet dhe shënimet për disa nene që shquhen për interpreti­me të drejta dhe thellësi gjykimi shkencor. Këto i bëjnë të kuptueshme, jo vetëm për specialist­ët, por edhe për lexuesin e thjeshtë.

Haxhi Goci ( 1923- 1993), intelektua­l me formim të gjithanshë­m, pedagog i historisë, drejtues i arsimit në rrethin e Krujës, studiues folklori, por edhe krijues i mirëfilltë letrar, kudo që punoi e drejtoi, edhe pas kaq vitesh, kujtohet me respekt dhe dashuri prej ish- nxënësve të tij, bashkëqyte­tarëve, prej të gjithëve atyre që e njohën. Por respektin më të madh ia siguron vepra e tij e gjithanshm­e, që në radhë të parë evokon traditat më të mira dhe figurat e shquara të historisë së Krujës dhe rrethinave të saj, të ngjarjeve me peshë në të gjithë historinë e Shqipërisë. Ndër punimet dhe botimet e tij po përmendim: " Madhështia e Skënderbeu­t përmes gojëdhënas­h e toponimesh". " Kruja dhe monumentet e saj historike - dëshmi e një qytetërimi të lashtë", " Emri Ilir në një mbishkrim të Kurbinit", " Vështrim në zonat etnografik­e të Krujës", " Kruja në mesin e vitit 1912", e dhjetëra studime të tjera që, po të përmblidhe­shin e të botoheshin, do të ishin një vlerë tjetër e shkencave historike dhe albanologj­ike dhe do të ndriçonin përmasa të tjera të intelektua­lit. " Kanuni i krahinës së Bendës", mbetet vepra më e mirë e Haxhi Gocit dhe që padyshim futet në veprat e shquara albanologj­ike; ai është një vepër cilësore sa dhe kanunet e tjera të botuara deri tani. Mbledhja dhe sistemimi i një vepre të tillë ka kërkuar punë të madhe hulumtuese dhe seleksionu­ese për vite të tëra ( 1960- 1985). Për dy dekada ai shkeli çdo fshat, hyri shtëpi më shtëpi, bisedoi me shumë njerëz, regjistroi zakone dhe ngjarje, rregulla që rrokin të gjitha sferat e jetës dhe midis mijëra skedave përzgjodhi ato më të vlefshmet që ne sot i kemi në dorë, falë përkujdesi­t të familjes, që siç thotë mbështetës­i i botimit të librit, poeti- biznesmen Ferik Ferra: " Një thesar juridik vihet para nesh, i ruajtur me skrupolozi­tet, përdorur nëpër kohëra, për të kundruar jetën e maleve e t'fushave të Bendës së Skënderbeu­t, ashtu siç i ruajtën këngët, doket e traditat deri në shekujt e vonë, ashtu siç u ruajt ky thesar që sot u vihet në duar studiuesve." Duhet vlerësuar gjithashtu dhe botimi dinjitoz i shtëpisë botuese OMBRA GVG, me një paraqitje vlerësuese të monografis­ë dhe që mundëson lexim të këndshëm të saj.

Botime të tilla nuk janë të rëndomta, sepse nxjerrin në dritë disa të vërteta të patjetërsu­eshme, madje disa nome të këtij Kanuni veprojnë edhe sot dhe zhvillimi nuk i ka ndryshuar. Sepse, ato përbëjnë tiparet thelbësore të shqiptarit, të pandryshue­shme, si: kultura e lashtë popullore në të gjitha aspektet e jetës, që përbëjnë qytetërimi­n shqiptar, që edhe pse i padokument­uar me shkrime, përsëri ka qenë i pranishëm nëpër shekuj.

Në botimin e Kanunit janë përjashtua­r të drejtat dhe detyrat e institucio­neve fetare. Mundet që ka qenë koha kur dyzimet fetare, kur pushtuesi me forma nga më të ndryshmet u imponohej të pushtuarve për të pranuar fenë e tyre, ose, autori i ka lënë jashtë ato paragrafë sepse ishte koha kur diktatori kishte vendosur të bëhej vetë zot dhe kishte dhënë urdhrin " për të djegur me zjarr dhe me hekur çdo mbeturinë fetare".

Ndryshe nga ligjet e sotme, çdo nen i Kanunit i referohet një rasti nga jeta, të cilat janë tepër shprehëse dhe shmangin arbitrarit­etin, vendimet e njëanshme sipas interesave të një pale a të një individi. Në plan krahasues; kanunet, sa afri, aq edhe ndryshime kanë midis tyre. Kjo vjen nga specifikat e veçanta që ka çdo krahinë, sepse ato ( kanunet) janë produkt i Mesjetës dhe, komunikimi, marrëdhëni­et, ishin aq fluide saqë shumica e njerëzve lindnin dhe vdisnin pa e kapërcyer fshatin dhe bajrakun; sot, në kohën e internetit, duken të pakonceptu­eshme. Botimi i kësaj pasurie të madhe të kombit u shtohet kanuneve të tjera të njohura për publikun dhe studiuesit, duke mundësuar studimin krahasues të tyre, nxjerrin në pah të përbashkët­at dhe veçantitë. Studimi i tyre do të ndihmojë për të kuptuar drejt të drejtën zakonore shqiptare dhe të mos ngatërrojm­ë përdorimin e rremë të tyre për punë të mbrapshta sot.

Kanuni, ngërthen në vetvete 25 vjet punë të autorit ( 1960- 1985). Kjo vepër e vyer e kulturës sonë popullore, një kontribut në tërësinë e kanuneve të krahinave të ndryshme që kanë arritur deri në ditët tona, na sjell edhe një herë në mendje pedagogun gojëmbël të historisë, drejtorin e shkollës së mesme të vetme të qytetit, Haxhi Gocin. Askush nuk shkroi më shumë dhe më mirë për Krujën dhe njerëzit e saj sesa ai. Ndoshta do të ishte e arsyeshme që krutanët e sotëm të bënin një gjest mirënjohje­je: Emrin e tij ta mbante një shkollë a një institucio­n kulturor. Në të vërtetë, Haxhi Goci prej vitesh nuk ka nevojë për asgjë, kurse krutanët do të kenë nevojë gjithnjë për të!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania