Gazeta Shqiptare

AURON TARE: KULLA ARTISTIKE VROJTIMI NË BREGDET

-

Shtatë

plazhe të Shqipërisë, Velipoja, Durrësi, Golemi, Orikumi, Vlora, Saran da dhe Dhërmiu, sivjet do të kenë kulla vrojtimi. Jo vetëm kaq: kullat do të jenë edhe një formë arti që i shkon përshtat zonës. Lajmi u bë i ditur dje nga drejtori i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Auron Tare, i cili sqaroi se institucio­ni që ai drejton ka shpallur një konkurs për përzgjedhj­en e modeleve më të mira të kullave. " Gjëja kryesore që ne duam të bëjmë këtë sezon është adresimi i çështjes së sigurisë përgjatë bregut detar. Për këtë arsye, mbasi kemi parë me kujdes se çfarë nuk ka funksionua­r deri tani edhe pse ka pasur një kuadër të mirë ligjor, ka qenë mossiguria në det. Vendosëm që para këtij sezoni, të bëhet përzgjedhj­a e shtatë plazhevepi­lot, nga veriu në jug, ku të mundohemi të vendosim standardet ' blue flag' për mbarëvajtj­en e shërbimeve në plazhe", - u shpreh drejtori i AKB- së për mediat. Sipas Tares, prej këtij viti do fillojë raportimi për publikun i cilësisë së ujit, rërës, shërbimit, por gjëja kryesore mbetet vendosja e kullave të vrojtimit dhe krijimi i rojeve bregdetare. Ai vëren se kjo është hera e parë që nisma merr jetë në rajonin tonë, duke e avancuar konceptin e kullave, jo thjesht si kulla vrojtimi, por edhe si forma arti. Plazhet e përzgjedhu­ra dhe ato që do të përzgjidhe­n më vonë të identifiko­hen me këtë lloj kulle ose kullat të identifiko­hen me plazhin, duke marrë parasysh kulturën, traditën, ambientin etj. " Menduam ta hapnim këtë koncept me ndihmën e studentëve të Arkitektur­ës në Shqipëri e Kosovë, pasi kontaktuam fakultetet. Rreth 80 studentë kanë punuar në grupe të ndryshme për mbi 3 javë për të sjellë sot 30 modele kullash që vijnë si forma arti. Studentëve iu kërkuam që kullat të mos shihen vetëm si mjet pune, por edhe si vepra arti", - tha Tare para mediave. Juria përbëhet nga Gjon Radovani, Mark Muhler, Iris Sala, Alban Muja dhe Gjergj Poçi. Nga faza e parë e konkurrimi­t të këtyre projekteve do të zgjidhen 14 të tilla, që do të kalojnë në fazën e dytë, ndërsa në të tretën do zgjidhen 7 projektet- kulla fituese. Skuadra fituese do e ndërtojë vetë veprën që e ka projektuar. " Gjatë këtij procesi studentët janë shfaqur të interesuar për t'u angazhuar në çështjet e bregdetit. Ndaj menduam që me këta të krijojmë një lloj klubi studentësh të Arkitektur­ës që do të angazhohen më tej në projekte të ndryshme dhe të krijohet bashkëpuni­m me ta", - thotë Tare. Sipas tij, do të trajtohen në Mal të Zi 35 roje bregdetare, që më tej certifikoh­en me " ILSE" e që do punojnë për Agjencinë Kombëtare të Bregdetit në muajt maj- shtator. Për këtë çështje, dje ka folur në Durrës edhe ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni. Ajo deklaroi se " me urdhër të kryeminist­rit është ngritur Task- Forca e Menaxhimit Turistik Veror, e cila do të jetë përgjegjës­e për ndjekjen dhe zbatimin e masave që do të garantojnë standarde, siguri dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve".

 ??  ??
 ??  ?? Në foto: Imazhe të projektit
Në foto: Imazhe të projektit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania