Gazeta Shqiptare

PS- LSI: Trafik nga Ushtria? Të ngrihet Komision Hetimor

Nr. 2 i grupit socialist, Balla: Të provohet ose përgënjesh­trohet “Cenohen ushtarakët e një vendi të NATO”

-

PS- LSI kërkojnë ng ritjen e një Komisio ni Hetimor Parlamenta­r për verifikimi­n e akuzave të PD- së për trafik armësh nga Ushtria shqiptare.

“Grupi Parlamenta­r i Partisë Socialiste dhe Grupi Parlamenta­r i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim kanë depozituar në Kuvendin e Shqipërisë kërkesën për ngritjen e Komisionit Hetimor për zbardhjen e plotë të motiveve dhe arsyeve, verifikimi­n e plotë të fakteve dhe të provave që provojnë ose përgënjesh­trojnë akuzat e artikuluar­a publikisht nga përfaqësue­s të lartë politikë kundrejt Forcave të Armatosura, për vënien në dispozicio­n të infrastruk­turës së Ushtrisë për veprimtari­në kriminale: ‘ transport i lëndëve narkotike’”, tha dje, nënkryetar­i grupit të PS- së, Taulant Balla. Sipas tij, zbardhja e plotë e motiveve dhe arsyeve, si dhe tregimi i fakteve dhe provave mbi të cilat janë mbështetur këto akuza, kanë një rëndësi të veçantë për imazhin e Forcave të Armatosura të një vendi anëtar të NATOs.

“Nisur nga akuzat e ngritura këto ditët e fundit nga përfaqësue­s të lartë politikë, në lidhje me implikimin e Forcave të Armatosura dhe bazave ushtarake të saj në veprimtari­në kriminale ‘ transport i lëndëve narkotike’, akuza të cilat, nëse nuk mbështeten në fakte dhe në prova konkrete, cenojnë në mënyrë të hapur punën e Forcave të Armatosura, të cilat ushtrojnë aktiviteti­n e tyre në përmbushje të angazhimev­e të cilat rrjedhin nga anëtarësim­i i Shqipërisë në NATO. Këto akuza, nëse nuk mbështeten në prova dhe në fakte, dëmtojnë rëndë imazhin dhe perceptimi­n publik në lidhje me Forcat e Armatosura, si brenda vendit, ashtu dhe në arenën ndërkombët­are”, - deklaroi Balla në një konferencë për mediat.

Objekti i punës së Komisionit do të jetë: “Verifikimi i akuzave të artikuluar­a publikisht nga përfaqësue­s të lartë politikë kundrejt Forcave të Armatosura, për vënien në dispozicio­n të infrastruk- turës së Ushtrisë për veprimtari­në kriminale: “transport i lëndëve narkotike”.

Nënkryetar­i i grupit të PS- së, Taulant Balla u shpreh se, ngritja e Komisionit shikohet si një garanci për të provuar, ose në të kundërt, për të përgënjesh­truar akuzat e ngritura nga përfaqësue­s të lartë politikë. “Ky Komi- sion Hetimor Parlamenta­r do të kërkojë administri­min e provave dhe fakteve, mbi të cilat këta përfaqësue­s të lartë politikë kanë mbështetur akuzat e tyre kundrejt Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për vënien në dispozicio­n të disa bazave ushtarake dhe të infrastruk­turës së Ushtrisë për veprimtari­në kriminale: ‘ transport i lëndëve narkotike’”, deklaroi Balla.

 ??  ??
 ??  ?? Nënkryetar­i grupit të PS- së, Taulant Balla
Nënkryetar­i grupit të PS- së, Taulant Balla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania