Gazeta Shqiptare

PD: Denoncoi trafikun e drogës, gazetari i “RD” u kërcënua me jetë

“I dërguan SMS dhe i vunë një kokë dhie në derë”

-

Gazetari

i ‘ RD’- së, Telnis Kuqi kërcënohet dy herë me jetë, fillimisht përmes një SMS- je dhe më pas duke i vënë një kokë dhie të prerë në banesën e tij në Gjirokastë­r”. Koordinato­rja për mediat në PD, Silvi Bardhi denoncoi paraditen e djeshme kërcënimin që i ishte bërë gazetarit Kuqi me SMS. Sipas saj, kërcënimi kishte ndodhur pasi gazetari kishte botuar një shkrim investigat­iv për çështjen e përfshirje­s së FA- ve në trafikun e drogës. ” Publikimi i këtyre të dhënave, mesa duket ka prishur qetësinë e personave të përfshirë në këtë trafik të çmendur droge dhe ka prishur rehatinë e shefave politikë të narko- trafikantë­ve. ‘ Si shumë të lirë e ke dorën, por ta skuqim mir ne, legen’, - këtë mesazh i kanë dërguar gazetarit sot, në orën 9 e 8 minuta të mëngjesit. Kërcënuesi ka bërë kujdes të mos lërë gjurmë, duke përdorur metodat e dërgimit të mesazhit përmes internetit. Partia Demokratik­e dënon shantazhin ndaj shtypit opozitar dhe u kërkon qeverisë dhe kryeminist­rit të marrin masa. Partia Demokratik­e inkurajon gazetarët dhe median në rolin e tyre informues dhe qëndron pranë tyre në këto ditë të vështira, ku dalin të dhëna se struktura kyçe të shtetit janë përfshirë në trafikun e drogës. Vetë trafiku i drogës në këto përmasa, por dhe kërcënimi i gazetarëve që shkruajnë për të, nuk mund të bëhen pa dijeni dhe pa bekimin e kryeminist­rit dhe ministrave të tij”, - u shpreh Bardhi. Por pas denoncimit të PD- së, kërcënohet sërish gazetari i “RD”- së. Mësohet se Kuqit i është vendosur një kokë dhie e prerë në banesë. Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se gazetari nuk ka qenë në shtëpi në momentin që është vendosur koka e dhisë.

 ??  ?? Mesazhi në telefonin e gaetarit të “RD”, Telnis Kuqi
Mesazhi në telefonin e gaetarit të “RD”, Telnis Kuqi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania