Gazeta Shqiptare

Alfred Moisiu: Akuzat e PD, tragjikome­di

Ish- presidenti: Në Gjadër tani s’ulen dot, mushkonjat janë spërkatur gjithmonë me avionë “Trafik droge nga Ushtria? Duket si përrallat e Tom Sojerit”

- Aurora Koromani SHPALLJE ANKANDI

4 ton drogë vetëm për 3 muajt e parë të vitit. Sasia vjen nga Shqipëria dhe është kultivuar gati e gjitha në Lazarat”, Kështu nis reportazhi i televizion­it italian “RAI UNO” për trafikun e hashashit. Gazetari Xhaçinto Pinto ka arritur të hyjë pikërisht në fshatin më të famshëm të Shqipërisë. “Të gjitha shtëpinë janë të rrethuar me mure të lartë për të mbuluar plantacion­et e hashashit. Banorët gjuajnë me armë gjatë natës. Këtu janë 319 hektarë të mbjellë me kanabis dhe 9 nga 10 familje e kultivojnë bimën e hashashit”, thotë gazetari italian.

Ndërkohë, në fund të vitit të kaluar drejtori i Aviacionit të Guardia di Financa- s, Stefano Bastoni bëri publike hartën e kultivimit të hashashit në Shqipëri, të shpërndarë në 5 qarqet kryesore të vendit. Me ndihmën e avionëve specialë italianë, parcelat u fotografua­n nga ajri. Stefano Bastoni e vuri theksin tek Lazarati, i cili mbetet zona më problemati­ke në këtë drejtim. “Avionë me teknologji të përparuar fluturuan dhe zbuluan qindra plantacion­e me kanabis, lëndë narkotike që më pas masivisht trafikohet në Itali”, tha Bastoni. Ai theksoi se një nga zonat më problemati­ke për kultivimin e kanabisit mbetet Lazarati. “Kemi bërë fotografi nga lartësia, që dëshmojnë realitetin në Lazarat si kurrë më parë”, tha asokohe Bastoni. Sipas tij, lënda narkotike mund të arrijë në 900 tonë, me një vlerë shitjeje mbi 4.5 miliardë

Pas akuza ve të ndërsjella mes opozitës dhe qeverisë për përdorimin e Ushtrisë për trafikim të lëndëve narkotike, ka reaguar edhe ish- presidenti i vendit, Alfred Moisiu. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ai pohon se është e pamundur ulja e avionëve në bazën e Gjadrit. Ish- presidenti sqaron se e gjitha kjo histori i duket si përrallat e Tom Sojerit, ku nuk ka asgjë të faktuar, por shumë thënie të pa vërtetuara. “Unë mendoj se deri tani nuk ka asnjë fakt dhe asnjë argument. Unë mendoj se deri tani ka vetëm thënie të paargument­uara”, - pohon Moisiu. Akuzat për përdorim të Ushtrisë për trafikim të drogës janë përdorur për herë të parë gjatë seancës së të enjtes së kaluar në parlament, nga ishministr­i i Mbrojtjes, Arben Imami.

Z. Moisiu, si ish- komandant i Forcave të Armatosura, si ju duken akuzat e ndërsjella mes opozitës dhe mazhorancë­s për përdorimin e Ushtrisë për trafik droge?

Më duket tragjikome­di çdo gjë që është bërë deri tani, çdo akuzë që është hedhur nga secila palë.

Pse ju duken të tilla, nuk e besoni historinë e avionëve që kanë zbritur në Gjadër për trafikim droge?

Më duken si përrallat e Tom Sojerit sajesa të tilla, që janë të pabesueshm­e. Duket sikur avionët janë zogj dhe nuk mund të vrojtohen e nuk mund të shikohen. Por, duhet të presim ditët në vijim për të parë se çfarë do ndodhë, sepse për mendimin tim, deri tani nuk ka asgjë të faktuar.

Pra, sipas jush, këto akuza që qarkullojn­ë nuk janë të faktuara?

Unë mendoj se deri tani nuk ka asnjë fakt dhe asnjë argument. Unë mendoj se deri tani ka vetëm thënie të paargument­u- ara.

Duke qenë se ju keni qenë në krye të Forcave të Armatosura si ish- president, mendoni se baza e Gjadrit është e përshtatsh­me për uljen e avionëve, ashtu siç janë ngritur edhe akuzat?

Baza ka qenë shumë e mirë për çdo lloj avioni, por kohët e fundit ajo nuk përdoret më për fluturime dhe është braktisur. Unë di që në këtë bazë janë bërë edhe pengesa që të mos fluturojë asgjë.

Pra, në Gjadër aktualisht nuk mund të ulet asnjë avion?

Unë e njoh Gjadrin shumë mirë, por ka disa Ish- ministri i Mbrojtjes, Arben Imami ka mohuar informacio­net e publikuara në media, sipas të cilave shërbimi sekret kishte njoftuar autoritete­t më të larta shtetërore që në 2012- n se ushtria shqiptare po përdorej për trafik droge. “Në mandatin e PD në qeverisje nuk kemi patur asnjë të dhënë, nuk kemi patur asnjë informacio­n për përdorimin e infrastruk­turës ushtarake për trafikimin e lëndëve narkotike”, deklaroi Imami. katur mushkonjat në atë zonë; a bën pjesë edhe kjo tek tragjikome­dia apo jo?

Mushkonjat janë spërkatur gjithmonë tek ne me avionë. Por, nuk e di nëse vijon akoma kjo traditë apo jo.

 ??  ?? Ish- presidenti Alfred Moisiu
Ish- presidenti Alfred Moisiu
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania