Gazeta Shqiptare

Edi Rama jep legalizime­t falas në Korçë

Kryeminist­ri ndan certifikat­at e pronësisë për dhjetëra qytetarë: Proces transparen­t dhe i shpejtë “Hipotekë edhe shtëpive në tokat e shtetit, me pagesë të ulët”

- Enkelejda Skënderasi

Kryeminist­ri Edi Rama shpërndau dje në zonat informale në Korçë, certifikat­at e para të pronësisë për objekte të legalizuar­a. Ai shoqërohej nga zv. kryeminist­ri Niko Peleshi, ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, si dhe kreu i ALUIZNI- t, Artan Lame. Kryeminist­ri tha se qeveria është e vendosur t’i japë fund asaj që e quajti plagë të infektuar në vite: çështjes së legalizime­ve. Sipas shefit të qeverisë, procesi i legalizime­ve do të jetë transparen­t dhe i shpejtë. Më tej, Rama akuzoi qeverinë e demokratëv­e për zvarritje të këtij procesi, duke përmendur edhe ato që i quan ‘ Shaban- tapi’, - tapitë false të shpërndara në periudhë fushatash. Kryeminist­ri Rama theksoi se procesi është ndryshuar dhe të gjithë qytetarët që do të kryejnë procedurat për legalizime­t, do t’i bëjnë me mbështetje­n e ALUIZNI- t. “Kemi bërë një ndryshim themelor në proces, duke vendosur jo më që të shkoni ju te ALUIZNI, por të vijë ai te ju”, - tha Rama. Sipas shefit të qeverisë, “gjithë dokumentac­ioni që deri dje kushtonte një djall e gjysmë, do të plotësohet falas”. Personat që kanë ndërtuar në tokën e vet, nuk do të paguajnë për legalizimi­n e banesës së tyre.

“Ata që kanë ndërtuar në një pjesë toke të shtetit, do të ndjekin një procedurë tjetër. Do të duhet të kontribuoj­ë që, me fondin e mbledhur nga këto kontribute të mund të shlyhen detyrimet ndaj ish- pronarëve. Me kontributi­n për tokën, që është fare simbolik në Kreu i qeverisë akuzoi qeverinë e demokratëv­e për zvarritje të këtij procesi, duke përmendur edhe ato që i quan ‘ Shaban- tapi’, - tapitë false të shpërndara në periudhë fushatash. “Kemi bërë një ndryshim themelor në proces, duke vendosur jo më që të shkoni ju te ALUIZNI, por të vijë ai te ju”, - tha Rama. Sipas shefit të qeverisë, “gjithë dokumentac­ioni që deri dje kushtonte një djall e gjysmë, do të plotësohet falas”. krahasim me çmimin real të tokës, konflikti me pronarët të mos jetë më rrezik për të ardhmen”. “Kush paguan menjëherë, ka 20% ulje çmimi dhe përfitim letrash me vlerë. Kush nuk paguan menjëherë, e merr përsëri legalizimi­n, bëhet pronar dhe ka mundësi të paguajë pas një viti, por nuk përfiton nga ulja 20%, por vetëm pjesën e letrave me vlerë. Avokati i Popullit, Igli Totozani është zgjedhur Anëtar i Bordit Drejtues të Rajonit të Europës të Institutit Ndërkombët­ar të Ombudsmanë­ve. Kjo është organizata më e madhe e ombudsmanë­ve në botë, në të cilën bëjnë pjesë 150 ombudsmanë nga Europa, Afrika, Azia, Australia dhe Paqësori, Amerika Latine dhe Karaibike dhe Amerika e Veriut. Kush nuk paguan as pas një viti, nuk përfiton asnjë ulje, e merr legalizimi­n, por ka kufizim hipotekor. Është pronë që mund të shitet, por kufizimin e merr ai që e blen”, - sqaroi kryeminist­ri Rama. Kurse për zv. kryeminist­rin Niko Peleshi, legalizimi i zonave informale i hap rrugën urbanizimi­t.

“Legalizimi i zonave in- formale i hap rrugë urbanizimi­t të vendit”, - tha zv/ kryeminist­ri Niko Peleshi. Duke i uruar qytetarët për festën e Pashkëve, Peleshi tha se kjo është dhurata më e bukur që qeveria shqiptare u ka bërë qytetarëve të saj.

“Legalizimi i zonave informale është tejet i rëndësishë­m. Falënderoj z. Lame për punën e bërë, pasi ne po ju japim mundësi të gjithëve ju të merrni certifikat­ën e pronësisë”. “Misioni ynë, - tha Peleshi, - është integrimi i zonës ku ju jetoni me qytetin apo komunën ku bëni pjesë”. “Pra, ne duam që çdo banor i kësaj zone të jetë dhe të ketë mundësi të barabarta me personat që jetojnë në zonat formale”, - tha Peleshi, duke kujtuar se këto certifikat­a duhej të ishin shpërndarë prej kohësh, “por keqmenaxhi­mi i qeverisë së shkuar na ka sjellë sot këtu”. Numri dy i qeverisë u garantoi banorëve të zonave informale, në emër të qeverisë shqiptare, por edhe në emër të drejtuesve vendorë të qytetit të Korçës, që, së bashku do të punojnë për t’i kthyer zonat informale në zona qytetare.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje në Korçë
Kryeminist­ri Edi Rama dje në Korçë
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama dje në Korçë
Kryeminist­ri Edi Rama dje në Korçë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania