Gazeta Shqiptare

Evis Kushi: Raporti i BSH- së, ka nisur trendi pozitiv i ekonomisë

-

Mbështetur

në një raport të Bankës së Shqipërisë, Partia Socialiste theksoi dje, se ka nisur trendi pozitiv i ekonomisë. Deputetja e PS- së, Evis Kushi, në një deklaratë për mediat u shpreh se, sipas raportit, ka nisur të rritet besimi i qytetarëve dhe në tremujorin e fundit vërehet një klimë e re optimiste në ekonomi. “Pas studimit të kompanisë së njohur ndërkombët­are në fushën e financave, ‘ Standard and Poor’s’, që e nxori ekonominë shqiptare nga niveli negativ dhe e klasifikoi në nivel të qëndrueshë­m, një tjetër sinjal pozitiv vjen nga raporti më i fundit i Bankës së Shqipërisë për tremujorin e parë të vitit 2014. Sipas raportit të Bankës së Shqipërisë, në tremujorin e parë të këtij viti, treguesi i ndjesisë ekonomikë është përmirësua­r ndjeshëm. Vlen për t’u theksuar se besimi i biznesit dhe konsumator­ëve, sipas studimit të Bankës së Shqipërisë, ka nisur trendin pozitiv që tetorin e vitit 2013, duke u përmirësua­r muaj pas muaji. Rritja e besimit në ekonominë shqiptare përkon me fillimin e punës së qeverisë së re dhe masat e marra për të nxitur prodhimin vendas, shlyer borxhet dhe injektuar para në ekonomi. Rritja e besimit muaj pas muaji ka ndodhur në të gjithë sektorët e ekonomisë. Në sektorin e industrisë u përmirësua me 4,2% këtë tremujor. Në sektorin e ndërtimit është përmirësua­r me 13,9%, në sektorin e shërbimeve me 10%. Besimi në sektorin e tregtisë jo vetëm është rritur këtë tremujor, por qëndron 5,2% më lart se mesatarja afatgjatë. Të gjithë këta tregues provojnë qartë klimën e re optimiste që mbizotëron në ekonominë shqiptare”, u shpreh Kushi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania