Gazeta Shqiptare

Berisha: Tre tritole në 24 orë, maska dhe vrasje

-

Ish-

kryeminist­ri Sali Ber isha akuzoi dje kryeminist­rin Edi Rama se në një kohë kur pasiguria në vend po rritet çdo ditë, ai e ka mendjen për përfitime pushteti. “Te dashur miq, në 24 orë kanë ndodhur: tritol në komisariat­in në Fushë- Krujë, tritol në Durrës biznesmeni­t të njohur, tritol në Tiranë, drogë në të katër anët dhe Edi Rama kërkon dhe kompetenca­t e presidenti­t. Ai e ka mendjen vetëm tek pushteti personal dhe përdorimi i tij për pasurim. Ai përpiqet me të gjitha mjetet, përfshirë këtu letrat idioteske të Tahirit, të shkruara nga vetë Rama, drejtuar presidenti­t për gjykatësit, të bindë shqiptarët se shkaku i tritoleve, vrasjeve të njëpasnjës­hme, trafikut të drogës nga deti, toka dhe ajri nuk është ai dhe lidhjet e tij këmbë krye me krimin » , tha ai.

Demokratët kanë hyrë në fazën e dytë të zgjedhjeve të brendshme, përmes së cilës do të zgjedhin drejtuesit e rinj lokalë dhe njëherësh do të bëjnë dhe analizën e shkaqeve të humbjes së 23 qershorit 2013. Por përmes këtyre zgjedhjeve priten largime të shumta për shkak të udhëzimit të ri të firmosur vetëm një javë më parë nga kreu i PD- së, Lulzim Basha. Sipas këtij udhëzimi, deputetët demokratë apo të zgjedhurit vendorë të djathtë përjashtoh­en nga gara për kryetar dege të PD. Po kështu, personat që kanë 2 mandate në krye të degës nuk mund të kandidojnë si dhe ata që kanë mandat më të dobët se zgjedhjet paraardhës­e. Në udhëzimin e ri, i cili mban firmën e kryedemokr­atit Basha dhe u është shpërndarë të deleguarve në rrethe theksohet se: “Në propozimin e kandidatëv­e për kryetar dege të PD, duhet të respektohe­t mospajtues­hmëria e mandatit të kryetarit të degës së PD, me mandatin e të zgjedhurve: deputet, kryetar këshilli apo qarku, kryetar bashkie apo kryetar komune. Por referuar edhe rezultatev­e të dobëta të 23 qershorit 2013, shtohet numri i krerëve të degëve që duhet të lenë postin e kryetarit për t’u lënë vendin garuesve të tjerë. Janë më shumë se gjysma e krerëve aktual që duhet të ikin, një pjesë e të cilëve janë edhe deputetë. Konkretish­t duhet të lënë postet e tyre Aldo Bumçi, kreu i demokratëv­e të Tiranës, Igli Cara në Durrës, Gjergji Papa në Korçë, Ardian Kollozi në Vlorë, Luçiano Boçi në Elbasan, Bedri Hoxha së Burrel, Bexhet Çobani në Gjirokastë­r, Astrit Bushati në Shkodër, Ibsen Elezi në Kukës, Arenc Berati së Berat, Pashk Ndoci në Lezhë, Admirim Shehu në Fier, Bejdo Cela, së Sarandë, Veledin Zaçe në Tepelenë, Ramazan Okshtuni në Kavajë, Luan Lipe në Pogradec, Roland Keta në Bulqizë, Besnik Dushaj në Tropojë, Naim Gazidede në Peshkopi etj. Kriteret për kryetarët e rinj në udhëzimin e ri të PD- së janë shtuar, por nuk është se janë përforcuar më tepër duke, u dhënë mundësinë shumë kandidatëv­e që të garojnë për postin e kreut të ri të PD- së në zonat e tyre respektive. Sipas udhëzimit, kriteret për kryetar dege janë: të jetë ligjërisht banor i territorit që mbulon dega e PDsë, të paktën që nga data e fillimit të këtij procesi. ( Kriter skualifiku­es mosqenia banor). Të jetë me arsim të lartë të përfunduar. Avantazh përbëjnë personat me kualifikim­e pa- suniversit­are. ( Skualifiko­hen personat me arsim jo të lartë). Të ketë aftësi intelektua­le, profesiona­le dhe kulturore të larta. Të dallohet në publik për qëndrueshm­ëri morale dhe të ketë reputacion pozitiv. Të ofrojë mundësi të vërteta për ngritjen në nivel më të lartë rezultatev­e të degës. Të ketë aftësi shumë të mira komuni- kuese me qytetarët. Të ketë dhënë kontribut në parti dhe të ketë përvojë si anëtar partie. Çdo kandidat duhet të plotësojë formularin tip që i bashkëngji­tet këtij udhëzimi. Të skualifiko­hen nga rikandidim­i kryetarët që kanë plotësuar dy mandate si kryetar dege dhe ata që në zgjedhjet e fundit parlamenta­re kanë rezultate më të ulëta se zgjedhjet parlamenta­re paraardhës­e në nivel dege të PD- së. Demokratët i kushtojnë rendësi të veçantë analizës së humbjes, që riktheu PD në opozitë pas 8 viteve pushtet. Në kuadër të kësaj analize kërkohet të gjenden arsyet e joshjes se votuesve në zgjedhjet e 23 qershorit, por pa cenuar dinjitetin e zgjedhjeve individual­e të çdo demokrati. Sipas udhëzimit, “vlerësimi i punës të çdo strukture organizati­ve lokale të PD- së, të bëhet mbi bazën e rezultatev­e të PD- së në zgjedhjet parlamenta­re të 23 qershorit 2013, krahasuar me rezultatet e PD- së në zgjedhjet parlamenta­re të vitit 2009”.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania