Gazeta Shqiptare

Ligji i ri: 6 rroga kush ikën nga policia

Drafti që po shqyrtohet në Ministrinë e Brendshme, si përfitohet pensioni i parakohshë­m Shtohet pensioni i shërbimit, kush del shpërblehe­t 1 vit pagesë

- Aurora Koromani

Efektivët që nuk janë në marrëdhëni­e me punën përfitojnë më shumë para. Kjo, falë ndryshimev­e të fundit që janë menduar në projektlig­jin e Policisë së Shtetit, i cili është ende në fazën përgatitor­e. “Gazeta Shqiptare” ka mundur të sigurojë pjesën e dytë të projektlig­jit, ku përmendet trajtimi financiar i efektivëve të policisë pasi kanë ndërprerë marrëdhëni­et me punën. Në nenin 59 të këtij drafti citohet se, efektivët që kanë ndërprerë marrëdhëni­et me punën përfitojnë pagesë kalimtare në masën 50% të pagës referuese të muajit të fundit, për një periudhë 3- vjeçare, si dhe shpërblim të menjëhersh­ëm në masën e 6 pagave mujore. Ndërkohë, sipas nenit 12 të ligjit të vjetër, pagesa kalimtare llogaritet në masën 50 për qind të pagës referuese mujore dhe fillon në muajin e tretë nga data e nxjerrjes në rezervë apo lirim. Ndryshim pëson edhe masa e pensionit të parakohshë­m suplementa­r, i cili trajtohet në nenin 60 të pr/ ligjit, ku thuhet se efektivët që ndërpresin marrëdhëni­et e punës, përfitojnë pension të parakohshë­m suplementa­r në masën 50% të pagës referuese, dhe këtë pension e përfitojnë të plotë punonjësit e policisë të cilët kanë vjetërsi shërbimi 15 vite, për meshkujt, dhe 12 vite, për femrat, si dhe kanë mbushur moshën 47 vjeç për meshkujt dhe 42 vjeç për femrat. “Për çdo vit shërbimi mbi 15 vite, për punonjësit e policisë meshkuj dhe 12 vite për punonjësit e policisë femra, punonjësi/ ja përfiton shtesë në masën 2% të pagës referuese të muajit të fundit. Shuma e përfitimit nuk duhet të jetë më shumë se 65% e pagës referuese të muajit të fundit. Për çdo periudhë shërbimi 1015 vjet për punonjësit e policisë meshkuj dhe 7- 12 vite për punonjësit e policisë femra, punonjësi/ ja i/ e policisë përfiton pension të parakohshë­m në masën 3% më pak se 50% të pagës referuese për çdo vit”, thuhet në pr/ ligj, ndërkohë që në nenin 14 të ligjit aktual citohet se pensioni i parakohshë­m për personat që plotësojnë kushtet e përfitimit, është 50 për qind e pagës mesatare referuese mujore dhe për çdo vit tjetër të vjetërsisë në shërbim, sipas përcaktimi­t, masa e pensionit shtohet me 2 për qind të pagës mesatare referuese. Rritje përfiton edhe masa e pensionit suplementa­r të pleqërisë, ku në draft, në nenin 62 thuhet se “masa e pensionit përfshin pensionin e përllogari­tur sipas ligjit për sigurimet shoqërore dhe një shtesë në masën 2% të pagës referuese të muajit në çastin e lindjes të së drejtës për përfitim, për çdo vit shërbimi”. Ndërsa, në ligjin aktual citohet se “pensioni suplementa­r i pleqërisë llogaritet me 1 për qind të pagës mesatare referuese mujore për çdo vit shërbimi, por jo më shumë se 50 për qind e pensionit të pleqërisë.

Në projektlig­jin për Policinë e Shtetit shtohet pensioni i shërbimit, të cilin e përfitojnë efektivët që kanë plotësuar 25 vite vjetërsi shërbimi dhe moshën 55 vjeç. Në dy nene të veçanta, në draft shtohet edhe kompensimi për strehim, të cilin e përfitojnë policët që emërohen apo transferoh­en jashtë vendbanimi­t të tyre. Ndërsa çdo efektiv policie përfiton edhe sigurimin e jetës. Një tjetër risi e pr/ ligjit është edhe e drejta për përfitim kredie me interesa të butë, me një interes në masën 3 për qind. Në draftin që është duke u hartuar përmenden edhe detyrat e Byrosë së Hetimit të Krimeve, e cila më parë nuk ka ekzistuar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania