Gazeta Shqiptare

SokolKoçiu: Masa, pse u la klienti im në arrest shtëpie

-

Pas

intervistë­s që ka dhënë dy ditë më parë për “Neës 24”, Julian Suparaku, babai i Jurfionit, i plagosur një vit më parë nga Indrit Zebi, ka reaguar edhe avokati i autorit, Sokol Koçiu. Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, avokati i Zebit ka dhënë arsyet se pse gjykata ka zëvendësua­r masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie” për autorin e plagosjes. “Ditën që Jurfioni u plagos, Indriti u arrestua. Më pas, u plotësua kartela mjekësore e Julianit, e cila është firmosur nga nëna e tij. Në këtë kartelë përcaktohe­t qartë se është bërë mjekim i plagëve dhe nuk ka pasur as ndërhyrje kirurgjika­le, as dëmtim të organeve jetësore. Më pas vjen edhe përgjigja e ekspertizë­s mjeko- ligjore, sipas të cilës në këtë rast kemi të bëjmë me një plagosje të lehtë, duke u nisur nga plagët që Jurfion Suparaku ka marrë në trup. Prova tjetër ishte ekspertiza teknike e policisë shkencore, sipas të cilës mjeti më të cilin ishte qëlluar Juliani nuk i plotësonte kushtet për të qenë armë e ftohtë, pra nuk ishte thikë, por ishte biçak. Në këto kushte lindi e nevojshme dhe u pa e arsyeshme që të zëvendësoh­ej edhe masa e sigurisë, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie””, sqaron avokat Koçiu. Sipas tij, të njëjtën masë sigurie ka lënë në fuqi edhe Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë. Avokati i Indrit Zebit sqaron se në këto kushte gjykata e ka parë të arsyeshme që të pranojë edhe gjykimin e shkurtuar për çështjen, e cila në këtë rast, sipas provave përmbush kriteret për t’u klasifikua­r si plagosje e lehtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania